Vjollca Aliti – Advertisements – Edhe pse varianti i ri “Omikron” shihet si kërcënim i madh, ekspertët thonë se kjo gjë pritet të dëshmohet nga studimet reale pas një numri të lartë të infektimeve. Pavarësisht se mutacioni i fundit shihet si shumë serioz, studimet e para të bëra në Izrael tregojnë se personat të cilët do të infektohen nga ky variant, do të kenë pasqyrë më të lehtë klinike. Imunologu Aleksandar Petlickovski tha për ALSAT se Maqedonia nuk ka nevojë urgjente për vendosjen e kufizimeve marrë parasysh numrin e lartë e të vaksinuarve në Evropë. “Varianti “Omikron” është njëri nga…
Author: almakos
Një grabitje ka ndodhur në fshatin Luzat të Tepelenës. Tre persona që janë prezantuar si policë janë futur në një banesë. Policia po shoqëron disa persona banues ne këtë fshat për zbardhjen e plotë. Njoftimi i policisë: Rreth orës 00:20 të datës 28.11.2021, shtetasi A. M., 68 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, ka njoftuar se rreth orës 21:45 të datës 27.11.2021, në banesën e tij kanë shkuar tre shtetas të paidentifikuar (të pamaskuar dhe të paarmatosur), të cilët i kanë marrë shumën 200.000 lekë të reja. Shtetasi A. M. ka kallëzuar para shërbimeve të Policisë se ka qenë i…
Adrian Kerimi – Advertisements – Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, për t’i dhënë fund siç thotë ai pushtetit të korruptuar LSDM-BDI. Mickoski shton se Qeveria aktuale nuk përfaqëson shumicën e popullit. “Kjo Qeveri jo kredibile LSDM-BDI e zgjeruar ose e zvogëluar duhet sa më shpejtë të ikë dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse shumica e popullit maqedonas është i frustruar, shumica e popullit maqedonas nuk është e përfaqësuar në Qeveri, sepse shumica e popullit maqedonas në zgjedhjet lokale i dhanë legjitimitetin VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së. Nga Qeveria…
Kryeministri Edi Rama nga kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës i dha një përgjigje kritikëve duke thënë se “s’duhet të shqetësohemi kur ndërtohen aeroporte dhe porte së të gjithë këto janë motorë të ekonomisë dhe rrisin fuqinë motorrike të ekonomisë sonë”. “S’janë as parkingje makinash që ulin e sistemojnë avionë në tokë e s’janë as stacione ku venë e vijnë njerëz të cilët thjesht kryejnë nevojat e tyre për transport. Janë motorë të jashtëzakonshëm zhvillimi ekonomik social e progresi tërësor të vendeve. Atyre që kanë atë inercinë e atij avazit që populli s’ka bukë ç’na duhen aeroportet, unë dua…
Bashkim Sulejmani – Advertisements – Mungesa e kontrolleve të rregullta të automjeteve, mungesa e kuadrit adekuat në pikat e kontrollit, por edhe mungesa e vozitësve profesionistë, janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të automjeteve transportuese, sidomos autobusëve. Sipas profesorit Sulejman Rahimi, në të shumtën e rasteve, fajtor për aksidentet është faktori njeri. “Në parametrat e sigurimit të komunikacionit, me rëndësi është faktori njeri,. Pra Ai është që jep përgjegjësi për gjitha ndodhitë që pasojnë. Pastaj mirëmbajtja e auto parkut, gjendja teknike e tyre dhe faktori i kohë, kushtet e rrugës. Kjo që ndodhi, thash më parë, përgjegjës është faktori njeri.…
Situata pandemike në vend mbetet në shifra thuajse të njëjta. Dy javët e fundit kanë shënuar rënie të infektimeve. E tillë paraqitet situata në vend nga COVID-19, teksa fatalitetet janë rritur. Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë një bilanc të situatës për “BalkanËeb” teksa ka raportuar nga spitali COVID 3, aty ku një ditë më parë njëra nga dhomat u përfshi nga flakët. “Nëse llogarisim dy javët e fundit kemi 5637 infektime në raport me 7775 infektime që kishin dy javët e para të nëntorit. Ka mbi 1000 infektime më pak në raport me të njëjtat thuajse testime. Dallimin e bën…
Pasi Prokuroria dorëzoi dje në prokurorinë bullgare analizat e ADN-së nga familjarët e viktimave, procesi i identifikimit të trupave është në proces e sipër. Varësisht nga kjo do të dihet se kur do të transportohen trupat e viktimave të aksidentit të 23 nëntorit. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar sot se është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe se nuk di saktë se kur do të transportohen trupat e viktimave, megjithatë sipas tij pritet që kjo të ndodh javën e ardhshme. Osmani tha se sot do të komunikojë me familjet…
Noterët dhe bankat e nivelit të dytë janë denoncuesit kryesorë te Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Elvis Hoxha, nga 1409 referime në këtë drejtori, 321 janë bërë nga noterët dhe 703 janë bërë nga bankat. Shifrat u zbuluan pas pyetjes së deputetit të PD-së Dashnor Sula në Komisionin e Ligjeve, ku u miratuan amendamentet e projektligjit për pastrimin e parave. “Ligji për noterinë e parashikon që noterët të informojnë Drejtorinë e Pastrimit të Parave. A ka pasur raste që janë sjellë nga noterët? Ka pasur raste që është marrë gjobë për noterët? Bankat…
Mbrëmë në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 4. 00 në territorin e vendit, 107 vozitës janë gjobitutr për shkak se kanë drejtuar automjetin e tyre në gjendje të dehur, prej tyre më së shumti në rajonin e Strumicës – 20. Siç informojnë nga MPB, kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta. – Advertisements –
Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ndodhen sot në Vlorë për 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Meta e Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit, teksa disa aktivitet janë parashikuar të mbahen gjatë ditës së sotme. Ashtu si shihet edhe nga pamjet në ceremoni merr pjesë edhe kryebashkiaku Leli.
Në kuadër të masave dhe aktiviteteve të intensifikuara të MPB-së për shkatërrimin dhe parandalimin e trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike si dhe pas informimit paraprak operativ dhe urdhrit të gjykatës, gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë kanë bastisur një banesë në Kavadar që është në pronësi të K.K. dhe V.M., ku u gjetën rreth 150 gramë heroinë, disa pako të gatshme për shitje. Është konfiskuar një automjet “alfa 159” si dhe pasuri të pjesshme për të cilat dyshohet se janë me origjinë nga shitja e drogës. V.M. është privuar nga liria dhe po ndërmerren masa shtesë për zbardhjen e…
Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken ka uruar shqiptarët me rastin e 109-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Blinken shkruan në mesazhin e tij se shqiptarët kanë demonstruar forcë dhe qëndrueshmëri të madhe duke hedhur poshtë shtypjen e një diktature komuniste dhe duke ndërtuar një demokraci të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian. Ai thekson se SHBA-të janë të përkushtuara për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, reformat në drejtësi dhe ekonomike, si dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian, teksa thekson se mbetemi krenarë që e quajmë Shqipërinë mik, partner dhe aleat. MESAZHI I PLOTË Në emër…

