Policia Rrugore vijon të monitorojë akset kryesore në gjithë vendin për të parandaluar ngjarjet të cilat mund të përfundojnë në fatalitete si dhe të gjobisë drejtuesit që shkelin rregullat. Në 48 orët e fundit janë arrestuar 13 drejtues mjetes e motomjetesh. Nga ana tjetër janë goditur dy raste korrupsioni, një në Fier-Vlorë ku policit i është ofruar 50 euro nga drejtuesi për të shmangur ndëshkimin dhe në rrugën ‘’5 Maji’’ një tjetër shofer i ofroi dy kartmonedha 1000 lekëshe drejtuesit për të anashkaluar testin e alkoolit. Po ashtu 5 ngjarje rrugore janë parandaluar në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier e Vlorë…
Author: almakos
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit edhe për këtë tremujor. Në një konferencë për shtyp, Guvernatori i BSH, Gent Sejko, deklaroi se Këshilli ka vendosur “të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%; të lerë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, përkatësisht në 0.1% dhe 0.9%”. Më tej, Guvernatori Sejko u shpreh se në këtë tremujor inflacioni bazë ishte i qëndrueshëm, ndërsa shtoi se kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.7%. “Pasojat e pandemisë vijojnë të jenë prezentë në ekonomi.…
Një banesë në fshatin Dukat të Vlorës është përfshirë nga flakët. Shkak dyshohet të jetë bër një shkëndijë elektrike, ndërsa në banesë nuk ka pasur njerëz. Kanë qenë banorët e fshatit ata që kanë shkuar në ndihmë, duke u përpjekur të shuajnë zjarrin. Ndërkohë mësohet se është lajmëruar dhe zjarrfikësja.
Vendimi i Ministrisë së Arsimit që nga shtatori t’i dërgojë në histori ditarët klasik ka nxitur reagime të shumta të shoqatave të arsimtarëve. Megjithëse që nga hyrja në funksion e ditarëve elektronik prej disa vitesh arsimtarët kanë pasur vështirësi të plotësimeve të dyfishta në formë elektronike dhe në formë të dorëshkrimit në ditarë. – Advertisements – “Nuk do të thotë se jemi kundër teknologjisë dhe zhvillimeve bashkëkohore, por kjo mënyrë e ruajtës dhe administrimit të procesit edukativo-arsimor për te ne është ende pa kushte në Maqedoni. Besoj se do të reagojnë të gjithë institucionet arsimore dhe shoqatat e sektorit civil…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergj Koja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, tregoi situatën aktuale epidemiologjike në vend. Sipas mjekut, situata është e qëndrueshme, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë muajin gusht, si muaj i vaksinimit të hapur dhe të injektohen me dozat e gjendura, pasi sipas tij mbrohet jeta me 100%. Ai tha se të gjitha variantet që ndodhen në Shqipëri janë efikase ndaj varianteve Delta. Mjeku ftoi studentët që të vaksinohen, duke theksuar se në këtë mënyrë nuk rrezikojë vitin akademik. Koja nënvizoi se imunizimi i tufës ende nuk është arritur dhe uljen e rasteve ia…
Është dyfishuar numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë. Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 221 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit 21 persona janë shëruar nga COVID-19. 2 mijë e 267 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e këtij virusi
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar hartën ku shpjegohet se cilat zona janë të rrezikuara nga zjarri. Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Lezhë pritet rrezik “I moderuar”. ZJARRET NE PYJE Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Në qarqet Shkodër, Dibër dhe…
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar se homologu i saj slloven, Matej Tonini ka nisur drejt Maqedonisë së Veriut 16 automjete dhe 46 zjarrfikës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, transmeton Alsat. – Advertisements – “Kjo është vlera e aleancës! Maqedonia e Veriut ka miq mbi të cilët mund të mbështeteni në telashe! Faleminderit koleg!”, ka shkruar mes tjerash Shekerinska.
Teksa të gjithë i kanë sytë nga qielli, duke u lutur për shi në këto ditë të nxehta vere ku zjarret janë përhapur në të gjithë vendin, duke se vetëm pak zona do e kenë këtë fat nga dita e premte. Sinoptikania Lajda Porja në një lidhje telefonike me Neës24 tregoi se dhe sot e nesër do të ketë temperatura të larta, teksa nga e premta pritet një rënie me 5-7 gradë. Por sipas saj, alarmi i kuq është për ndryshimin e parametrit të erës, i cili nesër do të ketë rritje me 10 km/orë. “Lajmet nuk do të thosha…
Policia serbe zbulon shtatë migrantë të fshehur në një kamion. Autoritetet serbe kanë gjetur shtatë migrantë, pa dokumente, në një kamion që transportonte patate të skuqura. Migrantët u zbuluan të fshehur në kamion në një nga terminalet e mallrave në Leskovc, njoftoi Administrata Doganore. Policia kishte dyshuar se në kamionin me targa të Beogradit ishin të fshehur migrantët prandaj më datë 30 korrik e ka shoqëruar atë në terminalin e mallrave. Mjeti transportues mbante patate të skuqura nga Greqia të cilat ishin të destinuara për një importues nga Leskovci. Migrantët, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, shkojnë në vendet…
Aleanca për Shqiptarët në Tetovë ka kritikuar komunën për mos-zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët. Sipas ASH-së mungesa e ujit dhe mbeturina, janë problemet kryesore. Aleanca i ka bërë thirrje tetovarëve të ngrenë zërin për problemet që ka qyteti, sidomos mungesën e pastërtisë në këto ditë me temperature tropikale. – Advertisements – Të jetosh në shekullin XXI dhe vazhdimisht të përballesh me probleme jetike mesjetare është diçka e paperceptueshme. Mungesa e ujit është një problem i pazgjidhur vite me radhë dhe është një zgjidhje e problemit e premtuar nga BDI në çdo cikël zgjedhor. Ka disa…
Numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar rritje të ndjeshme brenda 24 orëve të fundit. Pas një kohe të gjatë, numri i rasteve të reja ka kaluar 100. Në mbarë vendin nga 5.276 teste të kryera janë regjistruar 164 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 60 vetëm në Tetovë, ndërsa 34 në Shkup, 21 në Gostivar. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 18 pacientë, shkruan Alsat. Si pasojë e infektimit me koronavirus, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar tre pacientë, dy nga Gostivari dhe një nga Shkupi. Që nga fillimi i…

