Author: almakos

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë me diell dhe me vranësira lokale. Do të fryj erë e dobët, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior, Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 0 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 9 deri në 16 gradë Celsiusë. – Advertisment – Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryj erë e dobët veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 13 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dozat e reja të vaksinave Pfizer. Bashkë me dërgesën prej 15,210 ka ardhur edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej sot në një vizitë në Bruksel. Në fjalën e tij, Rama tha se shumë shpejt do të vaksinimi intensiv në të gjithë territorin. “Në prill do të marrim 30 mijë doza dhe kjo do të vazhdojë pa ndërprerje. Pra, e zgjidhëm boshllëkun. Shumë shpejt do të kemi lajm shumë të mirë, nga një anë, sepse kemi të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga AstraZen3eca, përmes Covax, brenda mesit të muajit mars, nga ana…

Lexo më Shumë

Policia sonte në të ashtuquajturën “Rruga e Kaçanikut” ka arrestuar dy persona, të dyshuar për plagosjen sotme të inspektorit të policisë në lagjen “Gjorçe Petrov”. – Advertisment – Ekipi i televizionit Alsat raporton për forca të shtuara policore në këtë rajon, ndërsa nga MPB konfirmuan se janë arrestuar dy persona të cilët me makinë të tipit “Golf” po tentonin të arratisen në këtë rajon. Ndjekja vijon pas një incidenti të armatosur që ndodhi sot pasdite, ku një inspektor policie u plagos në afërsi të  rrethrrotullimit pranë kishës në Gjorçe. Jozyrtarisht mësohet se personi i plagosur është Z.R., djali i ish-kryetarit…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore e Kumanovës ka shfuqizuar vendimin paraprak që i mundësonte të dënuarit Boban Iliç në rastin Almiri të shtynte për disa muaj vuajtjen e dënimit me burg. – Advertisment – Me vendimin e fundit, Gjykata kërkon që Iliç të paraqitet menjëherë në burg ku duhet të vuajë dënimin prej katër vitesh.  Prokuroria Themelore e Kumanovës “Prokuroria nga pakënaqësia e vendimit të sjellë, më 22 Janar 2021 parashtroi ankesë përmes së cilës kërkoi që Këshilli Penal i Gjykatës së Kumanovës ta ndryshoj vendimin që i dënuari të nis menjëherë të vuaj dënimin.” Këshilli Penal në Gjykatën e Kumanovës nuk ka…

Lexo më Shumë

Muaji shkurt shënoi një rekord të zymtë sa i përket numrit të infektimeve dhe të viktimave nga pandemia e koronavirusit të ri, ndërkohë që masat shtesë të qeverisë të ndërmarra më 10 shkurt duket se nuk ndihmuan shumë. Sipas statistikave zyrtare, 29,040 shqiptarë ose 1 për qind e të gjithë popullsisë rezidente u sëmur me COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale u rrit me shpejtësi dhe po kështu edhe numri i viktimave. Gjatë muajit janar, të sëmurët me COVID-19 ishin afro 20 mijë vetë dhe po kaq edhe në dhjetor. Mesatarja lëvizëse dyjavore e infektimeve të reja…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14,295 vaksinime. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2714 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 764 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 310 raste në…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh në lagjen Gjorçe Petrov te rrethrrotullimi në afërsi të kishës ka ndodhur një konflikt i armatosur. Jozyrtarisht mësohet se ka mbetur i plagosur një inspektori i MPB-së me iniciale Z.R. Sipas burimeve jozyrtare bëhet fjalë për djalin e ish-kreut të BFI-së. Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policore dhe po hetojnë rastin. Ndërkohë i plagosuri Z.R. është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. – Advertisment – Lajmi në përditësim

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka marrë të pandehur tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes, pas denoncimit të Partisë Demokratike për abuzim me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanËeb dhe Neës24 se janë marrë të pandehur zyrtarët Ylli Imeri, Dafina Keca dhe Andrea Dapaj, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për tenderin për ushqime për familjet në nevojë të marrë nga Ministria e Mbrojtjes, ku ky dikaster drejtohej nga Olta Xhaçka. Gjatë hetimeve, SPAK mori në pyetje edhe ministren…

Lexo më Shumë

Është shtyrë me 24 orë mbërritja e dozave të reja të vaksinave Pfizer në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë ditën e martë në Shqipëri. Njoftimi i MSH: Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me mbërritjen e vaksinave në vendin tonë ndërkohë që informon qytetarët se…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët akuzon kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi për mungesën e ujit të pijshëm në Tetovë tashmë një javë. Sipas tyre, uji i pijshëm mungon si pasojë e rrëshqitjes së tokës mes dy fshatrave malësorë Bozofcë dhe Leshnicë e që kjo rrëshqitje sipas tyre ka ndodhur falë rrugës e cila po ndërtohet për te hidrocentralet private. Drejtori i ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe Kanalizmi” në Tetovë, Xhelal Ceka thotë se defekti do të sanohet ditën e marte. Sipas Cekës vonesat në punë vijnë si pasojë e terrenit të vështirë për të vepruar shërbimet e ndërmarrjes publike. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular qytetarit në lagjen nr.11 në Durrës. Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale D.M. ”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit A. P. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.” thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Historia e një gruaje të dëshpëruar, që është në kërkim të disa përgjigjeve që deri tani si ka marrë kurrë, është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”. Bëhet fjalë për Melin, 33 vjeçe, e cila jeton prej vitesh në Zvicër. Ajo tregoi në një lidhje skype për emisionin se si burri i saj me të cilin kishte jetuar për 13 vite e kishte braktisur për një grua tjetër, e cila kishte fëmijë nga martesa e saj e parë. Teksa deklaroi se ai i kishte ikur nga shtëpia pa asnjë sqarim, 33-vjeçarja tha se burri i kishte marrë…

Lexo më Shumë