Author: almakos

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e forcuara në fushën e komunikacionit. – Advertisment – “Vetëm në Shkup janë shqiptuar 269 masa prej të cilave 78 janë për tejkalim të shpejtësisë, 26 për vozitje pa leje, 19 për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, thonë nga policia. Ata shtojn se po ashtu janë shqiptuar 17 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, nëntë masa për vozitës fillimtar, tetë për mospërdorimin e rripit të sigurisë, gjashtë për kalim në të kuqe dhe 37 për parkim jo të rregullt. Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë…

Lexo më Shumë

Të dyja spitalet kryesore të COVID-19 në vend janë plotësisht të mbushura. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se para Infektivit situata ka qenë e qetë por nuk ka qenë e tillë në 24 orët e fundit, sepse kanë mbërritur 40 urgjenca në 24 orët e fundit. “Në sanatorium deri në 8 të mbrëmjes vetëm 3 urgjenca, për shkak të mbushjes së këtij spitali. Të paktën në një javë kohë, të gjitha urgjencat e Tiranës dhe jugut të vendit kanë ardhur në Infektiv dhe tani konsiderohet totalisht i mbushur. Ka informacione se nga sot, urgjencat e Jugut i kanë kaluar…

Lexo më Shumë

Policia zvicerane ka arrestuar një 44 vjeçar shqiptar i cili vidhte pakot e postës private për të cilën punonte. Bëhet fjalë për 115 pako të cilat shqiptari nga Kosova nuk ua ka dorëzuar marrësve por i ka grumbulluar në shtëpinë e tij, madje disa prej tyre i ka shitur. Aty përfshihen: veshje, syze dielli, vathë, termometra zgare, çizme gome, atlete etj. Të premten ai është përgjigjur para trupit gjykues në Gjykatën e Qarkut në Pffäfikon, shkruan 20minuten.ch. Shqiptari akukuzohet se nga korriku i vitit të kaluar deri në janar ai kishte punuar në zonat e komunave të Kantonit të Cyrihut, si: Nürensdorf, Wangen dhe Brüten, ndërkohë që vlera…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 426 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (59 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 68.777 raste nga 303.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.595 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të…

Lexo më Shumë

16-vjeçari i aksidentuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00, në Sukth ka ndërruar jetë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. O., 16 vjeç, i cili ndërroi jetë pas disa orësh në spital. Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Moti paradite do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, në mesditë vranësirat do të ulen dhe gjatë ditës do të jetë me diell dhe më i freskët. Do të fryjë erë e përkohshme e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 5, ndërsa ajo maksimale prej 9 deri 15 gradë Celsius. – Advertisment – Në Shkup, paradite moti do të jetë me diell deri me vranësira mesatare, në mesditë vranësirat do të ulen dhe do të mbisundojë mot me diell. Do të fyrjë erë e matur deri e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të…

Lexo më Shumë

BDI ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë qendrore për diskutuar mbi zhvillimet e fundit në ekzekutiv dhe brenda në parti. Por Ali Ahmetit në fund të takimit u prononcua për televizionin Alsat se hedhin poshtë zërat për përçarje brenda partiake, duke i cilësuar si konspiracion në opinion. Ahmeti tha se takime të këtij niveli nuk ka pasur për shkak të pandemisë dhe prandaj ka pasur edhe mal informime dhe nevoja për diskutime, ku të gjitha ato u sqaruan sonte dhe nuk ka më vend për alibi të tjera. – Advertisment – Qëllimi i këtij takimi ka qenë se opinioni duhet…

Lexo më Shumë

Për miliarda njerëz në të gjithë globin, pandemia e COVID-19 solli probleme dhe vështirësi të natyrave të ndryshme. Përtej fatkeqëve që humbën jetën, pothuajse gjithë të tjerët u afektuan dikush nga shqetësimet e shëndetit, dikush nga vështirësitë në lëvizje dhe dikush nga pasojat ekonomike. Por, një kategori njerëzish e përjetuan këtë situatë, më keq se të tjerët. Ata janë personat me aftësi të kufizuar. Sokol Murataj, kryetar i shoqatës së personave me dëmtime të shtyllës kurrizore në Shqipëri thotë se problemet janë të shumëllojshme. “Personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë nga mungesa e imunitetit janë më të prekshëm nga infeksionet, nga koronavirusi.…

Lexo më Shumë

Qarku i Beratit ka regjistruar 37 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga 986 raste që u raportuan në të gjithë vendin. Shqetësues është fakti se 70% e rasteve të reja në qarkun e Beratit i përkasin grupmoshës 20-25 vjeç. Rastet e ndara sipas qyteteve janë 12 në Berat, 19 raste në Kuçovë, 5 raste në Urë-Vajgurore, 2 raste në Skrapar dhe 1 rast në Poliçan. Kështu, pozitivë për Covid-19 kanë rezultuar 2 infermiere në fshatrat Konisbaltë e Drenovicë në Urë-Vajgurore, 2 punonjës të OSHEE -së në Skrapar, 2 punonjëse në zyrat e drejtorisë arsimore në…

Lexo më Shumë

Një derë tjetër e hapur për pak minuta për kamerën e Neës 24 ishte edhe ajo e dhomës frigoriferike ku ruhen në temperatura ekstreme, -80 gradë celsius vaksinat kundër Covid 19. Moderatorja e emisionit “Kjo Javë” Nisida Tufa e shoqëruar nga drejtoresha e ISHP-së Albana Fico hynë për pak minuta brenda saj, të veshura me veshje speciale. Përmes kamerës së News24, publiku mund të shoh se si ruhen vaksinat brenda frigoriferit. Në pak sekonda të hapura, mundëm të numërojmë 8 kuti e brenda tyre vaksinat. “Nuk mund të qëndrojmë përtej afateve”, u shpreh Fico për gazetaren Tufa. Ajo madje e…

Lexo më Shumë

Janë disa rregulla të pashkruara që mund ta bëjnë jetën tuaj shumë të thjeshtë. Më poshtë ne do ju tregojmë 6 prej tyre, të cilat mund të ndihmojnë edhe neurotikët. Rregulli 1: Bëni vetëm atë që dëshironi Ky është një rregull kryesor. Thjesht bëni gjërat që dëshironi t’i bëni. Funksionon në të gjitha situatat, qofshin ato të përditshme. Dëgjoni zemrën tuaj. Përpiquni dhe fëmijën tuaj ta edukoni në të njëjtën mënyrë duke e pyetur se çfarë dëshiron të bëjë, çfarë dëshiron të hajë apo të veshë. Rregulli 2: Mos bëni atë që nuk doni të bëni Nëse bëni gjëra që…

Lexo më Shumë

Është rritur ndjeshëm numri i infektimeve të reja me Kovid-19 këtë fundjavë. Kështu, nga 3 816 testime të kryera 721 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët në fundit. Po ashtu 7 persona kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurëse, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 171 persona. Numri aktual i personave aktivë me virusin këtë javë është rritur ndjeshëm duke e çuar sot ne plot 8290 raste, ndërsa javën e kaluar ishte rreth 6 mijë. – Advertisment –

Lexo më Shumë