Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndoqi nga afër punimet fundit që po kryhen në shkollën “Murat Toptani”, ku tashmë ka përfunduar puna në ambientet e brendshme të shkollës dhe palestrës, dhe janë duke u realizuar sistemimet e jashtme. Ai u shpreh se bashkë me shkollën “1 Qershori”, e cila përfundoi vitin e kaluar, dhe “Murat Toptani” që përfundon brenda muajit gusht, zona e Selitës është e kompletuar sa i takon institucioneve arsimore. “Me shkollën “1 Qershori”, që është në kufirin e Selitës me autostradën, dhe shkollën “Murat Toptani”, në zonën kodrinore, ne zgjidhim problematikën e arsimit në Selitë.…
Author: almakos
Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda së bashku me avokaten Majlinda Hasani do të dalin sot para Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanËeb se Voda dhe Hasani kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë pasi ndodhen në arrest shtëpie. Sipas tyre, është e paarsyeshme që për një çështje që i përket 2019-2020 të mbahen nën arrest, ndërkohë që nuk ka rrezik të largohen apo të prishin provat. Edhe e përfshira tjetër, Florida Beu ka kërkuër ndryshim mase sigurie edhe pse ajo ka qenë e liruar për shkak se ishte në spital për arsye shëndetësore. Më 10 gusht…
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, parashikon masa të reja: Personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maska. Ata që nuk janë vaksinuar mund të përjashtohen nga gastronomia. Propozimet kanë shkaktuar kritika. Në Ministrinë Federale të Shëndetësisë mendojnë se për përballimin e suksesshëm të një vala të re të mundshme të pandemisë Corona nevojiten edhe masa të reja. Tanimë po flitet shumë për valën e katërt, ndonëse shpresohet se efekti i saj do të jetë shumë më i dobtë. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka hartuar një dokument për masat e parashikuara, të cilin e ka dërguar në Bundestag. Raportin…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize për shkak të situatës me zjarret në vend, transmeton Alsat. Ekzekutivi ka marrë vendim për shpallje të gjendjes së krizës për 30 ditë, në të gjithë territorin e vendit. Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për koordinim dhe menaxhim me kriza. – Advertisements –
Goditet një bazë e përpunimit të drogave të forta në Durrës, ndërsa në pranga ranë 2 persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Baza” u sekuestruan 408 gramë heroinë dhe një sasi e vogël kokaine. Në pranga ranë shtetasit Klejton Xhaferri, 32 vjeç dhe Ergys Vogli, 33 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të dy banues në Durrës. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marë me qira një banesë në lagjen nr.8, Durrës dhe e kishin përshtatur atë për përpunimin dhe…
Gjykata e Larte ka caktuar sot datën se kur do të mbahet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Cela. Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca do të zhvillohet më 28 shtator, në orën 10:00.
Zjarri në Jaqincën e Epërme në rajonin e Kumanovës është ende aktiv, njoftuan sot autoritetet në Kumanovë, transmeton Alsat. Zjarret tjera në Dovezence dhe Jaqincë-Murgash janë vënë nën kontroll. – Advertisements – “Tre vatra aktive i kemi shuar deri në ora tre të mëngjesit. Por ka mbetur një ekip patrullues i banorëve dhe zjarrfikësve” tha komandanti i zjarrfikësve në Kumanovë, Dejan Ilievski. Kodra Lipec u dogj gjithë natën në të dy anët drejt Dovezences dhe Murgashit. Zjarri preku pyll me bar thatë.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës në disa qarqe ku ka prani të vatrave të zjarrit. Në një raportim gjatë natës, bëhet e ditur se në qarkun Vlorë, në terren kanë qenë të angazhuar 319 forca të FA, 31 mjete, 4 autoambulanca, 21 punonjës të zjarrfikëses dhe njësisë së pushtetit vendit, si edhe 3 helikopterë. Ndërkohë, prani të zjarrit ka dhe në qarkun e Gjirokastrës, Shkodrës, Dibrës, Fier dhe Elbasan. SITUATA SIPAS QARQEVE Qarku Vlorë Vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit, ku janë angazhuar 319 forca të FA, 31 mjete,…
Tre helikopterë serbë dhe një maqedonas u ngritën nga aeroporti i Shkupit në drejtim të rajonit të Pehçevës, tha drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza, Stojançe Angelov, transmeton Alsat. Ai njoftoi në Facebook se gjithsej pesë helikopterë do të intervenojnë për shuarjen e zjarreve në këtë rajon. – Advertisements – “Pas performancës së ekuipazhit të helikopterit të ushtrisë sonë, në këtë moment tre helikopterët serbë dhe një tjetër i yni po ngrihen. Gjithsej pesë helikopterë do të veprojnë mbi zjarrin e madh”, ka shkruar Angellov.
Alsat-M is a national television station that broadcasts throughout the territory of North Macedonia. Its programming is transmitted mainly in Albanian and occasionally in Macedonian, based on the European concepts of information that aim to foster multi-ethnic coexistence in North Macedonia. Alsat has a dynamic range of programming that covers: news, politics, economy, entertainment, music, sports, etc.
Dy persona janë plagosur këtë mbrëmje në Durrës, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi brenda një banese në lagjen nr.13. Policia njofton se janë plagosur shtetasit I. K., 54 vjeç, dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Durrës/Informacion paraprak. Më datë 04.08.2021, në orën 20:40, në një banesë në lagjen nr.13, Durrës, ka shpërthyer një bombël gazi e për pasojë janë lënduar shtetasit I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen…
Fotografi nga zjarri në Kokino Grupi i institucioneve për menaxhim me situata të krizës në Maqedoninë e Veriut, I kanë kërkuar Qeverisë të shpallë gjendjen e krizës prej të paktën 30 ditë. – Advertisements – “Grupi për vlerësim gjatë pasdites, më 4 gusht 2021 ka mbajtur mbledhje në të cilën, për shkak të rritjes së vëllimi të zjarreve, ka sjellë vendim njëzëri që t’i propozojë Komitetit Udhëheqës (ministri i Punëve të Brendshme, i Punëve të Jashtme, i Mbrojtjes, i Shëndetësisë, i Transportit dhe Lidhjeve dhe udhëheqësve të grupit për vlerësim) t’i propozojnë Qeverisë të sjellë Vendim për ekzistim të gjendjes…

