VMRO-DPMNE as nuk bën thirrje për bojkot të regjistrimit dhe as apelon për bojkot, ka thënë deputeti Mile Levkov i VMRO-DPMNE në emisionin “200” në Alsat. Siç thotë ai, ata do të bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar çdo përpjekje për të bojkotuar regjistrimin. – Advertisment – “Mirëpo, kur të fillojë regjistrimi, nëse e bëjnë siç po e bëjnë, ne do ta ndjekim procesin e regjistrimit, por nuk do ta bojkotojmë,” është shprehur Levkov. Po, pse atëherë kërkuat nënshkrime nga qytetarët? “U kërkuam qytetarëve mbështetje që do të shërbejë si argument para pushtetit që të ketë pasur proces të…
Author: almakos
Taulant Balla, deklaroi në “Real Story”, në “Neës 24”, Se LSI në zgjedhjet e ardhshme nuk i siguron katër mandate deputeti. Ai tha, se koalicionet parazgjedhore, e këtu iu referua marrëveshjes mes PD dhe LSI, i takon KQZ, si një noterë në këtë çështje. Po ashtu, ai tregoi dhe krisjen që ka ndodhur mes PS dhe LSI në 2016. Ndarja e dy partive sipas Ballës ka ndodhur në 2016, pasi sipas tij, LSI dëshironte të zhbënte reformën në drejtësi. Më tej, numri dy i Partisë Socialiste, theksoi se Reforma në Drejtësi nuk ka futur në sitën e saj ende politikanë…
Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami i ftuar në “programi 200”, deklaroi se çdo tentim për manipulim të procesit të regjistrimit paraqet shkelje, gjegjësishtë vepër penale që është e dënueshme me së paku 3 vjet heqje lirie. Sipas tij softueri është i përgatitur asisoj që detekton çdo siç u shpreh ai keqadashës, i cili më pas nga organet kompetente do të hetohet dhe do të nxirret para organeve të drejtësisë, për të marr dënimin e merituar. – Advertisment – “Në rast se ju futeni më IP adrës gjoja se nga jashtë, por nga Republika e Maqedonisë së Veriut,…
Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, ka komentuar deklaratën e presidentit Meta, se do të japë dorëheqjen, në rast se Rama merr 71 vota pa i vjedhur. Minxhozi thekson se Meta me këtë deklaratë, paralajmëroi se nuk do të njohë zgjedhjet. “Data 2 mars 2020 ishte një datë, pak përpara se në Shqipëri të gjurmoheshin raste të koronavirusin. Meta donte të bashkonte Presidencën me opozitën. Mesazhet aty ishin të pazakonta. Ishte një president që luan me flamujt dhe që i puthte, paralajmëron se do të shkojë në parlament. Fjala e ka humbur peshën në…
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njëherësh kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, e ftuar në emisionin “Front line” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, duke folur për faktin se a do të ndërmerren masa të tjera ndaj koronavirusit, deklaroi se gjithçka varet nga rastet javore të infeksioneve. Rakacolli theksoi se gjithçka varet nga rastet javore të infeksioneve dhe se fjalën e fundit e thonë epidemiologët. “Masat merren në bazë të numrave të rasteve dhe vdekjeve. Masat merren në përputhje me shkencën epideologjike. Shumë dalin në TV dhe shprehen sikur të jenë ekspertë të epidemiologjisë, janë ekspertë epidemiologë që e bëjnë. Numër…
Në përpjekje për të siguruar një mbrojtje masive të popullatës ndaj koronavirusit, Shqipëria mund të shohë edhe për përdorimin e vaksinave kineze apo ruse. Të paktën këtë la të kuptohej dje kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate në Bruksel kur tha se vendi i tij po sheh përtej burimeve tashmë të dëshirueshme të vaksinave, ndërsa sot ai nuk e mohoi një mundësi të tillë, por evitoi të jepte shpjegime të mëtejshme. Deri më tani Shqipëria ka bërë mbi 14 mijë vaksina. Autoritetet kanë deklaruar se kanë siguruar një furnzim periodik nga Pfizer & BioNTech, ndërsa Covax njoftoi sot se deri…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotëme, me propozim të Ministrit Naser Nuredini miratoi Ligjin për Shpalljen e Malit Sharr në kategorinë e II-të-Parkë Kombëtar! – Advertisment – Procesi i zhvilluar deri më tani për aritjen e qëllimit ka kaluar në shumë faza të diskutimit dhe debateve publike për një periudhë të gjatë! Në vitin 2017 resori përkatës në bazë të projektit: Arritja e ruajtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura në mënyrë efektive dhe mirëmbajtjen e biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës” (STAR 5) dhe në bashkëpunim me ekspertët e Universitetit të…
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka publikuar një foto, ku paraqitet në homazhet, e bëra në nder të ndarjes nga jeta të kompozitorit të njohur, Agim Kraja. Përmes një statusi në “Facebook”, Basha thekson se Kraja i kushtoi jetën kombit, duke shtuar se trashëgimia e tij do të mbetet një shembull për të gjithë shqiptarët. Postimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha: Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar, Artistit të Merituar dhe Nderit të Kombit Agim Krajka. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së maestro Krajkës, të afërmve dhe miqve të tij.…
Qeveria miratoi planin kundër korrupsionit. Sipas kryeministrit Zoran Zaev, përparësi do të jetë pastrimi i gjyqësorit përmes digjitalizimit të prokurorisë, rritja e kompetencave të inspektorëve dhe bashkëpunimi më i madh mes institucioneve. Pas katër viteve në pushtet, Zaev thotë se tani është i gatshëm t’i shkatërrojë mbetjet e regjimit të qeverisë së mëparshme, qeverisja e të cilëve ka shkatërruar sistemin e shtetit. Zaev vlerëson se qytetarët tani e dallojnë përpjekjen e tyre dhe se tani ka drejtësi dhe me këtë, sipas kryeministrit ka edhe paqe. – Advertisment – Ndodhemi në një vit jashtëzakonisht të rëndësishëm. “Veprimi 21” do të thotë…
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton se një person ka mbetur i plagosur në lagjen Nr.5 të qytetit juglindor. Nga të dhënat e para, raportohet se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, në Rrugën e Kavajës. Policia njofton se një makinë ka përplasur një motor, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit të fundi, 21-vjeçari R. Ç. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 02.03.2021, rreth orës 16:05, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtuese shtetasen S. M., ka aksidentuar një mjet motorr me drejtues R. Ç., 21 vjeç. Si pasojë është demtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Gjykata e Posaçme, ka liruar kardiologun Edvin Prifti. Mjeku u arrestua pasi iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë, gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë. Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala, raporton se ka mbetur në fuqi masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vëndimin e shkallës së parë duke lënë në burg gjyqtaren Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku dhe 8 të tjerët. Më herët gjatë seancës, avokatët kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Avokati i mjekut Prifti duke mohuar akuzat ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

