Author: almakos

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e sotëm, sa i përket rrëzimit të dekretit të presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit. Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së Erion Veliajt, i cili kundërshtoi shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave dhe thirrjen për zgjedhje të reja në kryeqytet. Kushtetuesja vendosi se dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë është në kundërshtim me nenin 115 të Kushtetutës, dhe pezulloi zbatimin e tij deri në një vendim përfundimtar. Pra, për momentin nuk do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme në Tiranë më 9 nëntor, deri sa Gjykata Kushtetuese…

Lexo më Shumë

Policia Kufitare në Morinë, në bashkëpunim me Doganën, finalizoi operacionin “Tarifa”, duke goditur një rast kontrabande me mallra me akcizë në tentativë për t’u kaluar në Kosovë. Gjatë kontrolleve në dalje të Shqipërisë, u ndaluan për verifikim dy automjete. Në to u gjetën mallra të ndryshme kontrabandë me vlerë rreth 54.3 milionë lekë, përfshirë: 930 kg duhan, Mbi 1000 kuti me medikamente, 41 000 tableta, 2 194 celularë. Të dy drejtuesit e automjeteve, B. L., 52 vjeç dhe F. M., 55 vjeç, banues në Kukës, u arrestuan në flagrancë për kontrabandë mallrash me akcizë dhe mallrash të tjera. Njoftimi i…

Lexo më Shumë

Çfarë ndodh kur mendja jonë përballet me misteret e fatit? A është e mundur që mendimet tona të ndikojnë në realitetin që na rrethon? Kjo pyetje ka ngjallur debate të shumta, veçanërisht me zhvillimet e fundit në mekanikën kuantike. Shkenca ka filluar të hedhë dritë mbi këtë temë intriguese, duke sugjeruar se ndoshta, ndjenja jonë e fatit nuk është kaq e rastësishme. Një nga konceptet më të njohura në mekanikën kuantike është “efekti i observatorit”, i cili sugjeron se grimcat nuk kanë një sjellje të caktuar derisa të maten. Kjo do të thotë se ato ekzistojnë në një gjendje të…

Lexo më Shumë

260 gjyqtarë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën sot në Tiranë, ku në një deklaratë të përbashkët kërkuan shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, i vrarë tri ditë më parë në sallën e gjyqit. Në deklaratën e lexuar publikisht, gjyqtarët e cilësuan këtë akt si një goditje të rëndë ndaj shtetit të së drejtës dhe kërkuan masa urgjente për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve dhe kushteve të punës në gjykata. Ata propozuan krijimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore, një platformë të re sigurie, ndërhyrje në ligje dhe ndërtimin e godinave të reja për…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për paqe mes Hamasit dhe Izraelit. Sipas tij, përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën. “Lajme të jashtezakonshme nga Shtëpia e Bardhë për paqen në Lindjen e Mesme, por me rëndësi për tërë botën. Përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën. Përshëndes angazhimin e madh dhe të sinqertë të Presidentit Amerikan Tramp për paqe dhe uroj realizim të…

Lexo më Shumë

Një shqiptar që jetonte dhe punonte në Itali u dorëzua në polici, pasi akuzohet se shkaktoi në gjendje të dehur aksidentin me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari vendas, baba i tre fëmijëve dhe programues kompjuterash, teksa u plagos edhe gruaja e viktimës dhe një nga fëmijët, që po mjekohen në spital. 41-vjeçari pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të dielën, është arratisur nga vendngjarja në momente traume, duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit, që më pas humbi jetën në spitalin e San Benedetto. I arrestuari është A.K., kurse viktima Emidio Croce (në foto). Prokuroria e Teramos ka regjistruar procedimin…

