Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në vend të krijuar për shkak të zjarreve. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se lufta me flakët vazhdon, ndërkohë që Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile vijojnë punën në terren, nga toka dhe ajri. “ Vazhdon lufta me flakët – Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurovë-Selitë (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi…
Author: almakos
I nxehti i kësaj vere ka krijuar një situatë emergjence në vende si Turqia, Greqia, Shqipëria, Kosova etj., ku zjarret në zona të ndryshme të këtyre vendeve kanë dalë jashtë kontrollit. Për ditë me radhë, zjarrfikësit në Shqipëri janë në vijë të parë, në luftë me flakët e rrezikshme, duke u përpjekur t’i vënë nën kontroll dhe evituar që ato të përhapen më tej në zonat e populluara. Në këto rrethana, Vodafone Albania ka marrë masa të menjëhershme për të mbështetur me komunikim heronjtë në vijën e parë të këtij misioni si edhe banorët e zonave të prekura. Të gjithë…
Teksa fundjava ka një fluks të shtuar mjetesh që udhëtojnë drejt zonave bregdetare, policia rrugore paralajmëron shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit. Përmes një njoftimi për mediat, policia iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos bëjnë paralajmërime të gabuara apo mos të ecin me shpejtësi dhe të zgjedhin rrugë alternative në orët e pikut. NJOFTIMI I POLICISËFluks i shtuar në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe në kthim. Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, qëndroni në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes për shkak të fluksit të lartë të mjeteve, përdorni rrugë alternative dhe…
Përgatitjet për Festën e Birrës, festa verore përmasat e së cilës tashmë e tejkalojnë Shqipërinë, po shkojnë drejt fundit. Nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, që është organizatorja e kësaj feste të përvitshme, Benila Terova thotë në një intervistë për News24, se festa e Birrës këtë verë do të zhvillohet në dy pole të qytetit, në sheshin e pazarit dhe tek terminali i ri i autobusëve ku do të marrin pjesë mbi 10 lloje birrash. “Festa e Birrës do të jetë në dy pole. Festa do të bëhet në terminalin e autobusëve dhe sheshin e pazarit të Korçës, me diversitet të…
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, shpalli zgjedhjet lokale për më 17 tetor. Fushata parazgjedhore do të fillojë 20 ditë para datëa aë zgjedhjeve. – Advertisements – Ai tha se që mos keqpërdoret kuvendi për fushatë, tha se Kuvendi nuk do të mbajë seanca, vetëm në raste urgjente.
Kënga, vallja popullore dhe baleti modern ngriti në këmbë Librazhdin, ku qindra qytetarë dhe turistë shijuan koncertin e organizuar në sheshin kryesor të qytetit. Nën tingujt e muzikës shqiptare dhe me pjesëmarrjen e artistëve më të njohur, ky koncert u organizua nga bashkia e Librazhdit, në këtë periudhë pushimesh dhe netësh të nxehta, ku nuk mund të mungonte freskia e birrës Korça. Birra Korça është gjithmonë e pranishme kudo ku zhvillohen festa të mëdha, duke dhënë më shumë gjallëri me shijen e saj cilësore në çdo qytet. Birra Korça, birra e parë shqiptare vijon turin vizitues në qytetet kryesore, sheshet…
Shumë zjarre në gjithë territorin e vendit vazhdojnë të jenë aktive. Edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të zjarrfikësve, banorëve dhe ndihmës nga jashtë në disa zona nuk është arritur shuarja e flakëve. Situatë e rëndë është edhe në rajonin e Kumanovës dhe Kriva Pallankës. Nga ana tjetër edhe përkundër kërkimeve të vazhdueshme nuk është gjetur asnjë gjurmë e 59 vjeçares, e cila sipas familjarëve kishte mbetur e ngujuar në shtëpi gjatë zjarre të fuqishme në Nagoriç të Vjetër. – Advertisements –
Të tjera detaje dalin në dritë nga sasia e kokainës që u kap sot në portin e Durrësit, në një kontejner me prodhime deti që vinte nga Ekuadori. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se kontejneri, brenda të cilit kishte 7 kg kokainë, kishte disa ditë që kishte mbërritur në portin e Durrësit. Pas dyshimeve se në të fshihej drogë, policia ushtroi kontrolle të imtësishme në kontejner, ku në pjesën e kapakëve të ventilimit u gjetën pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë rreth 7 kg dhe një GPS, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”. Në lidhje…
Rritje e vazhdueshme e rasteve të reja me Kovid19. Gjatë 24 orëve të fundit vendi ka regjistruar 325 raste të reja me Kovid19. Pas kryeqytetit, Tetova vazhdon të kryesojë listën e qyteteve me më shumë të infektuar ndërkaq edhe numri i të shtruarve në spitale vazhdon të shënojë rritje. – Advertisements – “Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup për momentin të shtrirë janë 23 pacientë pozitivë me Kovid19. 21 prej të cilëve janë në oksigjeno terapi. Shumica e tyre janë nga qyteti i Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovë” Nga Klinika Infektive në Shkup thonë se të gjithë pacientët ë shtruar…
Të premten, Kosova regjistroi 271 raste të reja me koronavirus, që paraqet rritje të rasteve, krahasuar me një ditë më herët kur u regjistruan 195 raste të reja. Rastet e reja dolën pas testimit të 4.666 mostrave. Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 15 pacientë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq, raste aktive janë 1.321. Sipas raportit ditor, më së shumti raste janë shënuar në grupmoshën 20-29 vjeç, përkatësisht 73 raste. Ndërkaq nga 0 deri në 9 vjeç janë infektuar 8 persona, ndërkaq, në grupmoshën 10-19 vjeç janë regjistruar 26 infektime. Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më…
Një tjetër sasi lënde narkotike është kapur këtë mesditë në Portin e Durrësit. Policia njofton se ka sekuestruar një sasi prej 7 kg kokainë, duke arrestuar administratorin e firmës, ku do të mbërrinte kontenieri. Blutë e Durrësit theksojnë se “Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në pjesën e kapakëve të ventilimit u gjetën pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë rreth 7 kg dhe një GPS, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”. Sipas policisë, droga ishte në një kontenier të ngarkuar me prodhime deti që ishte nisur nga Ekuadori për llogari…
Përveç zjarreve në pyje, zjarre edhe në skenën politike. Pushteti dhe opozita, para syve të atyre që u dogjën shtëpitë, në një debat kush sa ka bërë, e sa nuk ka bërë për të parandaluar zjarret. Për VMRO DPMNE-në është skandaloze që kryeministri Zoran Zaev shkoi me pushime nga 3 deri më 12 gusht, dhe përmes telefonit dhe internetit është në koordinim me institucionet. – Advertisements – “Tre ditë nuk ka asnjë gjurmë apo zë nga Zaevi. Ai është përgjegjës kryesor për situatën. Pushimet e tij nuk mund të jenë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve. “Ai dhe të…

