Author: almakos

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar opinionin se vepron pas denoncimeve për sulm, pasiqë një person në orën 16 e 45 minuta është paraqitur në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë. Sipas MPB-së bëhet fjalë për masa standarde të policisë, pas denoncimeve dhe menjëherë pasi të përfundojnë kontrollet dhe besueshmërinë e informacioneve do ta informojmë opinionin. MPB apelon qytetarët që të jetë të qetë. Ky njoftim i MPB-së erdhi pas bllokimit të disa rrugëve në afërsi të Teatrit, Prokurorisë dhe Ministrisë së Jashtme si dhe evakuimin e punëtorëve nga godinat për rreth. – Advertisements –

Lexo më Shumë

195 të infektuar, 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Ky ka qene bilanci i dites se sotme sa i takon situates se shkaktuar nga koronavirusi. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit…

Lexo më Shumë

Qytete të ndryshme të Shqipërisë janë zgjuar ditën e sotme të mbuluara me petkun e bardhë të dëborës. Dëbora ka përfshirë Tropojën, Kukësin, disa zona të Shkodrës, Pukën, Dibrën, Burrelin, Pukën dhe shumë qytete të tjera. Veriu dhe verilindja e vendit është përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që prej natës së kaluar. Hasi u zgjua i veshur nga manteli i bardhë i borës mëngjesin e këtij 30 nëntori. Në Peshkopi bora ka shkuar deri në 15 cm lartësi. 15 cm borë ranë gjatë ditës së sotme në Kukës shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumë fshatra…

Lexo më Shumë

Trageti i linjës Brindisi-Vlorë është ankoruar në port pas rreth 6 orësh. 129 pasagjerë kanë pritur në det të hapur derisa janë përmirësuar kushtet atmosferike. Mjeti lundrues ishte parashikuar të ankorohej në mëngjes por për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha, nuk ka munduar, pavarësisht tentativave. Siç raportoi korrespondenti i Panorama, mëngjesin e sotëm sapo u ankorua, trageti këputi gjithë litarët dhe doli përsëri në radën e Vlorës në pritje për përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike. Pas ankorimit të anijes, disa nga pasagjerët kanë shprehur indinjatën e tyre për mënyrën sesi u menaxhua situata. “Për shkak të neglizhencës…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi – Advertisements – Gjykata Kushtetuese në faqen elektronike të saj nuk e ka aspak opsionin shqip, por vetëm atë maqedonisht dhe anglisht. Të gjitha materialet, përfshirë edhe vendimet e Gjykatës, janë në maqedonisht dhe në anglisht, por jo edhe në shqip. Alsat u drejtua me pyetje në Gjykatën Kushtetuese rreth përdorimit të shqipes. Nga ky institucion na thanë se në korrik kanë ndryshuar tabelat dhe vulat në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kurse për vitin e ardhshëm kërkojnë hapjen e vendit të punës për një përkthyes. “Sa i takon përkthimit të materialeve në gjuhën shqipe,…

Lexo më Shumë

Vetëm 24 orë pas përurimit dhe hapjes së rrugës së Arbrit, Policia Rrugore ka marrë nën kontroll situatën e qarkullimit në këtë aks. Çdo parakalim i gabuar, manovër e rrezikshme apo tejkalim shpejtësie është monitoruar dhe penalizuar rreptësisht nga efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës. Pamjet e ofruara tregojnë një qytetar që me automjetin e tij luksoz ka bërë një parakalim të gabuar duke vënë në rrezik qarkullimin në atë aks. Ai është ndaluar dhe gjobitur menjëherë nga efektivët e policisë. Për më shumë, mund të shihni videot e mëposhtme.

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se NATO dhe BE-ja punojnë se bashku në uljen e tensioneve për ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës. Sipas tij, deklaratat nxitëse nga krerët e Republikës Sërbska duhet të ndalojnë. – Advertisements – “Sigurisht se jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve që shohim prandaj NATO dhe BE-ja punojnë bashkë në rajon, në Kosovë dhe një Bosnjë e Hercegovinë. Shqetësimi ynë në Bosnjë dhe Hercegovinë është, sigurisht, çdo përpjekje për të nënvlerësuar institucionet multietnike dhe veçanërisht forcat ushtarake që është një nga institucionet më të suksesshme multietnike në Boshnjë dhe Hercegovinë. NATO ka…

Lexo më Shumë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur emërimin e Imzot Arjan Dodaj, si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i opozitës thekson se ky është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për besimtarët katolikë. MESAZHI I BASHËSEmërimi i Imzot Arjan Dodaj, si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës nga Papa Françesku, është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për besimtarët katolikë.Jam i bindur se Imzot Dodaj do ta çojë përpara detyrën e tij të shenjtë me të njëjtin përkushtim që e ka dalluar rrugëtimin e tij në krah të të pamundurve e të mënjanuarve të…

Lexo më Shumë

Mefail Ismaili – Advertisements – Qytetarët të cilët duhet të udhëtojnë me autobusin e linjës 9 e cila qarkullon nga Fushë Tophana në Çair dhe deri tek Spitali i Shtetit, sot po presin thuajse gati një orë për të hipur në autobusë. Kjo për shkak se janë lëvizjet shumë të vogla të autobusëve. Siç thonë qytetarët sot nuk i kanë vërejtur që të jenë në qarkullim autobusët privat të kësaj linje. Qytetarët thonë se nuk mund të hipin edhe në ato pak autobusë të cilët po kalojnë, për shkak se vazhdimisht janë të mbushur me udhëtarë. 20 minuta pres autobusin…

Lexo më Shumë

Mjekët kanë radhën për t’iu nënshtruar provimeve të shtetit. Në kuadër të detyrimit ligjor për t’u testuar më parë se të marrin licencën, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka përcaktuar muajt dhjetor-janar në dispozicion të bluzave të bardha, mjekë, farmacistë, stomatologë, infermierë, mami, logopedë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie e logopedie. Ne faqen e saj zyrtare është dhënë njoftimi për afatin, si dhe kushtet e provimeve për të cilat duhet të jenë në dijeni më parë kandidatët që futen në sezonin XXI të provimeve të shtetit. Aktualisht QSHA po bën gati listat e kandidatëve me emrat dhe përbri tyre datën e saktë…

Lexo më Shumë

Adrian Kerimi – Advertisements – Kuvendi më 9 dhjetor ka thirrur seancë plenare për të miratuar shumicën e ligjeve të mbetura në procedurë prej muajsh. Në seancën e 54 të Kuvendit pritet ratifikimi i 9 marrëveshjeve dhe memorandumeve për bashkëpunim me Turqinë, Francën, Shqipërinë dhe marrëveshja për tregti të lirë. Ndërkohë në lexim të dytë do të gjenden ligjet e propozuara nga Ministria e Brendshme e që kanë të bëjnë kryesisht me harmonizime. Ligji për Ndjekjen e Komunikimeve, leximi i dytëLigji për të Huajt, leximi i dytëLigji për Policinë, leximi i dytë Në pakon e ligjeve të propozuara nga dikasteri…

Lexo më Shumë