Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu zhvilloi një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
Veliu dhe Kim vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë së Shtetit, ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.
Drejtor Veliu njohu ambasadoren Kim me punën e Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, duke theksuar vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të luftuar krimet zgjedhore pa u ndikuar nga asnjë kah politik.
Gjithashtu, Veliu garantoi ambasadoren Yuri Kim se Policia e Shtetit është e foksuar dhe e vendosur vetëm në drejtim të zbatimit të ligjit dhe vetëm të ligjit.
Po gjatë takimit, Drejtor Veliu ka njohur nga afër ambasadoren Kim edhe me punën e Policisë së Shtetit në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kultivimit të kanabisit dhe trafikimt të drogave të forta.