Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan tha se sulmet e Izraelit në Siri janë ndër kërcënimet më të mëdha për stabilitetin e vendit dhe akuzoi qeverinë izraelite për përshkallëzim të dhunës në të gjithë rajonin, raporton Anadolu.
“Sulmet e Izraelit që synojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë janë ndër kërcënimet më të mëdha për stabilitetin e vendit”, tha Fidan gjatë një konference të përbashkët për media në Ankara me ministrin e Jashtëm të Sirisë, Asaad Hassan al-Shaibani, pas takimeve.
Duke iu referuar marrëveshjes për planin e paqes në Gaza, Fidan tha se sulmet e vazhdueshme të Izraelit “kanë treguar edhe një herë se (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu nuk dëshiron paqe”.
“Ne po shohim se qeveria e Netanyahut ka intensifikuar aktet e saj të terrorit në Bregun Perëndimor dhe Kuds”, shtoi Fidan.



