Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për paqe mes Hamasit dhe Izraelit.
Sipas tij, përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën.
“Lajme të jashtezakonshme nga Shtëpia e Bardhë për paqen në Lindjen e Mesme, por me rëndësi për tërë botën.
Përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën.
Përshëndes angazhimin e madh dhe të sinqertë të Presidentit Amerikan Tramp për paqe dhe uroj realizim të përpiktë të marrëveshjes nga ana e palëve izraelite dhe palestineze si dhe shpresoj në mbështetje edhe të vendeve tjera për të arritur paqe të qëndrueshme që të përfundojnë vuajtjet e popullatës së pafajshme.
Zoti i bekoftë paqebërësit!”, ka shkruar Ahmeti. /SHENJA/
Data 16.10.2026
Aktuale
- Arkin Jahiji: Bërvenica do të jetë komunë e bashkimit, mundësive dhe barazisë për të gjithë
- Zanfina Ismaili me ndryshim të pabesueshëm, ndjekësit mbesin të habitur
- Tragjedia në Prizren: Një i moshuar i gjetur pa shenja jete
- 8 shtete amerikane padisin OpenAi: ChatGPT nxit sjellje të rrezikshme dhe dhunë
- “A jeni gati?” BBVK 5 jep sinjalin e parë
- Kurti: Ligji për pastrimin e parave, çelësi për integrimin e Kosovës në SEPA
- Arrestohet një 20-vjeçar në Kavadar, policia i sekuestron marihuanë
- Kaos para Kryeministrisë, protestuesit i vënë flakën autobotit të ujit



