Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla transmeton Alsat. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht në drejtimin perëndimorë. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura maksimale do të arrijë 36 deri në 42 gradë Celsius, ndërsa do të aktivizohet faza portokalli për rreziqe nga temperaturat e larta. UV indeksi do të jetë 9. – Advertisements – Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë. Temperatura maksimale do të arrijë në 42 gradë Celsius. Për shkak të fazës portokalli, Ministria e Shëndetësisë rekomandon që qytetarët…
Author: almakos
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë apel Albin Kurtit të merret seriozisht me çështjen e zjarreve.Ai ka shprehur shqetësimin se në gjithë territorin e Kosovës po përhapen zjarret, në Suharekë si dhe në Rugovë të Pejës.Haradinaj kërkon kujdes të shtuar që zjarret mos shkaktohen nga dora njerëzore STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës.Në Suharekë po vazhdon përhapja e zjarrit, ndërsa në Rugovë të Pejës ka filluar edhe evakuimi i banorëve.Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zbulon se deri më sot në Shqipëri janë kryer 1 milion e 221 mijë e 640 vaksinime.Manastirliu thekson nevojën që kjo mbulesë vaksinale të rritet edhe më tepër. Muaji gusht është i hapur për çdo shqiptar mbi 18 vjeç që do të vaksinohet dhe ministrja ripërsërit ftesën që të gjithë t’u drejtohen qendrës shëndetësore më të afërt për të marrë dozat. STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU 1,221,640 vaksinime antiCOVID janë kryer deri më sot, por duhet të rritet ende më shumë mbulesa vaksinale. Ndaj, një ftesë për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar:…
Një banore në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër, ka treguar detaje në lidhje me vdekjen e 64-vjeçarit, Andrea Haxhiaj, si pasojë e asfiksimit.Në një audio-mesazh për mediat, ajo shprehet se ai ka qenë në oborr të shtëpisë, dhe si pasojë e asfiksimit, ka rënë nga shkallët.Sipas saj Haxhiaj ka thirrur bashkëshorten që të shkojë ta ndihmojë. “Kjo është zona ku ka rënë ai që vdiq, ajo që duket është shtëpia, ai ka qenë në shkallë dhe ra poshtë. Ra gruaja për ta ndihmuar sepse thërriste por nuk ia doli dot as ajo. Ajo u asfiksua, erdhën e mori ambulanca, është…
Pas një ballafaqimi prej katër orësh me flakët që kanë prekur pyjet pranë kufirit Maqedoni e Veriut – Greqi, zjarri është vënë nën kontroll, edhe pse vazhdon të jetë aktiv, njoftojnë nga Komuna e Gjevgjelisë. – Advertisements – “Zjarri përfshiu një zonë të madhe të pyllit me pisha, dhe për shkak të erës u përhap në territorin grek, duke prekur kazermën kufitare të ARM-së, ku një automjet policie është djegur. Në lokalizimin e zjarrit përveç brigadës zjarrfikëse – Gjevgjeli, kanë marrë pjesë edhe ndërmarrja publike “Komunalec”, si dhe policia kufitare. Nga ana greke, zjarrfikës nga Polikastro u përfshinë gjithashtu në…
Kosova ka thyer rekordin ditor të vaksinimeve pasi 17 mijë e 322 qytetarë kanë marrë një dozë në 24 orët e fundit. Lëvizja Vetëvendosje i bën thirrje gjithe qytetarëve të caktojnë datën e të vaksinohen pasi çdo vonesë dëmton shëndetin.Sipas partisë e cila qeveris në Kosovë, duhet shtuar numri it ë vaksinuarve që vjeshta t’i kapë qytetarët sa më të imunizuar. STATUSI NGA LËVIZJA VETËVENDOSJE Thyhet rekordi ditor! 17.322 vaksinime brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë. Numri i qytetarëve tanë që po vaksinohen kundër Covid-19 është në rritje, çdo ditë po shohim një numër më të lartë të…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, publikon foton e 64-vjeçarit Andrea Haxhiaj, që humbi tragjikisht jetën nga zjarri në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës.Në një mesazh në “Facebook”, ish-ministri shpreh ngushëllime për humbjen e tij, ndërsa akuzon qeverinë se, sipas tij, ka braktisur Gjirokastrën përballë kësaj fatkeqësie të madhe. Mesazhi i Shehut: Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e jetes se Andea Haxhiaj, nga flaket qe rrethuan shtepine e tij ne “Asim Zenel”.Sherim te shpejte e te plote gruas se tij.Gjirokastra jo vetem eshte e rethuar nga flaket, por dhe e braktisur perballe kesaj fatkeqesie te madhe.Zona te gjera te Bashkise,…
Një banor ka humbur sot jetën prej zjarreve në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës prej zjarreve të përhapura në krahinë. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur pasi zjarret u shtuan në disa fshatra të Luginës së Drinos, duke u përhapur me shpejtësi nga era në sipërfaqe pyjore dhe duke rrezikuar zonat e banuara të disa fshatrave si “Arshi Lengo”, Krinë dhe “Asim Zeneli”. Forcat zjarrfikëse kanë pak mundësi të ndërhyjnë për shkak të terrenit ndërsa pushteti vendor ka pak mjete për të përballuar zjarre të këtyre përmasave.Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të largohen nga zona e rrezikshme.Në Shqipëri…
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka mbërritur në fshatin Asim Zenel i cili është përfshirë nga flakët. Peleshi u shpreh se situata është shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshmeAi u ka bërë thirrje të gjithe baorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo të mos rezistojnë dhe të bashkëpunojnë me policinë për t’u evakuuar. “Është një situatë shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme. Kemi një humbje jete. Pra me pak fjalë duhet evakuim në fshatrat Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo. Policia është në krye të punës.…
Mbrëmë ferri zbriti në tokë, kështu e përshkruajnë banorët e Koçanit tmerrin e një nate më parë kur rreth orës 18 zjarri qe nisi në fshatin Beli, vetëm pak kilometra nga Koçani, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta dhe zona e mbjellë me pisha, dru lehtësisht i djegshëm, shkrumboi më shumë se 100 hektarë pyje, të dhëna ende të pakonfirmuara zyrtarisht. – Advertisements – “Fatmirësisht të lënduar nuk ka, por dëmet materiale ende po përllogariten. Ne u ngjitëm deri sipër në kodër, ku disa banorë kanë pasur stallat e tyre, tek disa prej të cilave kishte pula, derra,…
Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje live për News24 nga Dukati i Vlorës thotë se pjesërisht është shuar zjarri afër këtij fshati. Siç siguroi dhe ministry Peleshi, tashmë nuk ka më rrezik për banesat e Dukatit. Nga ana tjetër problem kryesor mbetet rreziku për Parkun e Llogarasë që nëse preket nga flakët do të ketë dëme shumë të mëdha. Më parë ishin 500 forca të FA që ishin angazhuar, por një pjesë e tyre janë larguar për në Gjirokastër ku dhe aty ka probleme serioze me zjarret.
Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri.Raportohet se ka humbur jetën një i moshuar në fshatin Asim Zeneli, ku situata nga zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka nisur dhe evakuimi i banorëve.Lajmi i rëndë është konfirmuar për “News24” nga burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes.

