Ka ndërruar jetë si pasojë e covid-19 Luftëtar Seiti, babai i 18-vjeçarit Qamil Seiti, i cili po ashtu humbi jetën nga virusi një javë më parë. Kujtojmë se i riu Qamil Seiti nuk kishte asnjë sëmundje tjetër por virusi e kishte mposhtur dhe as mosha shumë e re nuk arriti ta shpëtojë. Qamili nga Memaliaj, ishte një i ri i pasionuar pas kuzhinës, por ditët e fundit u shkëput nga puna sepse bashkë me prindërit e tij u shtrua me urgjencë në spitalin Covid 2 në Tiranë, ku fatkeqësitë ndoqën njëra-tjetrën. Luftëtar Seiti ishte shtruar në spitalin covid 2 dhe…
Author: almakos
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak nesër do të vizitojë Kosovën ku do të takohet edhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Këtë e ka konfirmuar vetë Kurti kur u pyet nëse do të takohet nesër me Lajçakun. ”Me sa di në agjendë e kemi edhe takimin me Lajçak, prandaj mund të them se po”, tha shkurt Kurti për RTV Besa. Gjatë javës së ardhshme Lajçak përveçse në Prishtinë do të qëndrojë edhe në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Numri një i Qeverisë, Edi Rama ka publikuar fotot, ku paraqiten të moshuarit, duke u vaksinuar ndaj koronavirusit. Rama iu uron jetë të gjatë gjyshërve dhe gjysheve, duke shtuar se Shqipëria vazhdon të buzëqesh. Postimi i kryeministrit Edi Rama: Edhe 100 *Tiranë, vazhdon vaksinimi i gjyshërve e gjysheve +80 vjeç❤️ #ShqipëriaBuzëqesh Edhe 100 *Tiranë, vazhdon vaksinimi i gjyshërve e gjysheve +80 vjeç❤️ #ShqipëriaBuzëqesh Posted by Edi Rama on E Diele, 28 Shkurt 2021
Kryedemokrati Lulzim Basha, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shkruan se Edi Rama ka më shumë se 100 dështime në mandatin e tij. Basha shprehet se Rama e ka cilësuar si të suksesshme betejën ndaj kanabisit, mirëpo, sipas liderit të PD-së, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Numri një i selisë blu thekson se në një raport për drogën, rezulton se Shqipëria ka qenë vend origjine për kanabisin dhe se grupet e organizuara përfitojnë nga korrupsioni në vend. Sipas Bashës, raporti në fjalë është organizuar në vitet 2014-2018.
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku si pasojë një 18-vjeçar ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Gazetari Enrik Mehmeti në një komunikim në “News 24” deklaroi se shpejtësia e mjeteve që janë përplasur ka qenë shumë e madhe. Bëhet me dije se dy Mercedezë janë përplasur me njëri-tjetrin. Edhe pse Benzi mbahet si makinë rezistente, duket se goditja ka qenë e fortë. Aksidenti ka bërë që të bllokohet përkohësisht qarkullimi në rrugë, në afërsi të Levanit. Viktima është 18 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është 40 vjeç. Të plagosurit janë kryesisht të rinj,…
Paqartësi rreth prokurimit dhe mbërritjes së vaksinave kineze pasi autoritetet e vendit tërhoqën avansin për marrjen e vaksinave me kërkesë të Kinës. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi për Alsat se avansi për vaksinat kineze u tërhoq, por pohojnë se bëhet fjalë për harmonizime shtesë dhe jo për anulim të dërgesës. Marrëveshja me kompaninë kineze Sinofarm u nënshkrua në 8 shkurt ndërsa avansi u pagua katër ditë më vonë, më 12 shkurt. – Advertisment – Ministria e Shëndetësisë “Avansi nga Ministria e Shëndetësisë për prokurimin e vaksinës Sinofarm, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, u tërhoq për shkak të…
Katër persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 453 raste të reja me sëmundjen COVID-19, njoftoi të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Në 24 orët e fundit, IKSHPK-ja njoftoi se janë testuar 3.680 mostra në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Po ashtu, janë shëruar edhe 206 pacientë. Ditët e fundit, Kosova ka regjistruar rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Autoritetet kanë bërë apel që qytetarët të respektojnë rregullat kryesore kundër pandemisë: mbajtjen e maskave,…
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot se vdekjet dhe infektimet nga COVID-19 në vend janë nga më të lartat në botë dhe akuzoi qeverinë se nuk po jep asnjë ndihmë. Vasili tha sot se të gjitha llojet e masave të marra ishin masa politike dhe elektorale. Sipas tij, “kufizimet pa kuptim, mbyllja me orare pa asnjë vlerë, gjobitja e dhjetëra mijëra qytetarëve, mbi 80 e ca mijë qytetarë janë gjobitur, ishin sigurisht masa të cilat kishin kuptim vetëm që të krijonin presion, në emër të qëllimeve politike dhe jo në emër të përballimit të pandemisë”. “Të gjithë ju sot,…
Pamje tmerruese të troftës së ngordhur dhe të ngatërruar në rrjetat e peshkimit u regjistruan nga zhytësit e Ohrit në fund të Liqenit. Ata thonë se e gjithë kjo është rezultat i peshkimit të paligjshëm që ndodh gjatë hedhjes dimërore të vezëve të troftës, kur ajo edhe shumohet. – Advertisment – Peshqit janë ngatërruar ne rrjeta, madje edhe për ditë të tëra. Nuk mund të ushqehen dhe të riprodhohen. Nëse bëjmë një krahasim të vogël për sa i përket moshës dhe sasisë, i kemi parë në numër më të madh, por shohim edhe femra më të mëdha, kallauzë deri në…
Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës, pasi qarkullonin me armë pa leje e drogë. A.Ç., 19 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjeri njëkohësisht edhe pronari i mjetit, shtetasin S. K., 31 vjeç, lindur në Pirg, Korçë dhe banues në Durrës po qarkullonin me makinën tip “Benz” në të cilën u gjetën një armë sportive, një krehër me 8 fishekë me municion pa leje dhe disa doza me lëndë narkotike kokainë. Njoftimi i policisë Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta, në pranga 2 shtetas. Qarkullonte me armë pa leje dhe…
Gjykatësi i procedurës paraprake i ka shqiptuar masën e paraburgimit dy personave të dyshuar për “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale” nga protesta e së premtes kundër vendimit gjyqësor në rastin “Monstra”. Paraburgimi është caktuar me kërkesë të Prokurorisë Publike mbi bazën e informacioneve që ka pasur organi i akuzës për arratisjen e mundshme të personave të dyshuar. Derisa masa e caktuar ndaj 19 dhe 22 vjeçarit është vënë në fuqi, për 6 persona të tjerë procedura është në vijim e sipër. Ndërkohë policia po punon për identifikimin e personave tjerë të dyshuar për pjesëmarrje në turmë. Ditë më…
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka fituar betejën me COVID-19 dhe është rikuperuar plotësisht. Këtë e dëshmon edhe ajo vetë me një postim në rrjete sociale teksa shfaqet duke ecur në Parkun “Rinia” të Elbasanit. “Një shëtitje në Parkun ‘Rinia’ Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim“, nënvizon Ministrja Kushi në publikim. Ndërkohë, ajo thekson rrezikun e virusit të pabesë dhe apelon për shumë vigjilencë nga të gjithë: “Ndjesë që…

