Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë me dije se numri total i rasteve pozitive është 70.185 nga 313.132 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.616 raste të vdekjes.
Deri më tani janë 60.333 persona të shëruar nga ky virus, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.236.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.