Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize për shkak të situatës me zjarret në vend, transmeton Alsat. Ekzekutivi ka marrë vendim për shpallje të gjendjes së krizës për 30 ditë, në të gjithë territorin e vendit. Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për koordinim dhe menaxhim me kriza.




