Muaji maj i vitit 2021 është premtimi i radhës për fillimin e ndërtimit të shkollës fillore në Vizbeg. Kreu i Butelit, Velimir Smilevski tha se institucioni që ai drejton ka plotësuar të gjtha detyrimet për ndërtimin e objektit. Shtoi se tashmë i mbetet dikasterit të Arsimit të finalizojë procedurat për fillimin e punimeve. – Advertisment – “Nga Kadastra morëm vertetimin për regjistrim të parcelës. Më 23 nëntor, letrën e dorëzuam në Ministrinë e Arsimit e cila do të kërkojë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve që toka t’i transferohet dikasterit të Arsimit për shfrytëzim të përhershëm. Realisht, pres që në…
Author: almakos
Kryetari i sapo zgjedhur i BFI-së Shaqir Fetahu, sot ka marrë edhe zyrtarisht Marshurën ose dekretin për të ushtruar edhe zyrtarisht detyrën si Reis Ul Ulema. Në ceremoninë e mbajtur në Xhaminë qendrore të Shkupit “Mustafa Pasha”, Fetahu deklaroi se do të mundohet me të gjitha potencialet fetaro-intelektuale që i kanë, që islamin ta prezantojnë në formën burimore, por edhe për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshe. Fetahu shtoi se BFI do të jetë subjekt kreativ dhe pozitiv në shoqërinë e vendit për të ruajtur bashkëjetesën, multi-konfesionalitetin, për të ngritur vetëdijen për paqe dhe tolerancë. – Advertisment – “Sot ishte një…
Kuvendi votoi nevojën për ndryshimin e Rregullores. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi si propozues theksoi se kjo bëhet me qëllim të funksionimit të Kuvendit pa pengesa. Xhaferi pret nga opozita qasje konstruktive me qëllim ndryshimin e Rregullores mbi bazën e konsensusit gjithë parlamentar. – Advertisment – Nuk është intenca dhe në asnjë mënyrë nuk ndryshohet puna që e bëjnë ne këtu me punë nga distanca. Ata që e kanë lexuar tekstin dhe ata që do të lexojnë në të ardhmen do të kenë mundësi të intervenojnë në çështjet për të cilat mendojnë se duhet ndryshuar dhe plotësuar me qëllim që…
Edhe pas vendimit të presidentit për angazhimin e Armatës në ndihmë të institucioneve shëndetësore, policia dhe ushtria edhe sot nuk u panë në terren. Derisa gjendja e krizës është në fuqi, Armata, policia dhe Ministria e Shëndetësisë, akoma nuk kanë harmonizuar veprimet. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska beson se nga e premtja ushtria dhe policia do të vërehen në terren. – Advertisment – Pres që mbi kërkesën e Shëndetësisë, nga nesër të fillojë sistemimi i ushtarëve”-tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtës. Ministria e Shëndetësisë në mënyrë procedurale shpjegon se ka kërkuar ndihmë nga Armata dhe policia por nuk jep detaje.…
Në 24 orët e fundit në Kovid-qendrat në spitalet e vendit është raportuar se shërohen 836 pacientë pozitivë ndaj koronavirusit. – Advertisment – Pas raporteve të spitaleve në bazë ditore të cilët kanë arritur në Ministrinë e Shëndetësisë, në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 65 pacientë pozitivë ndaj Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Në spitalin e Shtipit janë shtruar 57 pacientë, në Tetovë 47, në Veles po shërohen 64 pacientë të prekur nga Kovid-19, në Kumanovë 119. Në Kovid-qendrën në Ohër janë shtruar për kurim 110 pacientë, në Prilep 115, Gostivar 59 dhe në Strugë 29 pacientë. Në spitalin…
Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Manastir gjatë ditës së djeshme në afërsi të stadiumit të qytetit “Pod Tumbe Kafe” në Manastir ka nxjerrë 1000 granata me kalibër prej 75mm që datojnë nga Lufta e Parë Botërore. – Advertisment – Nga QMK njoftojnë se granatat artilerie janë vendosur në depo të sigurtë për procedurë të mëtejshme.
