Turmë të pacientëve para hyrjes së ambulantes për Covid në Spitalin “8 Shtatori”. – Advertisment – Disa presin për të marr rezultatet e analizave, të tjerët rrinë në distancë, por masat mbrojtëse nuk janë të mjaftueshme në këto rrethana kur jo të gjithë pacientët janë të diagnostikuar pozitiv. Rreziku për përhapje të infeksionit është i madh, pikërisht këtu ku pritet për diagnostikim. Qytetarët thonë se nuk janë testuar, por tërë ditën presin një rezultat të pasqyrës së gjakut dhe rëntgenit për të parë nëse janë të infektuar apo kanë vetëm ftohje të gripit sezonal. “Kjo është hera e tretë që…
Author: almakos
Kosova ka shënuar 12 jetë të humbura nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që kanë rezultuar pozitivë 764 raste nga 1.827 teste të kryera. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç). Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 584 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve…
Presidenti bullgar Radev është i prerë se Maqedonia e Veriut mund të nis negociatat me BE-në vetëm pasi t’i pranojë faktet historike objektive dhe pasi të çrrënjoset gjuha e urrejtjes dhe keqpërdorimi i historisë bullgare. Ai tha se si anëtare e përgjegjshme, Bullgari s’mund të lejojë që në Union të integrohet problemi dypalësh. – Advertisment – Do të ishte gabim i madh nëse tani Borisov dhe Zaev bëjnë teatër para publikut dhe nënshkruajnë një deklaratë të re, si ajo e 2017-tës, pa kritere të qarta, pa mekanizma për verifikim dhe pa afate për zbatim. Ne kemi interes më të madh,…
Tre muaj pas fillimit të mandatit të ekzekutivit, opinioni nuk është njoftuar akoma me rezultatet e analizës për të cilën u tha se do të gjente dobësitë e sistemit në luftën kundër korrupsionit dhe në punën e institucioneve. I pyetur nëse tashmë dihet se cilat do të jenë ndryshimet ligjore nga ku do të fillojë lufta kundër korrupsionit si dhe cilat institucione ose organe “të panevojshme” do të shfuqizohen, zv/kryeministri Lupço Nikollovski, përsëri bëri thirrje për durim. – Advertisment – I kemi detektuar të gjitha dobësitë dhe tani me plan veprimi do të hymë në realizim dhe mënjanimin e të…
Makina të parkuara në trotuar që pengojnë lëvizjen e filloristëve, mungesë shenjash dhe në të shumtën e rasteve edhe mungesë e policëve për të evituar këto pengesa për nxënësit. Kjo është fotografia e përditshme që shfaqet në rrugët përpara Shkollave Fillore në Tetovë. Drejtorët thonë se si pasojë e mungesës së sinjalizimit dhe trotuareve të bllokuara, shpesh ndodhin aksidente. – Advertisment – “Ndër rrugët më të rrezikshme për fëmijët ku shpesh ka pasur edhe aksidente, është pikërisht kjo rrugë që kalon kah shkolla fillore “Istigball” dhe gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”,. Ku për pasojë vitin e shkuar, nga një vozitës i pakujdesshëm…
Ish kryetari i parlamentit, Trajko Veljanoski, ish ministrat Janakieski dhe Ristovski, sipas Zaev, nuk janë ata që urdhëruan ngjarjet e përgjakshme më “27 prill”. Ata u manipuluan, siç tha ai, nga organizatori kryesor, Nikolla Gruevski. Sot në gjykatë u mbajt seanca dëgjimore për hyrjen e dhunshme në Parlament ku Zaev dëshmoi si i thirrur nga mbrojtja. – Advertisment – Informacionet si kreu i partisë më të madhe politike në vend më vënë absolutisht në përgjegjësi që ta them atë që ndodhi më 27 prill. Që një akuzë kaq serioze të udhëhiqet kështu, mendoj që nuk është korrekte për sistemin ligjor…
Në 23-vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës dhe rreth saj, institucione shkencore e kulturore të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë Veriore, nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët. – Advertisment – Kohë më pare institicionet që e kanë nënshkruar këtë deklaratë, kishin vendosur të organizonin një sesionin shkencor me temën “Ushtria çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare” që ishte paraparë të mbahej më 25 Nëntor 2020. Mirëpo, për shkak të masave anti-COVID 19 për parandalimin e kësaj përhapjeje, ky sesion është zhvendosur…
A327.11.2020 320 Less than a minute Me fillim nga ora 13:30 është paraparë të nis mbledhja e Shtabit Qendror për për menaxhim me Kriza pranë QMK-së. Mbledhja do të mbahet online. – Advertisment – A327.11.2020 320 Less than a minute
Ministri për Punë të brendshme dhe njëherit funksionar i lartë i LSDM-së, Oliver Spasovski nuk deshi të komentoj zhvillimet në LSDM pas intervistës së kreut të këtij subjekti politik dhënë për BGNES. – Advertisment – “Këtu jam si ministër dhe jo si nënkryetar i partisë, nuk dëshiroj që të keqpërdor foltoren, duk dua politikisht të përgjigjem megjithatë secili ka të drejtë të ketë qëndrim të tijin”, tha Spasovski derisa komentoi zhvillimet e fundit në LSDM pas intervistës së Zoran Zaevit dhënë për BGNES.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje pasdite, respektivisht prej orës 16:00 deri në ora 17:15 me urdhër paraoprak të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e 40-vjeçarit AA nga fshati Gërçec i Shkupit. – Advertisment – 40-vjeçari dyshohet se në fillim të muajit nëntor ka kryer grabitje në një shtëpi në rrugën “Lluka Gerov” në Shkup. A.A. dyshohet se ka vjedhur arë, para dhe gjësende të tjera. MPB njofton se A.A. është arrestuar ndërsa kundër tij po përgatitet padi penale.
Nënkryetari i Alencës për Shqiptarët në Rruga drejt në Alsat, gjatë përballjes me Ministrinë e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se pandemia në vend është menaxhuar në mënyrë kaotike, pa një plan. Ai tha se nga një anë Qeveria reklamon se në 4 paketa janë shpërndarë 1 miliardë e 20 milionë euro ndihma, në të vërtet janë shpërndarë vetëm 470 milionë. Ndërsa për sektorin e turizmit që është një nga më të prekurit nga kjo pandemi janë ndarë vetëm 17 milionë euro, ndërsa humbjet janë përmbi 218 milionë dollarë. – Advertisment – Pandemia është menaxhuar në mënyrë kaotike. Nga dimensioni ekonomik…
Gjatë debatit të sontëm në Rruga drejt..” u përend edhe çështja e kryeministrit të parë shqiptar, që për përfaqësuesin e BDI-së është realitet derisa për atë të Aleancës për Shqiptarët, vetëm një premtim dhe marketing parazgjedhor. – Advertisment – Aziri: Kryeministri i parë shqiptar ishte strategji marketingu për t’i eklipsu dështimet e njëpasnjëshme dhe mungesë e ofertës”. Bekteshi: Është realitet Aziri: Nuk është e vërtet. Si e ka emrin kryeminsitri Bekteshi: Është realitet, në 100 ditshin e fundit Aziri: Emrin si e ka kryeministri, 100 ditshin e fundit kjo qeveri nuk i pret, këtë po ta garantoj…

