Ishte i shtruar tek “Shefqet Ndroqi”, humb jetën nga Covid infermieri i burgut të Burrelit

Ishte i shtruar tek “Shefqet Ndroqi”, humb jetën nga Covid infermieri i burgut të Burrelit

Humb jetën nga COVID-19 një tjetër pjesëtar i bluzave të bardha.



Mësohet se infermieri Nerim Vaçi, 62 vjeç ishte prej ditësh i prekur nga koronavirusi dhe ditët e fundit ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, kur edhe ka ndërruar jetë.

Vaçi ishte infermier në burgun e sigurisë së lartë në Burrel. Ai nuk mundi ta mposhte virusin e rrezikshëm i cili i mori jetën një ditë më parë.