Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08.00, në Çair, policia e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup ka arrestuar personin J.A(27) nën dyshimin se ka kryer vepër penale “prodhim, mbajtje dhe tregti me armë dhe materie eksplozive” i dënueshëm sipas nenit 396 të Kodit Penal.
– Advertisements –
Pas marrjes së masave paraprake është vërtetuar se J.A ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Me urdhër të gjykatësit paraprak në procedurë është kryer bastisje në shtëpinë e tij ku është gjetur municion të cilën e ka poseduar ilegalisht.
J.A është dorëzuar para gjykatësit paraprak, dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor.



