Author: almakos

Në 24 orët e fundit janë kryer 3 349 teste të dyshuara për CoViD-19 dhe prej tyre 1 288 kanë rezultuar pozitivë, ose 38 për qind e testeve të kryera. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 39 humbje jete, ndersa janë shëruar edhe 1 078 persona. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Intervista e kryeministrit Zoran Zaev për agjencinë bullgare të lajmeve është skandaloze, vlerëson kryetari  i VMRO-DPMNE-së, Hristija Mickoski. Në intervistë, Zaev mohoi luftën antifashiste të brezave para nesh, por gjithashtu pranoi se në këtë zonë nuk kishte ushtarë bullgarë, por se ata ishin zyrtarë administrativë që kanë punuar me urdhrat e fashistëve. – Advertisment – Gjatë kësaj interviste skandaloze, luftëtarët maqedonas për shtet të pavarur maqedonas që luftuan kundër okupatorit fashist në Luftën e Dytë Botërore janë barazuar me po ata okupatorë. Dhe thotë, se Shkupi, Kumanova dhe Pallanka në të vërtetë u çliruan, e nuk janë skllavëruar’ deklaroi Hristijan…

Lexo më Shumë

Intervistën e Zaevit, Kreu i VMRO-së Mickokvski e cilësoi si skandaloz.  Ai tha se Zaevi me këto deklarata dëmton pozicionet e Shkupit në bisedimet me Sofjen. Mickovski tha se Zaev mohoi luftën antifashiste ndërsa luftëtarët maqedonas i barazon me okupatorët bullgarë. – Advertisment – Në lidhje me: Në Bullgari dhe Maqedoni ka rajone që përdorin dialekt të njëjtë gjuhësor, thotë Zaev

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 704 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 191 persona, ndërkaq kanë vdekur 9 pacientë të prekur me COVID-19, raporton Express IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 1 mijë e 651 mostra. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar…

Lexo më Shumë

Gjashtë milion denarët, ose rreth njëqind mijë euro, të cilat Qeveria i ka ndarë komunës së Ohrit, për të përmbushur rekomandimet e UNESCO-s, janë të pamjaftueshme për t’u marrë plotësisht me ndërtimet pa leje, thonë aktivistët e mjedisit. – Advertisment – Me një punë të tillë paushalle, të pavendosur, kaotike, do të na duhen vite derisa të hiqen të gjitha plazhet, të mos përmend largimin e të gjitha ndërtesave të paligjshme, që ndikojnë negativisht në vlerën e jashtëzakonshme universale të rajonit të UNESCO-s, të cilën komuna dhe shteti janë të detyruara ti zbatojnë”, sa me shpejt te jete e mundur”-tha…

Lexo më Shumë

“Nuk është vend për shitje të makinave! Është bulevardi Bllagoja Toska, i cili, për më tepër se një dekadë është në këtë gjendje, duke pritur përfundimin. Nuk ia dolën dot ta përfundojnë për më shumë se një dekadë, disa përbërje të komunës së Tetovës, andaj, Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme solli vendim që të ndaj rreth 30 milion denarë për përfundimin e këtij bulevardi historik të Tetovës, por sa vërtetë besojnë banorët se do përfundoj ky bulevard?”. – Advertisment – “Of of of aman. Unë jam i kësaj lagjeje, jetoj këtu. Kurrë asnjëherë, asnjëherë nuk do bëhet. Edhe që e…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski dhe babai i tij u ulën në bankën të akuzuarve për rastin “I pushtetshmi”. Megjithatë, seanca u shty, sepse gjashtë nga trembëdhjetë të pandehurit, nuk kishin marrë thirrje të duhur ose ishin të sëmurë nga COVID 19. Munguan edhe një pjesë e avokatëve të cilët në gjykatë dorëzuan vendime për izolim për shkak të kontaktit me persona të infektuar. Ky rast i referohet mashtrimit dhe abuzimit me detyrën gjatë shitjes së “Shtëpisë së Përbashkët” në Makedonski Brod. I pandehuri Miloshoski vlerëson se aktakuza është e motivuar politikisht dhe prokuroria është nën ndikim të fuqishëm…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski sot tha se situata me Covid-19 në Prilep është alarmante dhe se Komisioni për Sëmundje Infektive të premten do të diskutojë në lidhje me kërkesën e kryetarit të komunës Ilija Jovanovski, për karantinim të plotë të qytetit. – Advertisment – “Do të duhet që nga mbledhja të dalin hapat e ardhshëm, mënyrat, masat dhe gjithçka që do të ndërmerret në Prilep për të zvogëluar përqindjen e të infektuarve me Covid-19”, pohoi Arsovski. Në Prilep që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 2.688 raste me Covid-19, ndërsa aktualisht ka 982 raste aktive.

Lexo më Shumë

Vazhdon komunikimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, kështu deklaroi sot ministri i jashtëm Bujar Osmani, sipas të cilit për ne është e shumë e rëndësishme që në dhjetor të mbahet Konferenca ndërqeveritare. Osmani nuk deshi të shpalos detaje rreth negociatave derisa ato nuk shndërrohen në zgjidhje. – Advertisment – Mes tjerash theksoi se është humbur besimi në marrëveshjen dhe për këtë është mëse e nevojshme që të kthehet besimi. “Ne nuk kemi plan “B” andaj edhe po bëjmë përpjekje që kjo të zgjidhet. Nuk ka proces më të vështirë se procesi i negociatave”, deklaroi Osmani.

Lexo më Shumë

E pyetur se kur do të nis aktivizimi i ushtrisë në sigurimin e disa prej institucioneve shëndetësore pas shpalljes së gjendjes së krizës, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se Qeveria ka dorëzuar kërkesë deri tek Presidenca dhe se pritet që presidenti Stevo Pendarovski të marr vendim për angazhimin e pjesëtarëve të Armatës. – Advertisment – Në lidhje me: Gjendja e krizës, rreth 300 ushtarë e 150 policë do të sigurojnë objektet shëndetësore “Dje në mbrëmje ne e kemi miratuar kërkesën tonë si Qeveri, është dërguar deri tek presidenti. Në orët e mëngjesin të sotëm ka pasur takim dhe marrëveshje…

Lexo më Shumë

“Gjysmë-vjetori i parë i vitit shkollorë 2020/2021 do të përfundoj në fund të vitit, ndërsa gjysmë-vjetori i dytë do të filloj më 21 janar 2021. Pushim i parakohshëm nuk është i nevojshëm sepse në shkolla nuk ka përhapje të virusit”, deklaroi ministrja e arsimit, Milla Carovska, derisa komentoi propozimin e opozitës që pushimi dimëror për nxënësit të filloj kah mesi i nëntorit. – Advertisment – “Sistemi arsimor është stabil dhe shkollat po i respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore. Pikërisht për këtë vazhdojmë të zbatojmë planin e Qeverisë për vitin shkollor 2020/2021, sipas të cilit gjysmë vjetori i dytë do të…

Lexo më Shumë

Sot (25.11.2020) në ora 03:20 zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një të mitur, i cili është kapur në vendngjarje duke kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, në një objekt hotelierik në bulevardin “ASNOM”. Tek i mituri janë gjetur mjete të veprës penale dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate. – Advertisment –

Lexo më Shumë