Mosmarrëveshje në trafik, arrestohet 61 vjeçari nga Bogovina e Tetovës

Mosmarrëveshje në trafik, arrestohet 61 vjeçari nga Bogovina e Tetovës

“Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 11:45, zyrtarët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 61-vjeçarin N.A. nga Bogovina e Tetovës, i cili të njëjtën ditë rreth orës 09.00, pas një debati verbal e kishte kërcënuar me armë 46-vjeçarin G.M. nga Radiovca e Tetovës i cili kishte qenë me veturën e tij ,,Pasat“ me targa të Tetovës dhe kishte lëvizur nga fshati Pirok në drejtim të Bogovinës. Kështu që kërcënimit i kishte paraprirë një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugorë”, njoftoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi, sipas të cilit po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e çështjes, pas çka do të pasoj parashtresë adekuate.

– Advertisment –