Ministrja për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë, Violeta Komitova sot pritet t’i publikojë rezultatet e ekspertizës së aksidentit tragjik të 23 nëntorit ne autostradën “Struma” në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndëra 7 pasagjer i mbijetuan aksidentit. – Advertisements – Akoma nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkaq autoritetet e hetuesisë kanë njoftuar se zjarri ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit.
Author: almakos
Verilindja e vendit është përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që prej natës së kaluar. Gazetari Enver Doçi raportoi se në Peshkopi bora ka shtruar deri në 15 cm lartësi. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dëborës. Në zonat e thella ka arritur deri në 20 cm. Raportohet për mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra, pasi janë këputur telat dhe janë shembur shtyllat. Ka një situatë problematike në Lurë, e cila për momentin është izoluar. Po kështu qarkullimi është bllokuar në Trebisht dhe disa fshatra të njësisë së Ostrenit.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e borës. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 13°C. Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Jugperëdimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje bore. Temperaturat…
Nga ora 07:15 është vendosur ndalim qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Kërçovë – Ohër përmes kalimit malor Presekë. – Advertisements – Ndalim qarkullimi për kamionë ka edhe në qafën malore të Strazhës, në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, si dhe në qafën malore Gjavato. Për llojet e tjera të automjeteve, përdorimi i pajisjeve dimërore është i detyrueshëm, informojnë LAMM. Në rrugët e tjera qarkullimi zhvillohet në rrugë të lagështa, në disa vende më të larta në rrugë ka mbetje të dëborës.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Fierit. Një makinë ka aksidentuar një kalimtar dhe më pas ka goditur shtyllën e semaforit ndërsa shoferi është larguar nga vendngjarja. Personi i plagosur është dërguar në spital pasi ka marre dëmtime nga gjymtyrët. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin.
Kamioni me rimorkio për transport të veturave të tjera është rrokullisur në pjesën jugore të autostradës Bregana – Lipovac të Kroacisë, njoftojnë mediat kroate. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17, kur vetura me targa të Maqedonisë së Veriut është rrokullisur, si pasojë kanë rënë vetura që ka qenë duke i transportuar. Komunikacioni në autostradë është mbyllur për qarkullim në drejtimin lindor dhe është rikahëzuar. Shoferi i kamionit është lënduar dhe në rrjedhë është hetimi policor. – Advertisements –
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, nëpërmjet një postimi në facebook, ka reaguar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut në vend dhe ka bërë me dije se Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit janë me vëmendje të veçantë dhe në ndjekje të kësaj situate të shkaktuar nga prurjet e larta dhe vijimi i reshjeve të shiut në disa zona të vendit. Krifca njofton se aktualisht kemi rritje të niveleve të ujit në lumin Shkumbin dhe lumin Vjosa, por pa arritur deri më tani në nivele që krijojnë përmbytje. “Të gjithë hidrovoret janë në gatishmëri të plotë…
Nisur nga reshjet e shumta që kanë përfshirë vendin tonë orët e fundit, Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u ka bërë apel qytetarëve të Vlorës dhe të gjithë të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës. “Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës”- shkruan ai.
Pronari i “Besa Trans” Shkup, Bekim Haxhiu ka dhënë një intervistë për Televizionin Nacional të Bullgarisë. – Advertisements – Në intervistë, Haxhiu thotë se autobusi i tragjedisë ka kaluar të gjitha kontrollet teknike para se të shkojë në Turqi dhe gjithçka ka qenë në rregull. Ai përjashton mundësinë që ndonjëri nga udhëtarët të ketë bartur materiale shpërthyese. Haxhiu deklaroi se ai dhe familja e tij nuk kanë qenë pjesë e udhëtimit, por kanë udhëtuar me autobus tjetër, ndërsa fëmijët e tij kanë qenë në autobusin e fundit. Ai tha se autobusi ka qenë prodhim i vitit 2007, por është blerë…
Policia e Shkodrës ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorit të plagosjes së 64-vjeçarit Pashko Ujka, ish-kreu i Komunës Velipojë si dhe ish-deputet i Aleancës Demokratike. Policia vijon krehjen e zonës, teksa mësohet se Ujka ndodhet në spital, por nuk dihet nëse është jashtë rrezikut pa jetën për shkak të plumbit që ka marrë në shpinë. “Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja…
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se viktimat e tragjedisë së Bullgarisë mbërrijnë në vendin tonë ditën e enjte më 2 dhjetor 2021. Transporti do të organizohet me avion të Republikës së Bullgarisë deri në aeroportin e Shkupit dhe më pas do të vijohet me protokollet shtetërore. – Advertisements – Pas komunikimit të sotëm me prokurorin bullgar Z. Sarafov përgjegjës për tragjedinë e 23 nëntorit në Sofje, dua të informoj se sjellja e kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi planifikohet për të Enjten 2 dhjetor 2021. Qeveria bullgare u përgjigj pozitivisht kërkesës sonë…
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1664 testime, 195 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 183 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën…

