Gjykata Themelore e Kumanovës ka shtyrë për tre muaj mbajtjen e burgut efektiv për të dënuarin Boban Iliç, i cili shtypi për vdekje Almirin 4 vjeçar. Vendimi i gjykatës erdhi pas kërkesës së avokatit të familjes Iliç, për të prolonguar mbajtjen e burgut për arsye familjare. Edhe pse nga Prokuroria e Kumanovës janë ankuar ndaj këtij vendimi duke kërkuar që i dënuari në rastin “Almiri” të dërgohet prapa grilave që nga sot 1 mars në burgun K’shanje të Kumanovës. Boban Iliç do të mbaj burg efektiv më pak se 3 vjet sepse i është llogaritur praburgimi dhe burgu shtëpiak. Nga…
Author: almakos
Drejtori i Burgut të Kumanovës, Marjan Spasovski në paraqitjen e tij të sotme siguroi që institucionet korrektuese në vend janë të përgatitura dhe ofrojnë siguri për të gjithë të dënuarit ose të paraburgosurit, përfshi këtu edhe për ish drejtorin e DSK, Sasho Mijallkov, transmeton Alsat. – Advertisment – “I paraburgosuri Sasho Mijallkov gjendet në burgun hetimor në Shkup, deri në fuqizimin e aktgjykimit. Ku do të mbajë dënimin me burg, varet nga gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve. Pasi të merr vendimin e gjykatësit do të lajmërohet në burgun që do t`i caktohet, pastaj ne do të marrim të gjitha hapat…
Qyteti i Shkupit sot paralajmëroi rindërtimin e Sallës Universalë në Shkup. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se objekti do të rindërtohet në pamjen dhe madhësinë e saj aktuale dhe se pret që punimet të fillojnë gjatë muajit maj, transmeton Alsat. – Advertisment – “Buxheti ndau 120 milion dinarë. Salla Universale padyshim që mbetet institucion i preferuar kulturor i shumë banorëve të Shkupit. Për mua, kjo është arsye dhe motiv i mjaftueshëm për të rihapur dyert. Do të rindërtohet në madhësinë ekzistuese duke ruajtur pamjen e autentike. Prioriteti ynë është të hapim këtë sallë me kapacitet të plotë…
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku babai ka shtypur me zetor në oborrin e banesës vajzën e tij 3 vjeçare. Burimet zyrtare bëjnë me dije se e mitura ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i Policisë: Sot rreth orës 11:15, në fshatin Çerven, në oborrin e banesës së vet, shtetasi E. T., duke drejtuar mjetin tip zetor, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka komentuar për kandidaturën e mundshme nga ky subjekt politik për kryetar të Qytetit të Shkupit. Zaev tha se personalisht preferon që kryetari aktual, Petre Shilegov të ri-kandidohet. – Advertisment – “Për kreun e komunës Shilegov kam vetëm fjalë lavdëruese. Është një nga të preferuarit tanë për Qytetin e Shkupit. Ende nuk e kam pyetur nëse do të kandidatet, por për mua është një nga të preferuarit për projektet që ka realizuar. Ndryshe, zgjedhjet lokale në vendin tonë pritet të mbahen në fillim të muajit tetor.
Një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, është ndaluar dhe arrestuar nga forcat policore. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, bënë ndalimin e shtetasit Sh. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë në zbatim të vendimit të datës 13.12.2020 së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Heqja e paligjshme e lirisë“, e mbetur në tentativë, e…
Kryeministri Zoran Zaev tha sot se personalisht është për miratimin e ndryshimeve të nevojshme për futjen e grafës etnike në letërnjoftime, por që sipas tij nëse prej gushtit sipas rregulloreve evropiane kjo ndalohet, atëherë vendi do të duhet të respektojë vendimet e BE-së. – Advertisment – “Unë do të shkoja që të miratohen vendimet, posaçërisht me opsionin për zgjedhje, pasi të hyjnë në fuqi rregulloret e Bashkimit Evropian, ne duhet t`i respektojmë, të gjithë jemi për Bashkimin Evropian. Jo vetëm koalicioni por edhe e gjithë opozita e thotë këtë. Kështu që nëse mbesim në rrugën e BE-së, e që po…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq gjyqtaren Mimoza Margjeka, e cila akuzohet për ‘Korrupsion pasiv të gjyqtarëve’. Vendimi në fjalë vlen edhe për bashkëshortin e saj, Arben Cara. Gjyqtarja akuzohet se mori 6 mijë euro ryshfet për të ndryshuar një masë sigurie, sasi lekësh që u morën nga burri i saj. NJOFTIMI I SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 26.02.2021 ka përfunduar hetimet dhe paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.186/2020, në ngarkim të pandehurve: Mimoza Margjeka dhe…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në seancën e sotme plenare është shprehur se dy javët e fundit është vënë re një ulje e incidencës së infektimeve për një mijë banorë është ulur. Manastirliu shton se dy javët e para të marsit mbërrijnë mbi 14 mijë doza nga AstraZeneca, për të vijuar më pas me fushatën e vaksinimit të mësuesve dhe të shtresave të tjera të rrezikuara. “Kemi një incidencë dy javore mbi 400 raste për një mijë banorë që duke e krahasuar me dy javë më parë kemi një ulje. Përhapja e pa kontrolluar e virusit…
Mbrëmë diku rreth orës 21:20 zyrtarë policorë në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një lokal në fshatin Vrutok të Gostivarit, në pronësi të K.S. 23 vjeçar nga Vrutoku, pas çka është konstatuar se lokali ka punuar dhe brenda tij janë hasur 13 persona bashkë me pronarin. Për shkak të os respektimit të orarit të punës, gjegjësisht mos veprimit në bazë të rekomandimeve dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria, objekti në fjalë është mbyllur nga Inspektorati i Tregut, derisa pronari është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj K.S. do të ngritët…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 149 gjoba dhe atë: 47 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. Janë shqiptuar edhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 7 për ngasje në gjendje të dehur, 4 për rripin e sigurisë dhe 23 për parkim të parregullt. – Advertisment –
Shqiptarët duhet të punojnë 5 orë e 22 minuta për të paguar faturën më të lirë mujore të internetit me brez të gjerë, sipas një harte të publikuar nga ofruesi global Surfshark. Periudha që duhet të punojnë është e dyta më e gjatë në Europë, pas Malit të Zi, me 7 orë e 4 minuta dhe më e lartë sesa mesatarja globale prej 3 orë e 48 minuta dhe ajo e Europës prej 2 orë e 15 minuta. Në Maqedoninë e Veriut duhet të punohet 4 orë e 13 minuta, në Serbi 4 orë e 3 minuta dhe në Bosnjë…

