Author: almakos

2 persona kanë rënë në pranga dhe nje t5jetër është proceduar në gjendje të lirë  në Lezhë pas një operacioni të Policisë. Bëhet me dije se në dalje të qytetit Lezhë, në afërsi të  një vile, shërbimet e Policisë “Shqiponja “kanë identifikuar një mjet të dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij. Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin J.B. dhe pasagjerë shtetasit L.Xh., e L.Gj., Policia gjeti një armë zjarri automatik, 90 fishekë dhe sende të dyshuara të vjedhura nëpër banesa të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. Në…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme Këshilli Gjyqësor ka zgjedhur gjykatësin Burim Sejdini për kryetar të Gjykatës Administrative. Sejdini është zgjedhur nga 5 kandidatët për këtë funksion. Sejdini detyrën e njëjtë e ka kryer edhe në periudhën nga viti 2017 deri në fillim të vitit 2021. Në njoftimin e Këshillit Gjyqësor theksohet se gjatë përzgjedhjes u mor si bazë profesionaliteti, përvoja dhe rezultatet e Sejdinit. Në këtë seancë Këshilli Gjyqësor ka caktuar ushtrues detyre kryetar në disa gjykata themelore, edhe të në Kumanovë, Resnjë dhe Tetovë. Duke pasur parasysh se në disa gjykata janë caktuar ushtrues detyre, janë shpallur konkurse për zgjedhjen…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi – Advertisements – Disa banorë të Bllacës dhe fshatit Seçishtë nga ana e Kosovës vazhdojnë të kundërshtojnë çmimin e caktuar nga Institucionet përkatëse të vendit lidhur me shpronësimin e tokave të tyre. Në këto të fundit duhet të kalojë autostrada Shkup-Bllacë punimet për të cilën kanë nisur para disa muajsh, shkruan Alsat. Siç thanë banorët, çmimi i caktuar prej 4 euro për metër katror nuk është i pranueshëm, ndërkohë që një çmim tjetër akoma nuk u është ofruar pavarësisht se punimet  realizohen në tokat e tyre. “Dhjetë muaj ka që janë prish tokat edhe asnjë përgjigje nuk…

Lexo më Shumë

Në studion e emisionit “Pikat mbi I”, u diskutua masakra e Deçanit, ku një person i armatosur hapi zjarr drejt një autobusi me nxënës shkolle, duke shkaktuar 3 të vdekur dhe disa të plagosur. Për analistin Artur Zheji, zbardhja e kësaj ngjarje duhet të jetë e një nevoje imediate, për arsye se vendi atje është në konflikt ndëretnik me serbët. Gazetarja Klodiana Lala nga ana tjetër, theksoi se deri më tani policia po heton shumë pista, por fakti që është vendosur një shpërblim i majmë për autorin dhe kërkimet në zonë me qen anti-eksploziv tregon sipas saj se ngjarja është më…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski – Advertisements – Tridhjetë shtëpi dhe oborre në Strugë janë përmbytur. Përmbytja është shkaktuar nga shiu dhe kanalizimet jofunksionale, shkruan Alsat. Uji në dhoma arrin deri në 20 centimetra, ndaj banorët po tentojnë ta largojnë me pompa elektrike. “Kur bie shi kemi gjithmonë probleme. Oborret tona janë të mbushura me ujëra fekale. Kjo për shkak se kanalizimi nuk funksionon. Gjatë gjithë verës kanalizimet nuk kanë funksionuar dhe pusetat janë mbushur me fekale. Vjen erë e keqe, nuk rrihet, i kemi nxjerrë të gjithë frigoriferët, gjërat e tjera dhe orenditë. Dhe nuk mund të jetohet”, thotë një banor…

Lexo më Shumë

Në hetimet për vdekjen e katër turistëve rusë në muajin tetor në një resort në Qerret të Kavajës do të marrë pjesë edhe ushtria. A2 CNN ka mësuar se në hetime do të përfshihet Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, pjesë aktive e forcave të armatosura. Përfshirja e kësaj agjencia bëhet sepse ka laboratorin e specializuar por edhe pajisjet që mund të detektojnë përdorimin e agjentëve biologjikë. Disa institucione të shëndetësisë, si Instituti i Sigurisë Ushqimore, sollën përgjigje negative sa i përket provave dhe akt-ekspertimeve të marra në hotelin ku humbën jetën 4 turistët rusë, të cilët ishin pjesë…

Lexo më Shumë

Janë sekuestruar 37.7 kg kokainë në pikën kufitare të Debeli Brijeg të Malit të Zi.Mediat malazeze shkruajnë se droga është gjetur në një makinë me targa shqiptare. Kësisoj është arrestuar shoferi, shtetësia e të cilit ende nuk dihet. Policia njofton se makina ishte duke u drejtuar për në Kroaci, ndërsa shtohet se ajo është konsideruar si 98 % e pastër. Bëhet me dije se autoritetet janë duke kryer një hetim të detajuar në lidhje me sasinë e drogës së sekuestruar.

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë Alternativa para takimit me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se për te dhe partinë e tij është me rëndësi që të jenë pjesë e një qeverie e cila do të luftoj krimin dhe korrupsionin. Gashi me këtë rast u shpreh se do të ofrojnë një shans që vendi të del nga kjo krizë dhe do të ndihmojë integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. – Advertisements – “Në mbledhjen e fundit të kryesisë morëm vendim që tu japim një shans negociatave, për ta stabilizua vendin, për ta nxjerr vendin nga kriza, por tash varet nga kryeministri dhe…

Lexo më Shumë

Dy nga tre të mbijetuarit që kanë marrë rrugë sot nga Sofja për në Shkup janë të fejuarit që kanë arritur të shpëtojnë nga tragjedia e 23 nëntorit me autobus në Bullgari, shkruan Alsat. Medina dhe Lulizimi mbahen dorë për dorë duke iu gëzuar fatit që lindën për së dyti./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Rruga e Arbrit hapet sot provizorisht, me kalim bypass tek tuneli i Qafë-Murrizit. Numri një i Qeverisë shqiptare, Edi Rama është pritur ditën e sotme me daulle dhe në ritmet e festës, në ceremoninë e ngritjes së traut. “Hapet për qarkullim Rruga e Arbërit,*provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”, shprehet Rama. Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe…

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme të mëdha për shumë banorë të Kërçovës. Kështu gjatë natës janë vërshuar disa lumenj duke përmbytur qindra banesa, një numër i madh bodrumesh dhe dhomash ndihmëse, por më e rëndësishmja është se nuk ka viktima në njerëz. – Advertisements – “Shiu që ka tre ditë që bie shi në Kërçovë me ndërprerje të vogla, ka krijuar më shumë probleme për banorët e saj, ku qindra banesa kanë mbetur nën ujë”. “Uji filloi të zvogëlohej gjatë ditës por balta dhe lagështia e lartë mbetën në banesat e përmbytura. Për plotësimin e nevojave të…

Lexo më Shumë

Dhurata Çupi, deputetja e PD për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi, ka treguar se Rruga e Arbrit nuk ka përfunduar ende dhe se ajo u hap sot vetëm për propagandë. Sipas saj, nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët. Ajo kërkon nga kryeministri Rama që t’u thotë dibranëvë dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?! Reagimi i plotë i…

Lexo më Shumë