Moti sot do të jetë i vranët, ndërsa gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut. Në pjesën malore në veri-perëndim reshjet do të jenë në formë të borës. – Advertisment – Temperatura gjatë mëngjesit do të lëvizë nga -5 deri në tre gradë celsius, ndërsa temperatura ditore nga shtatë deri 15 gradë celsius. Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, i vranët dhe me kushte për reshje të shiut gjatë pasdites, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në tetë gradë celsius.
Author: almakos
Në 24 orët e fundit janë kryer 3 127 teste të dyshuara për CoViD-19 dhe prej tyre 1 022 kanë rezultaur pozitivë me koronavirus, ose 33 per qind e tyre. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 41 pacientë, ndersa janë shëruar edhe 680 persona. – Advertisment –
Dorëheqje nga Zoran Zaev dhe stop tregtisë me identitetin maqedonas. Opozita sot doli në një protestë të re në Shkup. Udhëheqësi i VMRO-së, Hristijan Mickoski para qeverisë tha se ka informacione se këtë fundjavë në Sofje po negociohet për identitetin maqedonas dhe për copëtimin e Maqedonisë. Ai dërgoi katër mesazhe – i pari deri te politikanët bullgarë. – Advertisment – Në vend që të thoni që Mickoski udhëheq histeri anti-Bullgare në Republikën e Maqedonisë, do të ishte mirë të vini këtu gjatë vizitës së parë jo shumë larg ndërtesës së Qeverisë, para monumentit të luftëtarëve të rënë të luftës nacionalçlirimtare,…
Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” dhe Qyteti i Shkupit vazhdon aksionin për mbjelljen e rreth 15 mijë fidanëve gjatë periudhës së vjeshtës. Bulevardet kryesore të kryeqyteti do të gjelbërohen me fidanë halorë dhe gjethembajtës, kaçuba, perenë dhe topiarë. Drejtori i “Parqe dhe Gjelbërime”, Ardijan Muça, tha se ka ende qytetarë të pa ndërgjegjshëm që dëmtojnë hapësirat e gjelbëruara, megjithatë u shpreh se numri i tyre sa vjen e zvogëlohet. – Advertisment – Unë e kam një parim në jetën time ,them që ata nuk kanë fuqi të shkulin sa unë kam fuqi të riparoj. Realisht dua të jem i sinqertë,…
Qeveria nuk i frikësohet mocionit të mosbesimit të paralajmëruar nga opozita. Zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska, deklaron se për fat të keqe opozita aktuale lufton vetëm për të bllokuar punën e Kuvendit dhe ecjen e shtetit drejt rrugës së BE-së. – Advertisment – Kështu që për iniciativat për besim le të urdhërojnë. Mendoj se ajo më shumë do të flasë për dobësinë e tyre se sa për forcën e tyre. E do të dëshmojë se të gjitha këto iniciativat për t’u vendosur pengesa tek më e vështira, të bllokohen institucionet në krizën më të madhe, dëshmon se beteja e vetme të cilën…
Para pak çastesh ka filluar protesta e VMRO-DPMNE-së për kontestin me Bullgarinë. Protestuesit janë nisur me vetura nga dy lokacione të ndryshme, përkatësisht nga Qendra Sportive Jane Sandanski në Aerodrom dhe Qendra Sportive Borsi Trajkovski në Karposh për t’u takuar së bashku para Qeverisë. Protestuesit kundërshtojnë deklaratën e Zaevit për gjuhën të dhënë për një media bullgare dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. – Advertisment –
Tre ministrat e jashtëm të rajonit, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ai i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministri i Jashtëm shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u zotuan për rritje të bashkëpunimit me rastin e shënimit të 28 nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. – Advertisment – Në njoftimin për media të dërguar nga zyra e Ministres së Jashtme të Kosovës, Haradinaj – Stublla thuhet se që të tre janë pajtuar që të punojnë në forcimin e rolit të të tria vendeve në rajon. “Në ditën e shënuar të festës kombëtare të shqiptarëve…
Gjatë 24 orëve të kaluara (27/28.11.2020) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë janë regjistruar 549 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. M Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë dhe zbatojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –
Me një ceremoni solemne u përkujtua në Shkup 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe e pavarësisë së Shqipërisë, nën kujdesin e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. – Advertisment – Në ceremoninë solemne të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në vend, Fatos Reka dhe Gjergj Deda e të tjerë. ”Kohërat mund të ndryshojnë, kontekstet gjithashtu mund të ndryshojnë, por me rëndësi është themeli, shtyllat dhe urat mbi të cilat ndërtohet dhe orientohet ardhmëria e gjeneratave të reja që të vazhdojnë rrugëtimin…
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 3 084 teste për CoViD-19 dhe prej tyre 1 093 kanë rezultaur pozitivë me koronavirus, ose 35 për qind e testeve të kryera. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 28 pacientë, ndërsa janë shëruar 819 persona. – Advertisment –
VMRO-DPMNE-ja opozitare protestuan në disa qytete në vend. Sipas përfaqësuesve të partisë, protesta është mbipartiake për mbrojtjen e vijave të kuqe për mbrojtjen e identitetit. Kumanova, Tetova, Velesi, Kavadari, Prilepi, Ohri dhe Manastiri janë qytetet prej ku VMRO-DPMNE dërgoi porosi për bashkimin e gjithë qytetarëve, ndërsa Zaev publikisht të kërkojë falje për ofendimet e bëra në intervistën e fundit për mediumin bullgar Bgnes. Opozita gjithashtu kërkon edhe dorëheqje nga kryeministri Zoran Zaev. – Advertisment – Tani është koha të tregojmë kundërshtim, sepse Zoran Zaev dhe kompania e tij duan të na riemërojnë, duan të na nënçmojnë, duan të na përqeshin,…
Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar Veles në bashkëpunim me Prokurorinë e Velesit ka ngritur padi penal kundër shtetasve A.I.(59) dhe Z.M. (52), për kryerjen e veprës penale ”prodhim i palejuar dhe shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Sipas Ministrisë së Brendshme, më datën 04.11.2020 shtetasit A.I.(59) dhe Z.M. (52) kanë udhëtuar në Kosovë për të marrë drogën, pastaj janë kthyer në Maqedoninë e Veriut, ku kanë pasur të parkuar automjetin me të cilin drogën do transportonin drejt Turqisë. Më datën 09.11.2020 Z.M., sipas instruksioneve të A.I., është nisur drejt Turqisë me sasinë e drogës, por gjatë…

