VLEN: Bogovina po zgjohet me Feti Abazin dhe Një Zë për punë!
Me pjesëmarrje masovike dhe atmosferë entuziaste, në Komunën e Bogovinës u mbajt tubimi i radhës i koalicionit VLEN, ku u dërgua mesazhi i qartë se ka ardhur koha që Bogovina t’i kthehet punës, zhvillimit dhe qytetarit si qendër e çdo vendimi.
Në këtë tubim, VLEN bëri thirrje për bashkim të të rinjve, profesionistëve, bujqve dhe të gjithë njerëzve që jetojnë me djersën e ballit, që masovikisht të përkrahin platformën e VLEN-it dhe të bëhen pjesë e suksesit të përbashkët më 19 tetor, dita kur Bogovina do të flasë me Një Zë për punë dhe ndryshim.
Me mbështetjen e Qeverisë VLEN, Komuna e Bogovinës do ta nisë mandatin me mbi 4 milionë euro të miratuara, që do të investohen në ujësjellës, rrugë, shkolla, salla sporti dhe dhjetëra projekte konkrete.
Me arkitektin Feti Abazi dhe bartësin e listës Florim Rakipi, Bogovina po hyn në një etapë të re pune dhe zhvillimi, me plan për mbi 20 milionë euro investime në çdo vendbanim të komunës.
Bogovina po ngrihet me Një Zë të përbashkët për punë e zhvillim.
VLEN – Numri 7, zëri që ndryshon Bogovinën me arkitektin Feti Abazin.
Data 16.08.2026
Aktuale
- Turqia dhe Arabia Saudite do të zgjerojnë projektet e energjisë së rinovueshme
- Trump mbështet kandidaturën e Bruce Blakeman për Guvernator të New York-ut
- Vetëm pak pas befasisë së ditëlindjes, Adri dhe Iliriana marrin lajmin e shumëpritur – sa të lumtur që janë të dy
- Lirimi ishte alfa dhe omega e Alsat!
- Anila Jole: Largimet e shpikura nuk e rrëzojnë News24!
- Leo dhe Lela s’e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram – çfarë po ndodh mes dyshes së BBVK?
- Papa përsërit thirrjen për t’i dhënë fund dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar
- Lidhja Shqiptare: Qeveria aktuale i sulet arsimit shqip, do të na kthejë në vitet e 90-ta



