Author: almakos

Këtë të enjte Gjykata e Lushnjës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Kastriot Hasallën, 47-vjeçarin që vrau me armë gjahu 30-vjeçarin Romeo Hasalla, e plagosi 2 vëllezërit e babain e këtij të fundit. Vëllai i madh i Kastriotit, Jonuz Hasalla, në një prononcim për gazetarin e “News 24”, Ervis Kuçi ka treguar se nuk e di se si ka ndodhur ngjarja, pasi ka vite që është larguar nga fshati. Vëllai i autorit tha se do të shkoj për ngushëllim në familjen e viktimës dhe të të plagosurve, duke marrë përsipër të gjithë rrezikun që mund të ketë. Gjithashtu ai…

Lexo më Shumë

Policia gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje për trupin e pajetë që u gjet gjatë ditës së djeshme në lumin Vardar pranë fshatit Radiovc të Tetovës, transmeton Alsat. Autoritetet nuk kanë konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës, ndërkaq kufoma është identifikuar dhe i është dorëzuar familjes. – Advertisements – “Më 03.08.2021 rreth orës 13.40 në SPB Tetovë është raportuar se në vendin e quajtur “Mburoja”, zona e Radiovcës së Tetovës, një kufomë njeriu është vërejtur në rrjedhën e lumit Vardar. Pas identifikimit të tij nga familja, është identifikuar se bëhet fjalë për personin Z.R. (53) nga Tenov e Tetovës,…

Lexo më Shumë

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një sasi droge dhe një thikë.Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi, në Dhërmi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kannabis sativa dhe një armë të ftohtë (thikë). Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet…

Lexo më Shumë

Ilustrim Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Tearcë të Tetovës janë kapur 100 rrënjë të uzinës së kanabisit, transmeton Alsat. Bimët narkotike janë gjetur në vendin e quajtur “Llapuf”. – Advertisements – “Sipas pronarit të arës S.U. (67) nga Tearca e Tetovës, këto ara nuk janë punuar dhe kultivuar për disa vjet me radhë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Policia e Lezhës ka vendosur në pranga 2 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. I arrestuari është Rolins Zeqja, 35-vjeç i shpallur në kërkim kombëtar nga Gjykata e Krujës për veprën penale shkelja e rregullave të “Qarkullimit Rrugor”. Gjithashtu, policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 43-vjeçares K. T., pasi ka përplasur me makinën e saj një 30-vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë: DVP Lezhë Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Vihen në…

Lexo më Shumë

Arrestohet autori i plagosjes me thikë të një 42-vjeçari mbrëmjen e kaluar në Berat. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit G. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. K., 42 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kontrolluan zonën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Në pikën rajonale të vaksinimit në poliklinikën “Bukuresht” në Shkup po krijohen radhë të gjata nga banorët dhe pritje prej disa orës për tu vaksinuar. Banorët ankohen për pritjet e gjata, posaçërisht për shkak të motit të nxeht me diell të fort, me rrezik për shëndetin e tyre. – Advertisements – Në lidhje me: Gjatë 24 orëve të fundit janë aplikuar 12.939 vaksina IMG_2548

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për shpërdorim detyre për çështjen e Teatrit Kombëtar. SPAK i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike ku konfirmon se ka nisur hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës mbi bazën e kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020. Në një letër dërguar PD, siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa thuhet se edhe kallëzimi i bërë nga ky subjekt është bashkuar me këtë procedim penal. Ndërkohë që lidhur me fazën ku ndodhen hetimet, SPAK deklaron se për shkak…

Lexo më Shumë

Gjirokastra dhe rrethinat e saj ka qenë një nga qendrat që janë prekur më së shumti nga flakët. Aty u regjistrua dhe viktima e parë, 64-vjeçari Andrea Haxhia, nga fshati Asim Zeneli.Ndërsa bashkëshortja e tij, ndodhet në gjendje të rëndë në një spital të kryeqytetit. Gazetarja Brikena Metaj, raportoi se vatrat e zjarrit në këtë fshat për fat të mirë janë neutralizuar. Ajo ka thënë se dyshohet se 64-vjeçari është asfiksuar nga tymi e për pasojë ka mbetur i bllokuar në mes të zjarreve. Gazetarja rrëfeu se çifti kishte 2 fëmijë, njërin që ishte me studime në Tiranë, e tjetri…

Lexo më Shumë

Në rajonin e Staro Nagorçanit mbetet aktiv zjarri në Drenak, në terren të vështir për qasje, informoi sot komandanti i njësitit të zjarrfikësve, Dalibor Trajkovski. Autoritetet presin që zjarri në pjesën e maleve të shuhet me helikopter, transmeton Alsat. Nga QRMK-Kumanovë njoftojnë se zjarri në “Kokinski doll”, në drejtim të Arbanashko është shuar tërësisht. – Advertisements – Në Kumanovë ka vatra aktive të zjarreve në Lipec, Murgash, informoi sot Dejan Ilievski, komandanti i njësitet të zjarrfikësve në Kumanovë. “Bëhet fjalë për terren të hapur, zjarri është nën kontroll, informoi Ilievski. Mbrëm ka pasur zjarre në Pukovsko, pezovo, Beljakovec, Jaqince dhe…

Lexo më Shumë

Është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila sqaron se personi që ka ndërruar jetë është nga fshati Novoselë i Malishevës.Raportohet se viktima ka ndërruar jetë nga asfiksimi, pasi kishte shkuar te stallat në pronësi të tij të kapluar nga flakët. “Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, konfirmoi Policia e Kosovës. Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur. Ndërkohë, autoritetet po punojnë intesivisht për të neutralizuar flakët.

Lexo më Shumë