Gjykata e Posaçme, ka liruar kardiologun Edvin Prifti. Mjeku u arrestua pasi iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë, gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë. Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala, raporton se ka mbetur në fuqi masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vëndimin e shkallës së parë duke lënë në burg gjyqtaren Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku dhe 8 të tjerët.
Më herët gjatë seancës, avokatët kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Avokati i mjekut Prifti duke mohuar akuzat ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.



