Ana guximtare, e cila bëri një hap të guximshëm dhe ndau me publikun se është viktimë e grupit “Javna soba”, është e kënaqur që grupi “Telegram” është mbyllur. Në një deklaratë për emisionin “360 Gradë“ në Alsat, ajo tha se arrestimi i disa anëtarëve, që morën pjesë aktivisht në grup dhe mbyllja e tij, është vetëm hapi i parë i ndërmarrë nga institucionet.
– Advertisment –
Në atë grup ka pasur shumë persona tjerë, jo vetëm pjesëmarrësit, por edhe persona tjerë që kanë mendime të këtilla që neve si shoqëri na bëjnë të qëndrojmë në vend dhe të mos ecim përpara. Kështu që, ka rëndësi për mua, por siç thash, është pika fillestare, tek tani do të vazhdojmë të ecim përpara që të arrihet qëllimi gjegjësisht çdo person të mendoj si duhet të sillet në të ardhmen, që të mund ta arrijmë të gjithë atë që e kërkojmë dhe që e shohim nëpër vendet tjera kurse ne nuk e kemi- deklaroi Ana, viktimë e “Javna Soba”.
Ndërkohë, Ministria e brendshme po kryen kontroll të brendshëm nëse policët kanë vepruar në mënyrë profesionale kur i janë përgjigjur thirrjes së Anës se nuk kanë kompetencë të veprojnë.
Nëse zbulohet ndonjë keqpërdorim ose mosveprim kurse është dashur të bëhet ndonjë veprim, do të ketë absolutisht sanksion. Ne vazhdimisht pohojmë dhe në opinion vazhdimisht afirmojmë kur dënojmë policë që kanë vepruar në mënyrë joadekuate- pohoi Toni Angellovski- zëdhënës i MPB-së.
Pas skandalit me “Javna Soba”, ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq paralajmëroi se do t’i përshpejtojë ndryshimet e Kodit penal përmes të cilave do të mbrohen viktimat, sikur ato në “Javna soba”.
Igor Stefanovski