Lexo më Shumë

Banorët e Kodër Babrrusë në Tiranë kanë bërë një denoncim në News24 për kompaninë “KAYO”. Ata denoncojnë se kompania “KAYO” po kërkon t’u marrë tokat për të ndërtuar një fabrikë municionesh në atë zonë. Bëhet fjalë për një truall i cili në kohën e monizmit ka qenë repart ushtarak. Por banorët deklarojnë se trualli ka qenë tokë e tyre përpara se të ndërtohej reparti ushtarak në atë zonë në kohën e komunizmit. Por çfarë deklaron pronari legjitim i këtij trualli? Dritan Dervishi: Kjo pronë ka qenë repart ushtarak në vitet e komunizmit. Përpara se të ndërtohej ky repart ushtarak kjo ka…

Lexo më Shumë

Familjet në qarkun e Gjirokastrës, Kukësit dhe Fierit kishin rritjen më të lartë të aftësisë për të shpenzuar në vitin 2024 në krahasim me 2023 në raport me qarqet e tjera të vendit. Të dhënat e INSTAT mbi Anketën e Buxhetit të familjeve tregojnë se shpenzimet mujore të njësive familjare në Gjirokastër u rriten me 2.9% në vitin 2024, niveli më i lartë në shkallë kombëtare, e ndjekur nga Kukësi me 2.5% dhe Fieri me 2.3%. Në këto qarqe shpenzimet e familjeve u rriten më shumë se mesatarja kombëtare 1.5%. Në Gjirokastër, rritja lidhet me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit,…

Lexo më Shumë

VLEN: Bogovina po zgjohet me Feti Abazin dhe Një Zë për punë!Me pjesëmarrje masovike dhe atmosferë entuziaste, në Komunën e Bogovinës u mbajt tubimi i radhës i koalicionit VLEN, ku u dërgua mesazhi i qartë se ka ardhur koha që Bogovina t’i kthehet punës, zhvillimit dhe qytetarit si qendër e çdo vendimi.Në këtë tubim, VLEN bëri thirrje për bashkim të të rinjve, profesionistëve, bujqve dhe të gjithë njerëzve që jetojnë me djersën e ballit, që masovikisht të përkrahin platformën e VLEN-it dhe të bëhen pjesë e suksesit të përbashkët më 19 tetor, dita kur Bogovina do të flasë me Një…

Lexo më Shumë

Arrestimi i analistit politik Fatmir Sheholli nga Policia e Kosovës ka shkaktuar një valë reagimesh në vend, duke ngritur pyetje të rëndësishme për sigurinë kombëtare. A është ky një rast i izoluar, apo një shenjë e një problemi më të thellë që kërcënon stabilitetin e Kosovës? Sheholli u arrestua sot në një operacion të përbashkët me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, duke u akuzuar për përfshirje në aktivitete spiunazhi. Kjo ngjarje vjen në një kohë delikate për vendin, ku tensionet me Serbinë vazhdojnë të mbeten të larta. Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, njoftoi për arrestimin, duke…

Lexo më Shumë

Kërcënoi avokatin që përfaqësonte djalin e saj në procesin gjyqësor kundër prindërve, arrestohet 49-vjeçarja në Fier. Policia njofton se 49 vjeçarja me iniciale V.Xh, banuese në fshatin Mbrostar Ura, ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve. Njoftimi i policë Drejtoria Vendore e Policisë Fier Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A.…

Lexo më Shumë

Në periudhën nga 01.01.2025 deri në muajin e kaluar 30.09.2025, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme policore në fushën e trafikut në të gjitha Sektorët e Punëve të Brendshme, përfshirë aktivitetet e Njësisë mobile për sigurinë në trafikun rrugor, janë sanksionuar 18.458 shoferë që kanë marrë pjesë në trafik pa pasur patentë shoferi. Më shumë shkelje të tilla janë regjistruar në zonat e SPB Strumicë dhe Shkup, 3.275 dhe 3.202 shkelje, më pas në territorin e SPB Manastir, 2.811 shoferë janë sanksionuar për drejtim pa patentë shoferi, 2.086 masa janë shqiptuar në territorin e SPB Tetovë, dhe 1.660 shoferë janë…

Lexo më Shumë