Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e forcuara në fushën e komunikacionit.
– Advertisment –
“Vetëm në Shkup janë shqiptuar 269 masa prej të cilave 78 janë për tejkalim të shpejtësisë, 26 për vozitje pa leje, 19 për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, thonë nga policia.
Ata shtojn se po ashtu janë shqiptuar 17 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, nëntë masa për vozitës fillimtar, tetë për mospërdorimin e rripit të sigurisë, gjashtë për kalim në të kuqe dhe 37 për parkim jo të rregullt.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.