Author: almakos

Shtabi i Krizës i ka propozuar sot Qeverisë se duke filluar nga data 27 prilli deri më 15 maj, ora policore të fillojë në orën 21:00, ndërsa lokalet të fillojnë të punojnë në ambientet e tyre të jashtme, si rrugicat, kopshtet apo tarracat që ata disponojnë. Shtabi i Krizave ka propozuar që masat aktuale të përfundojnë më 27 prill. – Advertisements – Propozimet e Shtabit të Krizave: Duke filluar nga data 27 prill 2021 (e martë), deri më 15 мај 2021 (e shtunë), objektet gastronomike të fillojnë të punojnë në ambientet e hapura që ata disponojnë si tarracat, kopshtet, por…

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu zhvilloi një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Veliu dhe Kim vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë së Shtetit, ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.Drejtor Veliu njohu ambasadoren Kim me punën e Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, duke theksuar vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të luftuar krimet zgjedhore pa u ndikuar nga asnjë kah politik. Gjithashtu, Veliu garantoi ambasadoren Yuri Kim se Policia e…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë kryer 841 testime dhe prej tyre 135 kanë rezultuar negativë. Po ashtu në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me virusin 35 pacientë, ndërsa janë shëruar edhe 900 persona. Deri tani në vendin tonë janë kryer 692 096 testime të dyshuara për Kovid-19, ndërsa numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është 147 229. Nga këta 123 710 persona kanë fituar betejën me virusin, ndërsa  4 478 kanë humbur jetën. Numri aktual i personave me koronavirus është 19 041.

Lexo më Shumë

Zbresin në 100 rastet e reja ditore me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 1867 testime janë evidentuar 100 raste të reja. Ndërkohë ka 5 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë…

Lexo më Shumë

Revista “Veritas” me akuza të reja për parregullsi në Universitetin e Tetovës. Përmes një publikimi të ri, “Veritas” pretendon se nga 14 punime të verifikuara, 12 kanë rezultuar plagjiaturë dhe se profesorët, Nexhbedin Beadini dhe Sheqibe Beadini pa procedurë konkurrimi janë transferuar nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore në Fakultetin e Mjekësisë. Plasohen dyshime se ish rektori Beadini, për disa muaj u bë nga docent në profesor inordinar e më pas edhe profesor ordinar dhe ndihmoi edhe rektorin aktual Vullnet Ameti të avancohet në të njëjtën mënyrë. – Advertisements –  “Veritas” “Në CV e rektorit aktual shihet se ai ka doktoruar…

Lexo më Shumë

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë sot në një tjetër konferencë për shtyp, ndërsa ka publikuar mesazhin e një sipërmarrësi, që ishte kërcënuar dhe gjobitur me gjoba nga institucionet, vetëm se kishte postuar një foto të një politikaneje në ‘Facebook’. “Të dashur qytetarë të Republikës, të dashur sipërmarrës, kudo ku jeni. Të dashur përfaqësues të institucioneve ligj zbatuese, që jeni për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptare, nisim këtë konferencë shtypi. Në çdo 3-4 orë do të kemi zhvillime interesante në lidhje me çështjen e patronazhistëve. Ditën e shtunë, këtë të shtunë marr një sms nga një qytet…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të dalë sërish para mediave sot për të nxjerrë fakte konkrete siç shprehet si për patronazhistët. Meta fton veçanërisht sipërmarrësit shqiptarë ta ndjekin, pasi faktet që do të publikojë kanë lidhje me ta. Por ftesa e Presidentit vlen për të gjithë qytetarët shqiptarë. MESAZHI I PRESIDENTIT META I ftoj të gjithë sipërmarrësit shqiptarë të më ndjekin, sot në ora 17:15, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për të denoncuar fakte konkrete se si patronazhistët e “Rilindjes” survejojnë biznesmenët dhe kur konstatojnë se kanë mendimin e tyre, mbyten me gjoba të paligjshme me qëllim…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, tregon rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe ngecjen, sipas tij, kur në qeveri erdhi Edi Rama dhe Partia Socialiste. Sipas kreut të shtetit, edhe pse Shqipëria firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian që në vitin 2006, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia 2012, 2014, ne mbetemi 9 vite pas Malit të Zi dhe 7 vite pas Serbisë. “Në vitin 2006, Kryeministri Berisha firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia e firmosën vite më pas. Ndërkohë, që Mali i Zi i çeli negociatat me BE…

Lexo më Shumë

Mësimdhënësit që tashmë janë vaksinuar kanë nisur fushatë ndërgjegjësimi ndaj kolegëve të tyre që akoma hezitojnë të vaksinohen. Nga Sindikata rajonale për arsim në Tetovë apelojnë për vaksinim masiv të mësimdhënësve duke shtuar që mësimdhënës të caktuar mos të bëhen peng i fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike. – Advertisements – Falë asaj që ne jemi në rend të parë për vaksinim duhet me të madhe që ta pranojnë dhe të vaksinohen. Të mos jemi peng të asaj që mos të fillojë viti shkollor me prezencë fizike. Apeloj te arsimtarët që të vaksinohen. Gabimin ata mos ta…

Lexo më Shumë

Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” pjesa e fundit e vaksinave të siguruara nga kontrata me prodhuesin e Sinovac. Bëhet fjalë për 208 mijë doza të vaksinës kineze. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj ishin të pranishëm në Aeroportin “Nënë Tereza” ku deklaruan se deri tani janë më shumë 700 mijë vaksina që kanë mbërritur në Shqipëri. Manastirliu tha se në total, me ngarkesën e sotme janë marrë nga Sinovac 500 mijë vaksina. “208 mijë vaksnia sapo kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me…

Lexo më Shumë

Mishi dhe prodhimet e mishit mund të shtrenjtohen deri në 40% pas Pashkëve. Industria e mishit ka kërcënuar të rrisë çmimet nëse Qeveria nuk lejon rritje të importit për mishin e ngrirë. Nga industria e mishit kërkojnë që të kthehet masa për shpenzime doganore për importin e mishit të derrit të ngrirë, i dedikuar për përpunim. – Advertisements – Nuk është vendim i ri, por kërkesë për ta vazhduar vendimin e marrë, duke kërkuar që të përmirësohen sasitë e reduktuara nga masa e parë. Kështu që kërkesa nuk është e re për, por kërkesë për vendim të marrë për sasitë…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të hënën në Kosovë 14 viktima me koronavirus. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç), Deçan 1 rast (58 vjeç), Gjakovë 1 rast (67 vjeç), Gjilan 1 rast (76 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (66 vjeç), Shtime 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (83 vjeç)”, është thënë në njoftim. Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 277 raste…

Lexo më Shumë