Kryeministri Zoran Zaev sot tha se ndjen keqardhje që intervista e tij për agjencinë bullgare ka shkaktuar reaksione negative në opinion. Zaev tha se ndjen obligim që të vazhdojë rrugën drejt zgjidhjes së çështjes së hapur nga Bullgaria me qëllim vazhdimin e rrugëtimit evropian. – Advertisment – Në lidhje me: Në Bullgari dhe Maqedoni ka rajone që përdorin dialekt të njëjtë gjuhësor, thotë Zaev “Unë kam detyrim ndaj qytetarëve maqedonas të inkurajojnë lëvizjen drejt zgjidhjes së çështjeve që janë hapur nga Republikën e Bullgarisë dhe që janë bërë pengesë për miratimin e kornizës për negociata me Bashkimin Evropian. Të dy…
Policia mbrëmë ka arrestuar 23 vjeçarin nga Shkupi ndaj të cilit ishte lëshuar flet arrest për vuajtje të dënimit prej 3 vjet, për vepër të kryer penale. – Advertisment – “Mbrëmë zyrtarë policorë nga SPB-Shkup kanë arrestuar R.R. 23 vjeç nga Shkupi, i cili kërkohej me flet arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore Shkup-1 për vuajtje të dënimit prej 3 vjet, për veprën penale që është e dënueshme në bazë të Nenit 236 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Personi në fjalë do të dërgohet në burg, për vuajtje të dënimit.
Qyteti i Shkupit nga dita e djeshme ka nisur zbukurimin qytetit për festat e fundvitit. Është parashikuar që deri me 5 dhjetor të përfundojë zbukurimi i Sheshit Maqedonia dhe rrugëve kryesore në qytet. – Advertisment – Kreu i Qytetit të Shkupi, Petre Shilegov tha se edhe përkundër krizës me pandeminë Covid-19, autoritetet nuk do të anulojnë zbukurimin e qytetit, sepse në këtë mënyrë, siç tha ai do të kthehet buzëqeshja e qytetarëve, posaçërisht e fëmijëve, transmeton Alsat. “Këtë vit fëmijët tanë janë privuar nga shumë gjëra, fëmijëria, viti shkollor, loja me miqtë, gëzimi. Mendoj se në këtë vit të vështirë…
Lufta antifashiste është në themelet e shtetit modern maqedonas dhe në atë luftë ne kemi luftuar kundër atyre që ishin në anën e fashistëve, thotë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. – Advertisment – Kreu i shtetit në një intervistë për DW thotë se mosmarrëveshja maqedono-bullgare mund të zgjidhet vetëm nëse respektohet vazhdimisht dinjiteti i popullit maqedonas dhe atij bullgar, si dhe duke shmangur grackën e rrezikshme të revizionizmit historik që bazohet në qëndrime politike në vend të fakteve, transmeton Alsat. Në lidhje me: Në Bullgari dhe Maqedoni ka rajone që përdorin dialekt të njëjtë gjuhësor, thotë Zaev Kështu…
Në mbarë vendin sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperatura maksimale do të sillet në interval prej 8 deri në 17 gradë Celsius. Edhe në Shkup e rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm me temperaturë maksimale deri më 8 gradë Celsiusë. – Advertisment –
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nëpërmjet një statusi në fejsbuk bën thirrje për protesta mbarëpopullore për të ruajtur identitetin maqedonas. Ai shkruan se protesta duhet të ketë tani, në mënyrë që të mos jetë tepër vonë nesër. – Advertisment – “Nëse gjyshërit tanë nga viti 1941 deri në vitin 1944 kanë luftuar kundër ‘administratës’ ashtu siç manipulon Zaevi, atëherë gjyshërit i bën ‘terroristë’ dhe jo çlirues”, shkruan Mickoski në fejsbuk. Sipas Mickoski liria e maqedonasve është vepër kundër okupatorit e paguar me një çmim shumë të lartë. “Maqedonia është për miqësi, por miqësi do të thotë respektim. Nëse nuk ka…

