Kandidati i VLEN për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti gjatë shpalosjes së programit zgjedhor, tha se për një vit e gjysmë kanë kthyer Çairin lartë në agjendën e qeverisë.
“Do të ndërtojmë parking nëntokësorë te “Sheshi Skenderbeu”, garazh me kate te kompleksi Çairçanja dhe garazhe montueshme në Fushë Tophanë dhe te Salla Partizani. Do t’i zgjerojmë përfundimisht arteriet kyçe si rruga “Cvetan Dimov”, për të lehtësuar qarkullimin. Çairi nuk do të jetë më sinonim i papastërtisë do të implementojmë sistem modern të menaxhimit të mbeturinave,, do të pastrojmë deponitë e egra dhe do të krijojmë hapësira të gjelbra. Do të themelojmë inkubator biznesi për start up kompanitë dhe një fond lokal inovativ për të rinjtë sipërmarrës”, deklaroi Mexhiti.
Mexhiti mes tjerash tha se Çairi meriton punë, vizion dhe vepra konkrete.
“Kjo nuk është vetëm një kandidaturë për kryetar komuna. Ky është fillimi i një misioni për çlirim nga monopoli njëpartiak, një mision për thyerjen një sistemi të korruptuar të një partie e cila I mbajti shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Çairit, në varësi, frikë dhe pasiguri. Thelbi i demokracisë është ndryshimi, pluralizmi e jo sundimi i një partie që identifikohet me shtetin”, tha mes tjerash Mexhiti.
Data 17.10.2026
Aktuale
- Mexhiti: Shkupi do të jetë qendra e Universiadës Mbarëkombëtare Shqiptare në kuadër të Festave të Nëntorit
- Ligjvënësi iranian: Bisedimet e tërthorta me SHBA-në vazhdojnë përmes Katarit dhe Omanit
- (VIDEO) Rreth 25 mijë qytetarë të regjistruar për vaksinim kundër gripit
- (VIDEO) Pacientët me kancer gjiri mbetën pa terapi
- (VIDEO) Të dielën zgjedhjet lokale në Bërvenicë, sot votuan të sëmurët
- Protestuesit nisin zhvendosjen, thirrje masive mes turmës për t’u drejtuar drejt rrugëve të kryeqytetit
- MPB: Në shtator janë sanksionuar 1.803 shoferë të biçikletave dhe motoçikletave
- Të plagosurit nga protesta në Shqipëri: Ministria e Shëndetësisë jep detaje të reja



