Author: almakos

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë e raportuar sot nga Roskoveci, ku një 20-vjeçare me aftësi të kufizuara është abuzuar seksualisht dhe lënë shtatzënë, që tashmë është në muajin e shtatë. Policia ka arrestuar për ngjarjen 56-vjeçarin Petrit Arapi, ndërsa bashkëshortja e tij është shprehur se nuk di asgjë për ngjarjen. “BalkanWeb” sjell më poshtë një deklaratë të bashkëshortes së të arrestuarit, e cila duket se nuk ka dijeni për ngjarjen e rëndë. “Moj çfarë thua ti moj, ej, nuk di gjë fare. Për atë punë burri im moj… Jeni në terezi jua apo. Çfarë po thonë këto moj xhan,…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka njoftuar se është kërcënuar nga ata që i cilëson “militantët e Lëvizjes Vetëvendosje”. Musliu deklaroi se kërcënime ka pranuar pas debatit që ka pasur me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. “Të dashur miq dhe të gjithë ju që jeni shqetësuar e kujdesur për sigurinë time. Duke ju falënderuar të gjithëve për kujdesin, dhe në pamundësi për të ju kthyer përgjigje secilit veç e veç, ju konfirmoj se, pas seancës parlamentare ku po diskutohej për 100 ditshin e Qeverisë dhe debatit tim me Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, nga…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka paralajmëruar të gjithë autorët e zjarrvënieve në vend, se do të përballen me ligjin. Përmes një postimi në “Facebook”, ministri Çuçi deklaron se me zjarrin nuk luhet dhe as nuk bëhet shaka. “Do të përballen me ligjin të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër do të shkaktojnë zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre. Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka, prandaj apeloj për t’u treguar të kujdesshëm në çdo moment.

Lexo më Shumë

Shoqata gastronomike “Kulinaria Horeca”  e cilëson si të pa logjikshëm propozimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e dasmave në ambient të mbyllur. Ata kërkojnë nga autoritetet një analizë e cila do të tregojë se vatrat e virusit vijnë pikërisht nga dasmat nëpër restorante. Kërkojnë që të ketë kontrolle sa më shtuara me qëllim që derisa punojnë lokalet, të vlerësohet se cili i respekton e cili jo rekomandimet dhe masat e autoriteteve. – Advertisements – “Ky propozim nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse na duket skajshmërisht i pa logjikshëm. Neve na duhet një shpjegim…

Lexo më Shumë

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 161 kompani kanë shkelur rregullat për evidencën e punonjësve në vendin e punës. Të dhënat e marra nga Alsat thonë se inspektorët shtetërorë të punës kanë gjetur parregullsi në pjesën e Ligjit të Punës, në 118 kompani që nuk kanë mbajtur evidencë për orarin e plotë të punës për punonjësit e tyre. Për më tepër, janë sanksionuar 27 punëdhënës të cilët kanë të punësuar më shumë se 25 persona e që nuk mbajnë evidencë elektronike të orarit të plotë të punës, e as nuk u është përllogaritur puna jashtë orarit. Inspektorët shkruan…

Lexo më Shumë

Eliminohen vatrat e zjarrit në Dukat dhe Gjirin e Gramës. Pas punës së intensifikuar të forcave operacionale dhe helikopterit të ardhur nga Holanda po vijon puna për izolimin e plotë të flakëve në të gjithë sipërfaqen e prekur në Gadishullin e Karaburunit, në qarkun e Vlorës. Gjithashtu është shuar zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, në bashkinë Finiq, duke shmangur rrezikun për banesat. Zjarri në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier po mbahet nën kontroll, ndërsa ka vijuar puna me helikopterin çek për shuarjen përfundimtare të tij. Në Kepin e Rodonit, në Durrës është raportuar një vatër…

Lexo më Shumë

11 drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjatë këtij harku kohor janë pezulluar 39 leje drejtimi,  22 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Autoritetet kanë ndëshkuar me gjobë dhe 1762 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia iu drejtohet me një apel drejtuesve të mjeteve; “Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo…

Lexo më Shumë

Një seri audio përgjimesh ku rezulton të jetë i përfshirë drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, Dardan Nuhiu ka tronditur opinion publik. Audiopërgjimi është publikuar nga gazeta online Shqip.com, ndërsa në to dëgjohet Nuhiu, i cili ka në dispozicion informacione për të gjithë qytetarët, nisur kjo nga posti që i është besuar, të thotë se synon të kapë pushtetin mediatik në Kosovë.Gjithcka nis me informacionet që ai zotëron për qytetarë të caktuar ndërsa më pas i shantazhon përmes mediave të tij, duke i detyruar të pasqyrojnë atë cfarë ai kërkoi. Në audio përgjim, Nuhiu dëgjohet të thotë se…

Lexo më Shumë

Debati për performancën e artistit serbo-boshnjak Goran Bregoviç ka arritur kulmin në Shqipëri e Kosovë me personazhe publikë “Pro” dhe “Kundër”. Pengesë pranimi për disa është ngaqë këngëtari është serb. Mirëpo “Birra Peja” ka marrë një vendim lidhur me pjesëmarrjen në këtë festë që do të zgjasë disa ditë. “Në momentin që kemi kuptuar që Festivali i Birrës në Korçë ka ftuar këngëtarin Goran Bregoviç të performojë, Birra Peja është tërhequr nga pjesëmarrja dhe mbështetja e këtij festivali. Ne besojmë që Festivali i Birrës duhet të sjellë kënaqësi duke krijuar një atmosferë miqësore mes të gjithëve andaj edhe jemi të…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit dhe Forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin e koduar “Mesnata”, duke zbardhur dhe dokumentuar 11 vjedhje të automjeteve dhe banesave të ndryshme, të ndodhura gjatë viteve 2020-2021, në qarkun e Durrësit. Gjatë aksionit, është arrestuar shtetasi Edmond Neza, si dhe janë shpallur në kërkim e shtetasve Edmond Neza dhe Kreshnin Shira, të tre banues në Tiranë. Njoftimi i policisë: Vidhnin automjete dhe vlera monetare në banesa, ndalohet 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë. Zbardhen dhe dokumentohen 11 vjedhje të automjeteve dhe banesave të ndryshme, të ndodhura gjatë viteve 2020-2021, në qarkun e Durrësit. Shërbimet e…

Lexo më Shumë

Po zhvillohet këtë të shtunë seanca gjyqësore në GJKKO për babanë e Arbër Çekajt, Selim Çekajn, për caktimin e masës së sigurisë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se ditën e sotme SPAK është tërhequr nga masa e “arrestit në burg” për 72-vjeçarin Çekajn. SPAK ka kërkuar masën e “arrest në shtëpi”, duke arsyetuar se nga të dhënat e deritanishme nuk ka prova që ai të jetë i përfshirë në çështjet e trafikut të drogës. Sipas prokurorit, derisa të kryhen hetimet, Çekaj duhet të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Një tjetër arsye, pse SPAK ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë është edhe…

Lexo më Shumë