Policia në koordinim me Prokurorinë publike ndërmarrin masa adekuate dhe aktivitete për zbardhjen e rastit “Javna soba”, thotë në emisionin e sotëm “360 Gradë” në Alsat M, ndihmës ministri i brendshëm, Toni ANgellovski. Siç deklaroi ai, deri më tani janë arrestuar katër persona lidhur me rastin, por në ndërkohë është hapur një grup tjetër i njëjtë. – Advertisment – Punojmë edhe në detektimin dhe arrestimin e personave tjerë të cilët janë të përfshirë në këtë rast, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit. Tashmë “Javna Soba” është mbyllur, por është hapur një grup i ri, punojmë në detektimin e…
Author: almakos
Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, i ka dërguar një mesazh të qartë kundërshtarëve, pavarësisht se vendimi i Gjykatës Supreme ia ndaloi përfundimisht kandidimit. Kurti ende s’ka pranuar vendimin, por ai thotë me ironi se disa mendojnë se ai ka një kundërshtar në këto zgjedhje. Për Kurtin në këto zgjedhje ka luftë të ashpër për vendin e dytë, pasi dihet që tani kush do të jetë fituesi. Edhe njëherë ai ka përsëritur qëllimin, se LVV kërkon 61 deputetë që i sigurojnë shumicën parlamentare. “Ju njëmend besoni që unë kam kundërkandidat. Ka një garë të ashpër për vendin e dytë, fituesi i…
Komiteti i Helsinkit vlerëson se organet kompetente nuk kanë qenë në krye të detyrës kur grupi “Javna soba” vitin e kaluar u zbulua për herë të parë nga sektori i MPB-së, thotë në emisionin e sotëm “360 Gradë” në Alsat M, Uranija Pirovska, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit. Siç thotë ajo, këtë herë gjërat duhet të kryhen deri në fund. – Advertisment – Pamë se çfarë ndodhi vitin e kaluar. Edhe atëherë ngritëm zërin, morëm informata se grupi është mbyllur dhe ndoshta disa persona janë ftuar në bisedë informative, por tani shohim se në fakt nuk ka ndodhë asgjë.…
Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta janë të hapura edhe nesër, datë 30 janar 2021. MB fton qytetarët, që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. “Rikujtojmë se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. Gjithashtu njoftojmë qytetarët që kanë aplikuar përgjatë vitit 2019 dhe 2020 dhe nuk kanë mundur të tërheqin ID kartat, të paraqiten pranë zyrave të aplikimit, pasi afati për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre është shtyrë deri në…
Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka dhënë një deklaratë shpresëdhënëse nga Bosnia dhe Hercegovina për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Dendias është rreshtuar haptazi pro integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Madje ai ka hedhur dhe një parashikim, duke thënë se për disa vite 1/4 e anëtarëve të BE të jenë vende të Ballkanit. “Për disa vjet, ne mund të parashikojmë një Bashkim në të cilin të paktën një e katërta e anëtarëve të tij janë vendet e Ballkanit. Kjo do të kishte qenë e pakonceptueshme 30 vjet më parë. Angazhimi ynë është afatgjatë. Ajo reflektohet në…
Ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Zaev për gjuhën serbi si zgjedhore ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. ASH thotë se partnerët e koalicionit në vend se të mbajnë premtimin për shqipen, ofrojnë serbishten si lëndë zgjedhore. “Zoran Zaevi dikur në fushatë duke kërkuar votat e shqiptarëve premtonte gjuhën shqipe si lëndë zgjedhore për maqedonasit anembanë shtetit, e nga ana tjetër partneri i tij Ali Ahmeti në zgjedhjet e fundit premtoi gjuhën shqipe si lëndë të detyrueshme nga klasa e pestë për nxënësit maqedonas, por ja që të dy këto, bashkërisht, lëndë zgjedhore e bëjnë gjuhën serbe”, thuhet në reagimin e Aleancës…
Duke reaguar pas deklaratës së koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Evropian, Michael Gahler, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se garanton Partitë Popullore Evropiane se 99% e popullit shqiptar mezi pret hapjen e negociatave. Reagimi i Presidentit Meta: E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë. I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të…
Ministria e Brendshme konfirmon lajmin e Alsat për bastisje në një fabrikë për përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Në përgjigjet e dërguara në adresën tonë elektronike të cilat më pas dikasteri i Brendshëm i ktheu në komunikatë për media konfirmohet sasia e lëndës së konfiskuar. Sipas policisë motivi i bastisjes ishte mbjellja e kanabisit në faza jashtëligjore. Një kontroll i shtuar policor në kompani kishte konstatuar se rrënjët e mbjella janë në faza të ndryshme vegjetacioni dhe se kompania nuk ka evidentuar në dokumente rrënjët e zhvilluara. – Advertisment – MPB “Janë konfiskuar 18.301 rrënjë kanabisi të paketuara në…
Gazetarja austriake, Franziska Tschinderle, ka shkruar një libër për Shqipërinë. Libri me titull “Nëpër Shqipëri”, u mor si bazë në një diskutim online për Shqipërinë me deputetë të Parlamentit Europian. „Në asnjë vend të Europës nuk shkëlqen dielli më shpesh dhe më gjatë se në Shqipëri. E megjithatë në këtë libër nuk do të gjeni Shqipërinë e guidave turisitke e të broshurave promocionale, por do të njiheni me një vend, që është ndër më të varfërit në Europë dhe që ende e ka të vështirë të zbardhë të kaluarën e errët të tij.“ Shkruan Franziska Tschinderle në hyrje të librit…
Ana guximtare, e cila bëri një hap të guximshëm dhe ndau me publikun se është viktimë e grupit “Javna soba”, është e kënaqur që grupi “Telegram” është mbyllur. Në një deklaratë për emisionin “360 Gradë“ në Alsat, ajo tha se arrestimi i disa anëtarëve, që morën pjesë aktivisht në grup dhe mbyllja e tij, është vetëm hapi i parë i ndërmarrë nga institucionet. – Advertisment – Në atë grup ka pasur shumë persona tjerë, jo vetëm pjesëmarrësit, por edhe persona tjerë që kanë mendime të këtilla që neve si shoqëri na bëjnë të qëndrojmë në vend dhe të mos ecim…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pasi Gjykata Supreme ia ndaloi përfundimisht kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurti deklaroi se nuk e ka vendimin zyrtar, teksa nga ana tjetër i është rikthyer edhe njëherë retorikës politike për zgjedhjet. Ai ka thënë se ajo datë do të jetë një referendum dhe fitorja e LVV quhet 61 mandate. “Ne nuk e kemi këtë vendim, kur të na vjen në zyrën e VV-së do ta trajtojmë dhe do të shohim se çfarë hapash do të ndërmarrim. Qytetari është mbreti i Republikës, Republika nuk mund të ketë sundimtar. Qeveria jonë do…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19. Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:Janë kryer 3761 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 896 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 55 raste në Durrës, 54 raste në Tiranë, 49 raste Elbasan, 47…

