Author: almakos

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Mallakastër, ku është gjetur një sipërfaqe kanabisi në Çorrush. Nga sa bëhet e ditur në pranga ka rënë 69-vjeçari Zenel Lalaj, teksa në kërkim është shpallur i biri, Artur Lalaj. Nga ana tjetër, në banesë këtyre personave i është gjetur armë gjahu dhe sërish kanabis. NJOFTIMI NGA POLICIA DVP Fier Vihen në pranga 3 shtetas, shpallet 1 në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Mallakastër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Si rezultat, gjatë një operacioni të organizuar në Mallakastër, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet…

Lexo më Shumë

Korriku i këtij viti është klasifikuar si muaji i tretë më i nxehtë në histori. – Advertisements – Mediat e huaja bëjnë me dije se nga të dhënat e fundit të publikuara nga shkencëtarët e Shërbimit Europian për Monitorimin e Ndryshimeve Klimatike “Kopernikus”, rezulton se temperaturat e korrikut kanë qenë ndër më të nxehtat në histori. Ndër të tjera ato paralajmërojnë se çlirimi i gazrave serë po ndryshon në mënyrë të pakthyeshme klimën e planetit tonë. Sipas ekspertëve, vetëm muajt Korrik të viteve 2019 dhe 2016 kanë qenë më të nxehtë se ky i sivjetmi. Dëshmi e për këto ndryshime të…

Lexo më Shumë

Një parcelë me kanabis është gjendur në fshatin Shkozë të Gjegjanit, në zonën e Pukës. Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në terren pas informacioneve të marra për kultivimin e lëndëve narkotike në këtë zonë. Pas disa orësh monitorimi nga helikopteri, efektivët e RENEA-s evidentuan në një terren të thepisur malor në zonën e quajtur “Qafa e Helmit”, një parcelë me fidanë dhe bimë narkotike. Ata kanë zbritur me litar në një zonë mes shkurresh derisa kanë arritur në vendin ku ishte kultivuar bima narkotike. Në kuadër të këtij operacioni, Policia njofton se nuk është arrestuar asnjë person, teksa po punohet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit sot shpall datën e zgjedhjeve lokale. Raundi i parë do të mbahet më 17 tetor. 30 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve bëhet propozimi i listave për këshilltarë komunal dhe këshilltarë në Kuvendin e Qytetit të Shkupit, ndërsa nga 27 shtatori fillon fushata zgjedhore. Derisa vendin e ndajnë 48 orë nga periudha zgjedhore, në Kuvend janë ngrirë negociatat për Kodin Zgjedhor mbi ndryshimet e propozuara nga Qeveria. Shërbimet e ligjvënësit janë duke përpunuar amendamentet e propozuara, ndërsa deputetët ndodhen në pushim kolektiv. – Advertisements – Partitë e vogla nuk pajtohen me pragun 2 për qind për kandidatura të…

Lexo më Shumë

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi është kapur me 1 kilogramë kokainë në makinë. Mësohet se i arrestuari është 23-vjeçari Kastriot Dardha.Ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Golf” në një autostradë të vendit dhe u ndalua nga policia krejt rastësisht. Pas kontrolleve të ushtruara në mjet, efektivët gjetën sasinë e kokainës. Ai është dënuar me 20 muaj burg nga Gjykata e Noriuch.Mediat e huaja shkruajnë se i riu shqiptar bënte një jetesë të qetë në Britani dhe punonte si kamerier për të ndihmuar prindërit e tij të sëmurë.

Lexo më Shumë

Një plagosje me thikë është shënuar pak minuta më parë në Tiranë. Policia njofton se pas një konflikti të çastit, është goditur me thikë 24-vjeçari A. K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Identiteti i autorit është mësuar nga uniformat blu, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditura, pasi efektivët janë vendosur në kërkim të tij.Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i plotë i Policisë: Me datë 05.08.2021, rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me një mjet. prerës(thikë), shtetasi A. K., 24…

Lexo më Shumë

Thuajse i gjithë territori i Shqipërisë është “nën pushtetin” e flakëve, ku dëmet janë të shumta. Mijëra ha tokë janë shkrumbuar nga flakët, dhjetëra shtëpi janë djegur, e për fat të keq, është regjistruar një viktimë në Gjirokastër, i quajtur Andra Haxhia. LSA sjell foto nga operacioni i tyre, kur shihen, ndërhyrjet nga toka e ajri. Helikopterët patrullojnë në ajër dhe lëshojnë ujë në zonat që po digjen.Efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikëset dhe vullnetarë, shfaqen me çdo mjet të nevojshëm për të shuar ato që digjen. Edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është pjesë e kolazhit të fotografive. Ai…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik. “Në fund të fundit, Qeveria e Kosovës duhet të vendosë se në cilat iniciativa do të bashkohet dhe cilat e mbështesin më së miri vizionin e saj ekonomik. Megjithatë, ne inkurajojmë qeverinë që t’i qaset përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik me mendje të hapur dhe të përqafojë zgjidhjet që japin rezultate për kosovarët, teksa përmirësojnë raportet me fqinjët e saj”, thotë për Radion Evropa…

Lexo më Shumë

Qyteti i Vlorës po përballet ditët e fundit me situatë të vështirë për shkak të zjarreve që tashmë kanë djegur mijëra hektarë pyje. Në një intervistë për gazetarin Enrik Mehmetaj, kryetari i bashkisë së Selenicës Pëllumb Binaj u shpreh se këto kanë qenë ditë të vështira për të gjithë zonën duke bërë përgjegjës njerëzit e papërgjegjshëm për situatën nga zjarret. “Sot për ne dhe bashkinë Selenicë ka qenë një nga ditët më të vështira të kësaj periudhe që unë jam drejtues pasi dora e një njeriu të papërgjegjshëm ka bërë që të përfshihen në flakë fshatrat Gjormë dhe Gumenicë. Dua…

Lexo më Shumë

Nga minuta në minutë po shpërthejnë zjarre në të gjithë vendin. Përveç Dellçevës dhe Pehçevës, situata është kritike në rajonin e Kumanovës ku janë aktive tetë vatra zjarri që shpërthyen për një orë e gjysmë, ndërsa në Prilep digjet pyll në 18 lokacione ndërsa nga fshati Rakle janë evakuuar dy persona. 18 zjarre aktive edhe në Shkup. – Advertisements –  “Edhe në Shkup situata është alarmante. Aktualisht kemi 18 vatra zjarri. Më kritike janë fshati Kuçkovë, fshati Sfillare e Epërme. Gjithashtu kemi edhe midis Dobri Dollit dhe Rakotincës në komunën e Sopishtes dhe Bllacë e Epërme të cilat kanë shpërthyer…

Lexo më Shumë

Edhe Kosova vazhdon të jetë e përfshirë nga zjarret që kanë përfshirë të gjithë Ballkanin. Mediat kosovare raportojnë se tashmë zjarri ka prekur edhe Bjeshkët e Nemuna duke marrë përmasa më të mëdha sot si pasojë e erarëve të forta.Drejtori i parkut kombëtar Bjeshkët e Nemuna, Fatmir Morina thotë se ka ndërhyrje në lokacionet ku vlerësohet rreziku. “Tashmë është përhap zjarri edhe në lokalitete të tjera, ky zjarr është pothuajse që 10 dite u shfaqur ndërsa ne jemi mundur ta lokalizojmë por era e madhe e cila po mbizotëron ditët e fundit është kah e shpërndan me të madhe… Banorët…

Lexo më Shumë