Author: almakos

Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes, ka bërë një pasqyrim të situatës së zjarreve në vendin tonë, nga Baza Operative e Pashalimanit, prej ku tha se janë shuar deri më tani 163 vatra nga forcat e ushtrisë, zjarrfikësit dhe emergjencave civile. Mes të tjerash, ministri deklaroi se “Në Mashkullorë të Gjirokastrës kemi çuar një kontingjent me 50 efektivë, sepse kemi një vatër jashtëzakonisht të rrezikshme. Era po i çon flakët drejt fshatit. Bëj thirrje për evakuim. Policia e Shtetit të mos mendohet dy herë për t’i evakuuar banorët”. Duke folur për gazetarët këtë të premte, ai tha se vatra më serioze në…

Lexo më Shumë

Për herë të parë, para lexuesit shqiptar Gazeta Panorama boton procesverbalin sekret të gjyqit më misterioz të historisë së Shqipërisë komuniste. Ishte pikërisht fillimi i vitit 1982, kur kishte veç disa muaj që kish te vdekur në mënyrë enigmatike ish kryeministri historik dhe i hekurt, Mehmet Shehu. Në atë periudhë një valë e tërë arrestimesh shokoi mbarë popullin. Në prangat e policisë sekrete ranë njëri pas tjetrit në mënyrë të menjëhershme lideri dhe arkitekti i Sigurimit të Shtetit dhe ish-ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, si dhe Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Ziçishti, Fiqrete Shehu, Gani Kodra, Ali Çeno etj. U…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pasdite do të shpallë datën e zgjedhjeve lokale. Pritet që votimet për kryetar dhe këshillash komunal të jenë në 17 tetor. 30 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve bëhet propozimi i listave për këshilltarë komunal dhe këshilltarë në Kuvendin e Qytetit të Shkupit, ndërsa nga 27 shtatori duhet të fillojë fushata zgjedhore. Edhe pse sot do të shpallen zgjedhjet lokale, në Kuvend janë ngrirë negociatat për ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Qeveri. Ndërsa deputetët janë në pushim kolektiv. Më 6 gusht ishin shpallur edhe zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura më 15 tetor të…

Lexo më Shumë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar sot rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, që u arrit më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, shkruan Gazeta Express. Sipas mediave kosovare për rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë votuar vetëm 24 deputetë, ndërkaq 57 deputetë abstenuan. Në mesin e deputetëve që abstenuan ishin edhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje,. Rezoluta i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatonte këtë marrëveshje që përkrahet edhe nga Administrata Biden dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej Kuvendit të Kosovës. Marrëveshja e Uashingtonit u…

Lexo më Shumë

Zbulohet dosja e rrëmbimit te 12-vjecarit Ronaldo Tanushi, në 4 korrik në Tiranë. “BalkanWeb” ka zbuluar dosjen e Prokurorisë për veprën penale “trafikim i të miturve”, për të cilën ndodhet në burg prej një muaji Bukuroshe Muharremi, 50 vjece. Siç është shkruar në dosjen hetimore të Prokurorisë ë Sarandës: “Nga shqyrtimi në shkallë të parë i kërkesës për vleftësim arrestimi dhe caktim mase sigurimi ndaj të dyshuarës, ka rezultuar se më datë 06.07.2021, rreth orës 12:00, është lajmëruar Komisariati i Policisë Sarandë, nëpërmjet Komisariatit të Policisë Tiranë, në lidhje me humbjen e një të mituri, shtetasit Ronaldo Tanushi. Sipas shërbimeve policore të…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur të zgjasë me një muaj hetimet për ish-gjyqtaren e Krujes, Enkeleida Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë. “Zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve nën hetim ENkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani dhe Altin Skëndera, për një periudhë një mujore, nga data 05.08.2021 deri në datë 05.09.2021”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, SPAK ka vendosur të zgjasë me 6 muaj hetimet…

Lexo më Shumë

Për të paktën edhe 10 ditë në territorin e vendit tonë nuk do të ketë reshje.  Ky lajm është konfirmuar nga sinoptikania Lajda Porja e cila  e ftuar në një lidhje live në ‘’News24’’  tha se nuk parashikohet që territori i Shqipërisë të përfshihet nga reshje shiu. Ajo po ashtu ka dhënë një lajm pozitiv pasi intensiteti i erës që ka favorizuar edhe zjarret në vend, duke nisur nga sot do të ulet. “Reshjet e shiut nuk do të kenë intensitet. Ka pasur vetëm pika shiu dhe reshja ka pasur vetëm në zonen lindore. Përmirësime ka patur me intensitetin e erës.…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08.00, në Çair, policia e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup ka arrestuar personin J.A(27) nën dyshimin se ka kryer vepër penale “prodhim, mbajtje dhe tregti me armë dhe materie eksplozive” i dënueshëm sipas nenit 396 të Kodit Penal. – Advertisements – Pas marrjes së masave paraprake është vërtetuar se J.A ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Me urdhër të gjykatësit paraprak në procedurë është kryer bastisje në shtëpinë e tij ku është gjetur municion të cilën e ka poseduar ilegalisht. J.A është dorëzuar para gjykatësit paraprak, dhe i është shqiptuar masa…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kush, përmes një postimi në rrjetit të saj social, ka apeluar që të shikohet mundësia e vaksinimit nga ana e mësuesve, pedagogëve e studentëve përgjatë këtij muaji, me qëllim që të kemi një vit të ri shkollor e akademik sa më të mbarë. “Në këtë muaj të hapur vaksinimi për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, inkurajoj çdo mësues, pedagog dhe student që nuk është vaksinuar deri më tani, të kryejë vaksinën në qendrat shëndetësore apo pikat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin”, shprehet Kushi në publikimin e bërë.Sipas saj, kjo…

Lexo më Shumë

Disa shtëpi e toka në Suharekë e Prizren janë përfshirë nga zjarri. Lidhur me këto raste, Policia ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh. Në Mushtisht të Suharekës është përfshirë nga zjarri një shtëpi dhe dy stalla. Shkak për këtë dyshohet të jetë energjia elektrike.“Fsh.Mushtisht, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar dhe më pasë janë përfshi edhe dy stalla të dy ankuesve tjerë meshkuj kosovarë. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, ka njoftuar Policia. Shkaku i rrymës dyshohet se…

Lexo më Shumë

Shtatë persona, të akuzuar si të përfshirë në veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve janë arrestuar nga policia e Durrësit, e cila ka finalizuar operacionin e koduar “Motoristi” Gazeta Shqiptare mëson se në pranga ranë shtetasit: Korab Cala, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala, Alfred Sefa. “Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me tre mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjetën rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku…

Lexo më Shumë