Author: almakos

Deputetja Rudina Hajdari është vënë sërish në qendër të vëmendjen. E ftuar në një studio televizive ajo ka bërë një tjetër gafë. Duke folur për qarkun e Elbasanit, ku ajo kandidon, deputetja ka ngatërruar numrin e liqeneve të Belshit. Pas gafës, ajo e ka marrë me sportivitet, duke e pritur që edhe kjo do të bëhej lajm. ‘Unë isha sot në Belsh, dhe Belshi ka 700 liqene. Më fal…. 70! Bëjëni, priteni, mos harroni dhe bëjeni lajm këtë” u shpreh Hajdari duke vazhduar e folur për Elbasanin e Belshin.

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë në dritë tre muaj e gjysmë nga zhdukja e 19-vjeçares me origjinë shqiptare Artemis Vasilis, në Koropi të Greqisë. Një dëshmi e mbërritur në emisionin grek “Dritë në tunel”, tregon se ditën që ajo u zhduk, u pa duke pritur në një stacion autobusi të Atikës në Koropi. Nga andej kalojnë autobusët që përfundojnë në Glyfada dhe Vari. Gjithashtu dëshmitari pretendoi se policia e dinë se ku ndodhet Artemis. “Policia e Omonias e di shumë mirë se ku është Artemis. Ka disa oficerë policie që paralajmërojnë se kur është koha për t’u larguar. Ditën që…

Lexo më Shumë

Në Kosovë, në klinikën infektive të QKUK-së janë paraqitur për trajtim raste që kanë rezultuar për herë të dytë me COVID-19, këtë fakt e ka konfirmuar edhe drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj-Berisha.Sipas saj, ka pacientë të cilët herën e parë e kanë kaluar virusin me simptoma më të lehta, ndërsa herën e dytë kanë pas nevojë që të trajtohen në spital. “Po gjatë këtyre kohëve të fundit kemi pasur edhe raste që na kanë ardhur për herë të dytë me Covid-19 të cilët kanë qenë gjatë muajve të verës të konfirmuar me PCR-pozitiv dhe tani përsëri kanë qenë Covid-…

Lexo më Shumë

Pronari i një firme është gjetur i pajetë në autostradën Tiranë-Durrës. Trupi i pajetë i shtetasit me inicialet N. D., 58 vjeç., është gjetur rreth orës 07:40, në një magazinë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës janë regjistruar gjithsej 1 864 raste të reja me virusin Kovid-19, derisa janë shëruar plot 3 162 pacientë të tjerë. – Advertisment – Rastet e reja në gjithë vendin janë evidentuar pas realizimit të 12 008 testeve, ndërkohë gjatë kësaj jave kanë ndërruar jetë edhe 63 pacientë të infektuar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 92 518 nga 454 608 teste të realizuara që nga fillimi i pandemisë, numri i të shëruarve ka arritur në 81 316, i të vdekurve në 2 848, ndërsa numri i rasteve aktive është…

Lexo më Shumë

Ditën e djeshme një aksident i rëndë u shënua në Fier, ku një makinë përplasi një çift bashkëshortësh. Ndërkohë mësohet se burri ka ndërruar jetë në mesnatë. Ai është  67 vjeçari I.M. Ndërkohë që bashkëshortja e tij është nisur drejt Tiranës për ndihmë mjeksore më të specializuar. Njoftimi Fier Informacion paraprak Sot rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”,  shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Seat” ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.…

Lexo më Shumë

Kufoma e një shtetasi shqiptar është gjetur dje në ishullin Paro të Greqisë. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një shtetas të moshës rreth 35-45 vjeç. Kufoma, me shkallë të lartë dekompozimi u gjet nga kalimtare të rastit në Agio Anargiron të cilët më pas sinjalizuan policinë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se viktima ka plagë në kokë. Po vijon ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse është vrarë apo ka rënë nga ndonjë lartësi.

Lexo më Shumë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka shpjeguar efektet që do të ketë plani ekonomik i PD për biznesin. Një prej ekspertëve kryesorë që kanë punuar për hartimin e programit ekonomik të PD, Tabaku shpjegon se biznesi është në qendër të programit sepse kjo parti beson që biznesi është motori i zhvillimit. Sipas Tabakut, biznesi do të ndihmohet në dy mënyra, së pari, 100 mijë biznese të vogla do të paguajnë një taksë vetëm 0.5% të xhiros duke përfshirë dhe të gjitha taksat dhe tarifat vendore. Ndërkohë, shton ajo, pulla fiskale e vendosur në çdo biznes, nuk do të lejojë…

Lexo më Shumë

Në përvjetorin e lindjes së Presidentit të SHBA, Franklin D. Roosvelt, presidenti Ilir Meta ka cituar një shprehje të  tij. “Në demokraci liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal deri në pikën kur ai bëhet më i fortë se vetë shteti demokratik. Në thelb ky është fashizëm: kapja e qeverisjes nga një individ, nga një grup, a çfarëdo kontrolli nga pushteti privat.”- thoshte Roosvelt. Meta këtë e cilëson një mesazh të mençur e fuqishëm për çdo epokë që na fton për reflektim. STATUSI NGA ILIR META Një mesazh i mençur, i fuqishëm, aktual për çdo epokë dhe që…

Lexo më Shumë

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur ekzkluzivisht për herë të parë për darkën e ‘famshme’ tek restoranti luksoz i Nusretit në Dubai. Ahmetaj  thekson se ekipi qeveritar shqiptar nuk ishte për pushime, por për punë dhe saktësisht për Rindërtimin. Sipas tij në atë darkë shqiptarët ishin pala e ftuar dhe kishin shkuar për të ngrënë bukë, ose siç e thotë Ahmetaj vetë  me shprehjen popullore ‘’ndajmë bukën’’. Ai madje ka paralajmëruar se disponon edhe foto të liderëve të opozitës duke ngrënë pikërisht tek Nusr’eti. Madje ai thotë se në darkë…

Lexo më Shumë

11 viktima dhe 901 raste të reja nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Në krahasim me një ditë më parë, shifrat e sotme janë më të larta teksa janë kryer 3 mijë e 864 testime. Kryesimin pë rastet e reja e mban Tirana me 274, ndjekur nga Durrësi me 57, Vlora me 48 dhe Shkodra me 44 apo Elbasani e Saranda me 42. NJOFTIMI NGA MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient…

Lexo më Shumë

Lloji britanik i virusit Korona shkaktoi viktimën e parë në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një 46 vjeçar nga Ohri, i cili sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë në grupin e rrezikut të lartë për shkak të obezitetit. Ditë më parë u konfirmua prania e llojit britanik të virusit Korona pikërisht te ky person. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 325 raste të reja me COVID-19, prej tyre 151 raste në Shkup, Tetovë 27 dhe Kavadar 17. Janë shënuar edhe 7 viktima, të moshës nga 62 deri 89 vjeçare. Janë kryer gjithsej 2589 teste. Në raportin e…

Lexo më Shumë