Author: almakos

Burrë e grua, shqiptarë në Mikonos janë arrestuar me 317.35 gram kokainë. Burri i quajtur Adrian i njohur si Ari dhe gruaja me emrin Nela udhëtonin nga Athina për në Mikonos përmes tragetit të linjës. Dorga ishte fshehur në një arush lodër siç duhet edhe në videon e sekuestrimit nga policia greke. Gruaja mësohet se e kryente transportin në këmbim të 600 eurove.

Lexo më Shumë

Është dorëzuar këtë mesditë në policinë greke shqiptari i dyshuar si autori i vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar, Mario Metaj. Ndërkohë që dje u lirua nga gjykata shoku i shqiptarit që u dorëzua. 31-vjeçari u akuzua për nxitje dhe bashkëpunim në vrasje, por avokati i tij tha se ai ishte qëlluar 15 herë me kaçavidë nga viktima dhe vëllai i tij. Palët e përfshira në konflikt nuk kishin precedent dhe shkak i sherrit dyshohet një përplasje e mëparshme, që përfundoi në vrasje. Policia greke i trembet një hakmarrje të mundshme të familjes së viktimës duke rritur vigjilencën.

Lexo më Shumë

Plani nacional për vaksinim nuk ka të caktuar datë se kur do zbatohet. Gjithçka mbetet në mëshirë të fatit, përkatësisht gjithçka varet nga mbërritja e vaksinave Anti-Kovid. Alsat siguroi dokumentin për imunizimin e popullatës në Maqedoninë e Veriut. – Advertisment – Ministria e Shëndetësisë “Procesi ndiqet përmes sistemit ‘Termini im’, ku qytetarët e targetuar bëjnë terminë, evidentohen se kush ka marr vaksinë dhe detaje të tjera. Përmes numrit amë të pacientit, përcaktohet orari i dozës së parë dhe të dytë si dhe numri serik i vaksinës me kohën e dhënies që bëhet në pikën e vaksinimit.”  Sipas fazës së parë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ndonëse është shumë aktiv në rrjetet sociale, të rralla janë ato momente që publikon me djalin e tij. Këtë herë Veliaj ka publikuar një video ku shfaqet djali i tij Kajan teksa ndodhet pranë një kamioni të madh. ‘Se dy, se dyzet – çunat mbarojne per kamiona ’ shkruan kryetari i bashkisë. Komentet dhe pëlqimet nuk kanë munguar në këtë video, ku Kajan shihet duke luajtur me makinë dhe perkedhel kamionin. https://www.instagram.com/reel/CKqytH8BqwM/?igshid=hzypxcn0ztpy  

Lexo më Shumë

Komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive, i formuar në vitin 2002 edhe pse konsiderohet si organi më i rëndësishëm në Kuvend, nuk ka dhënë rezultatet për të cilat është krijuar.  Pavarësisht se gjatë këtyre 20 viteve ka pasur shumë situata që kanë ngjallur tensione në marrëdhëniet mes bashkësive, Komiteti në fjalë nuk ka dhënë mendim dhe madje as nuk ka diskutuar për të njëjtat,  duke mos realizuar qëllimin parësorë dhe të vetëm të tij, krijimi i një klime më të butë mes komuniteteve në vend. Ish deputeti, Rafiz Aliti, thotë se ky organ nuk ka funksionuar siç ishte parashikuar, pasi që…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi të shtunën se pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 285 raste të reja me koronavirus. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 1 rast (77 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Shtime 1 rast (82 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Rastet e reja me sëmundjen COVID-19 dalin pas testimit të 1.686 mostrave. Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 260 pacientë, tha IKSHPK-ja. Që prej 13 marsit 2020, e deri më 30 janar 2021, Kosova ka regjistruar 59.931 raste me…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të shtunë në qarkun e Korçës, ku ka zhvilluar takime me qytetarët, ndërkohë që na ndajnë më pak se tri muaj nga zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i qeverisë duket se është përballur me një situatë të papritur ku gjatë ecjes ka grisur këpucët. Rama ka vendosur ta ndajë këtë episod në “Instagram”, ku shkruan: “Ai momenti kur pyet veten ça dreqin kanë këmbët që janë lagur”. Kryeministri e ka shoqëruar postimin me një foto ku duken këpucët e grisura në pjesën e poshtme.  

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në takimin e sotëm, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka rekomanduar që të mbeten në fuqi masat e njëta për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit. – Advertisment – Komisioni rekomandoi që të mos ndryshohet orari I punës I objekteve hotelerike dhe të njëjta të vazhdojnë të punojnë deri ora 21.00. Puna në administratën shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat, konform parimit të procesit të punës, organizimi mbetet I njëjtë, të zhvillohet përmes ndërrimeve, online nga shtëpia ose në mënyrë të reduktuar me sistem rotacioni varësisht karakteristikave të procesit të punës së institucioneve. Në këtë moment, sic…

Lexo më Shumë

Policia e Lezhës ka bërë bilancin e shkeljeve që janë kryer gjatë muajit janar nga drejtuesit e mjeteve. Nga kontrollet me radar, drager dhe dron, janë arrestuar 20 drejtues mjetesh, 11 prej të cilëve ishin në gjendje të dehur ndërsa 9 të tjerë drejtonin pa leje. “Si rezultat i këtyre kontrolleve janë tërhequr 193 leje drejtimi dhe janë vendosur 2460 masa administrative, 687 për tejkalim shpejtësie, 663 për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 1110 për shkelje të tjera të ndryshme të Kodit Rrugor”, njofton policia. Ndërkohë, është ndaluar një person, të cilit i ishte vendosur masa e sigurisë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Edi Rama në një takim me qytetarët në Korçë foli edhe për sistemin shëndetësor, për të zhduke nga ai atë që e cilësoi si fenomeni Tire. Rama mori si shembull sistemin shëndetësor të Turqisë, që nga i korruptuar ëhstë bërë ekselent falë dhënies me PPP. “Ne jemi në fazën që hapim tjetër kapitull me Shëndetësinë. Mjekë e infermierë janë të motivuar njësoj si në struktura private duhet të heqim dorë nga pagat uniforme, por të paguajmë sipas performancës, nëse duam që fenomenin e Tires që përfaqëson një sëmundje brenda sistemit shëndetësor, e kot ta mohojmë nuk mund…

Lexo më Shumë

Dy raste të reja të variantit britanik të coronavirusit janë zbuluar në Maqedoni, ndërsa lajmi u njoftua në “Twitter” nga mjeku Goran Kungulovski nga Laboratori për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev”. – Advertisment – Sipas “Deutsche Welle”, bëhet fjalë për presona të infektuar nga Shkupi dhe Ohri. Një rast është nga 4 janari, kur një test pozitiv u konfirmua tek pacienti, i cili fatkeqësisht vdiq si pasojë e virusit. Rasti i dytë është nga 18 janari, ndërsa pacienti u lirua nga trajtimi tre ditë më parë. Më parë, lloji i ri britanik u zbulua në një…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një diskutim me përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët ka folur për zgjedhjet e 25 prillit. Në një mesazh në “facebook”, ambasada amerikane thekson se amabsadorja Kim ka rënë dakord me përfaqësuesit e shoqërisë civile që udhëheqësit e partive duhet të angazhohen për të verifikuar kandidatët e tyre dhe për të siguruar lista të pastra. “Ambasadorja Kim pati një diskutim të mirë me përfaqësuesit e shoqërisë civile në lidhje me shqetësimet dhe idetë e tyre për të siguruar llogaridhënie në qeveri dhe transparencë përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Ata ranë…

Lexo më Shumë