Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se një person ka mbetur i plagosur në lagjen Nr.5 të qytetit juglindor. Nga të dhënat e para, raportohet se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



