12 persona humbin betejën me Covid-19 në Kosovë, shënohen 764 raste të reja

12 persona humbin betejën me Covid-19 në Kosovë, shënohen 764 raste të reja

Kosova ka shënuar 12 jetë të humbura nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që kanë rezultuar pozitivë 764 raste nga 1.827 teste të kryera.



Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 584 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.274 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.543.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 60 raste, Fushë-Kosovë 46 raste, Prizren 40 raste, Gjakovë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Drenas 30 raste, Lipjan 28 raste, Pejë 28 raste, Viti 25 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 14 raste, Suharekë 14 raste, Obiliq 13 raste, Rahovec 12 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit dhe Mitrovicë.

Numri total i rasteve pozitive është 37.792 raste nga 139.699 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 975 raste të vdekjes.