Është rritur ndjeshëm numri i infektimeve të reja me Kovid-19 këtë fundjavë. Kështu, nga 3 816 testime të kryera 721 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët në fundit. Po ashtu 7 persona kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurëse, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 171 persona. Numri aktual i personave aktivë me virusin këtë javë është rritur ndjeshëm duke e çuar sot ne plot 8290 raste, ndërsa javën e kaluar ishte rreth 6 mijë.
– Advertisment –



