Vazhdon komunikimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, kështu deklaroi sot ministri i jashtëm Bujar Osmani, sipas të cilit për ne është e shumë e rëndësishme që në dhjetor të mbahet Konferenca ndërqeveritare. Osmani nuk deshi të shpalos detaje rreth negociatave derisa ato nuk shndërrohen në zgjidhje.
– Advertisment –
Mes tjerash theksoi se është humbur besimi në marrëveshjen dhe për këtë është mëse e nevojshme që të kthehet besimi.
“Ne nuk kemi plan “B” andaj edhe po bëjmë përpjekje që kjo të zgjidhet. Nuk ka proces më të vështirë se procesi i negociatave”, deklaroi Osmani.