Nënkryetari i Alencës për Shqiptarët në Rruga drejt në Alsat, gjatë përballjes me Ministrinë e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se pandemia në vend është menaxhuar në mënyrë kaotike, pa një plan. Ai tha se nga një anë Qeveria reklamon se në 4 paketa janë shpërndarë 1 miliardë e 20 milionë euro ndihma, në të vërtet janë shpërndarë vetëm 470 milionë. Ndërsa për sektorin e turizmit që është një nga më të prekurit nga kjo pandemi janë ndarë vetëm 17 milionë euro, ndërsa humbjet janë përmbi 218 milionë dollarë.
– Advertisment –
Pandemia është menaxhuar në mënyrë kaotike. Nga dimensioni ekonomik po flasim, Qeveria ka votuar 4 paketa ekonomike në vlerë prej 1 miliar e 20 miloinë eurosh, ndërsa të gjitha të dhënat flasin se deri më tani janë shpërndarë vetëm 470 milionë euro. Nëse marrim si shembull vetëm sektorin e turizmit, Enti Statistikor flet se ka humbje prej 218 milionë dollarëve për këto 8 muaj, ndërsa ndihamt kanë qenë vetëm 17 milionë euro. Prandaj nuk bisedohet për menaxhim, por për një kaos dhe qytetarët kanë ngelur në mëshirë të fatit dhe zotit- tha Aziri