Author: almakos

Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 1,733 testime të realizuara, 175 persona janë diagnostikuar me virusin Korona. – Advertisment – Shkup – 90, Kavadarc – 15, Tetovë – 11, Kumanovë – 7, Ohër – 6, Kratovë – 6, Dibër – 5, Gostivar – 4, Prilep – 4, Strumicë – 4, Resnjë – 4, Veles – 3, Strugë – 3, Manastir – 2, Gjevgjeli – 2, Vinic – 2, Shtip – 1, Berovë – 1, Kërçovë – 1, Negotinë – 1, Dellçevë – 1, Krushevë – 1 dhe Sveti Nikollë –…

Lexo më Shumë

Zbulohen detaje të reja për kufomën e shqiptarit të gjetur në Pire. Shqiptari është 28 vjeç dhe jetonte në një manastir të zonës. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se ai, aty jetonte prej verës së kaluar dhe prej disa ditësh ishte larguar nga manastiri dhe kishin humbur gjurmët. Plagët në kokë mësohet se nuk janë shkaktuar me dashje nga ndonjë person, por i riu mund të jetë rrezuar dhe të jetë dëmtuar në kokë. Megjithatë, rezultatin përfundimtar pritet ta japë ekspertiza mjeko-ligjore, që do të zhvillohet në Pire.

Lexo më Shumë

Policia ka sekuestruar 10 kilogram kanabis gjatë një aksioni të zhvilluar pasditen e sotme në dy lokalcione të Kumanovës. Në pranga kanë përfunduar dy shtetas, një nga Kumanova dhe një tjetër banues në fshatin Rramanli të Kumanovës. Nuk dihet destinacioni i lëndës narkotike. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se 11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Sipas MSH-së, në orët e fundit janë shënuar 3144 testime, 497 të shëruar, 876 raste të reja dhe 11 humbje jete. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3144 testime, 497 të shëruar, 876 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur…

Lexo më Shumë

Shqiptari Viktor Gjonaj, 43 vjeç themelues i “Title Plus Title Services”, është akuzuar për mashtrim ndaj investitorëve të tij me një shumë që arrin në 19 milionë dollarë. Qëllimi i këtij mashtrimi, ishte që Gjonaj të blinte çdo javë 1 milion dollarë bileta në lotarinë “Daily 3 dhe Daily 4”. Këtë aktivitet, Gjonaj e ka nisur që në vitin 2010 dhe se fillimisht ai fitonte miliona dollarë. Mirëpo, besohet se ai ka humbur të gjitha paratë në bixhoz, pasi kishte varësi ndaj lojërave të fatit, shkruajnë mediat amerikane. “Viktor Gjonaj është një biznesmen i respektuar, por fatkeqësisht krijoi një varësi…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi të dielën, se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, gjashtë pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 287 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç)”, thuhet në njoftim. IKSHPK-ja thotë se rastet e reja dalin pas testimit të 2.438 mostrave. Sipas raportit, në 24 orët e fundit, koronavirusin e kanë mposhtur 229 persona Që…

Lexo më Shumë

Një dëshmi tronditëse, ngjarje nga ato që nuk mund të lënë askënd të pandjeshëm. Një 89-vjeçare është dhunuar dhe përdhunuar nga nipi i saj 36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Divjakë, në fshatin Grabian, teksa policia arrestoi autorin Sajmir Meçani pas ngjarjes, e moshuara përfundoi në spital. Në një prononcim për mediat, gruaja e mbuluar nga hematomat në fytyrë tregon me vështirësi çfarë kishte ndodhur teksa shpërthen në ngashërima. “Më ka rrahur. Më bëri si do vetë. Më torturoi. Punën e vet (qan)”, thotë ajo nga krevati ku ndodhet në gjendje të rënduar në një shtëpi të rrënuar nga varfëria.…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut lidhur me bisedimet që vendi realizon me ndonjërin nga fqinjët, i marrin nga mediat apo figurat politike të palës tjetër. Gjatë bisedimeve me Greqinë fqinje për ndryshimin e emrit, propozimi fillimisht u bë publik në mediat greke. Së fundmi nga mediat bullgare mësuam se përfaqësuesit të vendit në bisedimet me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, i është dorëzuar plan aksionar. Ndërkohë institucionet nuk jepnin asnjë informacion. Një qasje e tillë  jo transparente e institucioneve në vend, sipas komunikologes  Zhaneta Trajkovska, ngjall dyshimin se diçka po fshihet. Kjo, sipas saj, shton mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve në vend…

Lexo më Shumë

Pas vrasjes së Albert Krasniqit nga babai i tij në dritë kanë dalë detaje nga jeta problematike e biznesmenit. Motra e viktimës ka deklaruar se e gjithë familja ishte në hall me 34-vjeçarin. Madje, deklarata e saj vë në pikëpyetje pohimin e avokatit të Skender Krasniqit, se klienti i tij e ka vrarë të birin në mënyrë aksidentale.  “Ne jemi lodhur nga ai, sepse është duke na keqtrajtuar krejt familjen, në përgjithësi. Dikush nga ne duhej të bëhej kurban për të na shpëtuar. Dhe qe, e mori babën në qafë”. Një deklaratë tjetër, që vë në pah telashet brenda familjes…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vlerëson të pajustifikuar vendimin siç e quan një grupi të maturantëve për t’ju rikthyer bojkotit nga e hëna. Më tej, në reagimin e ministrisë thuhet se bojkoti është i papranueshëm, duke shtuar se matura shtetërore do të realizohet sipas një metodologjie të shkurtuar dhe të ndryshuar. Me këtë, siç thonë nga dikasteri i Arsimit, janë pajtuar maturantët, organizatat e shkollarëve të mesëm, mësuesit dhe prindërit. – Advertisment – Ministria e Arsimit dhe Shkencës “Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria janë të detyruar dhe do të realizojnë maturën shtetërore për mbi 14,000 nxënës, që…

Lexo më Shumë

Aparatura e skanerit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ka dalë jashtë funksionit. Burime për ‘News24’ bëjnë të ditur se pacientët e shtruar me COVID transportohen me ambulancë për të kryer diagnostikimin në spitalin Infektiv. Gazetari Erjon Skëndaj raporton në një lidhje live për ‘News24’ se skaneri është jashtë funksionit prej 3 ditësh, ndërsa shkak i prishjes së tij është bërë fluksi i madh i përdorimit. Sipas Skëndajt, urgjencat që kanë për të bërë skanerin, si fillim dërgohen në Infektiv, dhe më pas përcillen për në COVID2. Aktualisht në spitalin COVID1 ka dy skanera, një në gjendje pune dhe tjetri duke u…

Lexo më Shumë