Author: almakos

Humb jetën nga COVID-19 një tjetër pjesëtar i bluzave të bardha. Mësohet se infermieri Nerim Vaçi, 62 vjeç ishte prej ditësh i prekur nga koronavirusi dhe ditët e fundit ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, kur edhe ka ndërruar jetë. Vaçi ishte infermier në burgun e sigurisë së lartë në Burrel. Ai nuk mundi ta mposhte virusin e rrezikshëm i cili i mori jetën një ditë më parë.

Lexo më Shumë

“Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 11:45, zyrtarët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 61-vjeçarin N.A. nga Bogovina e Tetovës, i cili të njëjtën ditë rreth orës 09.00, pas një debati verbal e kishte kërcënuar me armë 46-vjeçarin G.M. nga Radiovca e Tetovës i cili kishte qenë me veturën e tij ,,Pasat“ me targa të Tetovës dhe kishte lëvizur nga fshati Pirok në drejtim të Bogovinës. Kështu që kërcënimit i kishte paraprirë një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugorë”, njoftoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi, sipas të cilit po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e çështjes,…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme me propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, e miratoi Protokollin për masa parandaluese gjatë zbatimit të Regjistrimit të popullsisë. – Advertisment – “Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në RMV ka filluar më 1 mars me regjistrimin e të burgosurve, të pastrehëve dhe diasporës. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi të apeloj deri te diaspora jonë që në mënyrë aktive të merr pjesë në këtë proces, që është paraparë të zgjasë prej më 1 mars deri më 21 prill të vitit 2021”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë. “Ky protokoll…

Lexo më Shumë

Pas gjykatës mbyllet edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Shkak është bërë dalja pozitive me Covid-19 e drejtueses së kësaj Prokurorie dhe më pas edhe të dy punonjësve të tjerë. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pogradec iu ka kërkuar edhe punonjësve të tjerë vetkarantinimin, duke lënë kështu prokurorinë pa asnjë lloj shërbimi. Burime bëjnë të ditur se gjatë periudhës së karantinimit të prokurorëve dhe sekretarëve për masat e sigurisë do të delegohet një prokuror dhe një sekretar nga prokuroria e Korçës. Raste të shumta me Covid edhe në Spitalin Bashkiak mes të cilëve 6 mjekë specialist.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (02.03.2021) njësiti mobil i policisë rrugore ka kryer kontrolle të përforcuara për sanksionimin e makinave që lëvizin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në autostradën Gjevgjeli-Kumanovë, me çrrastë janë sanksionuar 65 vozitës. Prej tyre, 11 kanë lëvizur me shpejtësi për 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara, derisa 2 makina të tjera kanë lëvizur me 70 kilometra në orë më shumë se sa shpejtësia e lejuar. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Policia e Fierit ka arrestuar gjashtë persona gjatë orëve të fundit, pasi  akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se dy prej tyre janë vënë në pranga pasi ishin shpallur në kërkim më herët. Njoftimi i policisë: Vihen në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale, 2 prej të cilëve ishin në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim: -E. M., 20 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, banues në Patos, pasi të dy këta shtetas janë autorë të dyshuar të vjedhjes së dyqanit të shtetasit…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mëngjesin e sotëm është pajtuar me reagimet në lidhje me të drejtat e pakicës bullgare në vendin tonë. Osmani porositë organizatat qytetare që të kontaktojnë organet kompetente në mënyrë që t`u mundësohet vendosja e grafës përkatëse në procesin e regjistrimit të popullsisë. – Advertisment – “Republika e Maqedonisë së Veriut ka një model jashtëzakonisht të suksesshëm të shtetit multietnike. Përveç të drejtave kolektive të komuniteteve më të mëdha, ekzistojnë mekanizma funksional për mbrojtjen e bashkësive më të vogla etnike. Në këtë kuptim, askush nuk duhet të kufizoj të drejtat e komunitetit Bullgar në…

Lexo më Shumë

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia pas një konflikti me punonjësin e centralit për furnizimin me ujë. Unoformat blu arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një armë zjarri pushkë dhe disa fishekë. Njoftimi i policisë/ Gjirokastër Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve. Posedonte armë zjarri, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 55 vjeç, banues në fshatin Kaparjel, Gjirokastër. Ky…

Lexo më Shumë

Gjatë ditë së djeshme (02.03.2021) në fshatin Bërvenicë të Tetovës, pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë në bazë të urdhrit gjyqësorë, kanë kryer bastisje në shtëpitë dhe hapësirat ndihmëse të personit D.J. (47) dhe tek personi T.J. Gjatë bastisjes tek personi D.J. janë gjetur dhe konfiskuar disa qese me marijuhanë, një pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm si dhe më shumë se 40 plumba të kalibrit të ndryshëm. Kurse tek personi T.J. janë gjetur dhe konfiskuar 4 plumba. Të njëjtit janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë me dije se numri total i rasteve pozitive është 70.185 nga 313.132 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.616 raste të vdekjes. Deri më tani janë 60.333 persona të shëruar nga ky virus, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.236. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Lexo më Shumë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në pagjen nr.7 në Korçë, ku u plagos me armë zjarri një 30-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se  identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Tre autorët e ngjarjes janë shtetasit me inicialet L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht të Maliqit, shtetasi me inicialet E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë si dhe shtetasi E. N., 20 vjeç, banues në Korçë, të cilët akuzohen për plagosjen me armë zjarri të riut me inicialet I. Q. Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në…

Lexo më Shumë