Kryeministri i vendit Edi Rama në një takim me qytetarët në Korçë foli edhe për sistemin shëndetësor, për të zhduke nga ai atë që e cilësoi si fenomeni Tire. Rama mori si shembull sistemin shëndetësor të Turqisë, që nga i korruptuar ëhstë bërë ekselent falë dhënies me PPP.
“Ne jemi në fazën që hapim tjetër kapitull me Shëndetësinë. Mjekë e infermierë janë të motivuar njësoj si në struktura private duhet të heqim dorë nga pagat uniforme, por të paguajmë sipas performancës, nëse duam që fenomenin e Tires që përfaqëson një sëmundje brenda sistemit shëndetësor, e kot ta mohojmë nuk mund të shërohet duke prit që njerëzit të denoncojnë apo duke e marrë Tiren e çuar në burg.
Duke krijuar nga ana tjetër motivimin brenda sistemit. Sistemi shëndetësor turk që para reformës ka qenë një nga më të dobëtit dhe korruptuarit është sot një nga sistemet më ekselente. E ka bazën e suksesit tek PPP. Spitalet publike turke menaxhohen nga kompani private, e dini ju? Jo se ato caktojnë mjekët, por pjesa e kujdesit shëndetësor është e varur nga shteti, godina ngrohja ftohja, kateringu, çarcafët, aparaturat është komplet privat. Këto i ndërtojnë dhe administrojnë. Janë në thonjëza “oligarkët” që i ndërtojnë dhe administrojnë dhe shteti ju paguan atyre në vite kontributin për investimin, ndërsa mjekët janë të paguar nga shteti. Shefi i pavijonit dhe drejtuesi i përgjithshëm i trupës janë njësoj si të ishin në spital privat”,- tha Rama.
Duke folur për rastin e spitalit të Fierit, Rama tha se “Ka filluar ndërtimi i spitalit të Fierit, nuk do jetë godinë e mirepajisur që do na dorëzohet që ditën e parë por do jetë i pajisur edhe me një staf menaxhimi e mjekësor drejtimi edhe nga Turqia që do shërbejë për të transferuar dijen tek ne”.



