Burimet e Alsat, brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, bëjnë me dije se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit. – Advertisements – Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore. Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar. Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, kanë konfirmuar për Alsat, se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga…
Author: almakos
Një punëtor 40-vjeçar ka rënë nga shkallët teksa ishte duke punuar në një restorant. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Don Bosko” I plagosuri ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar në spital. Njoftimi i policisë Me datë 01.12.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Don Bosko”, në një restorant, aksidentalishit ka rënë nga shkalla shtetasi E. Sh., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Analiza e ADN-së, sapo përfundoi dhe tashmë janë identifikuar 45 trupat e pajetë të aksidentit tragjik që ndodhi një javë më parë në Bullgari, shkruan Alsat. – Advertisements – Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, konfirmojnë për Alsat se në Sofje, janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin. Pas kësaj analize tashmë veç janë duke u bërë përgatitjet shtetërore për transportimin e viktimave në vendlindje. Informatat e MPJ-së, thonë se të premten në mëngjes, në Aeroportin e…
Një 24-vjeçare është denoncuar e zhdukur nga babai i saj, i cili ka kallëzuar në polici se e reja prej katër ditësh nuk ka shkuar në banesën e saj. Rezulton që në datën 27 nëntor, ajo të jetë kthyer nga Italia, por nuk është paraqitur në shtëpi.Kështu, tre ditë më vonë, babai i saj, në datën 30 nëntor ka bërë kallëzim në Polici. Blutë e kryeqytetit nuk japin të tjera detaje teksa kanë nisur hetimet për gjetjen e saj. NJOFTIMI Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza…
Provat e reja dëshmojnë se varianti omicron i koronavirusit ishte i pranishëm në Evropën Perëndimore shumë përpara se rastet e para të identifikoheshin zyrtarisht në Afrikën e Jugut. Autoritetet në Holandë thanë se zbuluan variantin në mostrat e testeve të kryera që me 19 nëntor, një javë të plotë përpara rasteve pozitive të zbuluara të premten e kaluar midis udhëtarëve që arritën në Amsterdam, me një fluturim nga Afrika e Jugut. Zyrtarët shëndetësorë në Japoni dhe Francë konfirmuan gjithashtu rastet e tyre të para me omicron të martën, duke iu bashkuar një liste në rritje të vendeve ku përfshihen Britania,…
Zëvendësministri i Finnacave, Dimitar Kovaçevski edhe zyrtarisht sot dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së. – Advertisements – “Sot , në pajtim me afatet dorëzova kandidaturën time për kryetar të LSDM-së. Partia do të angazhohet për standardin e qytetareve. Ftoj anëtarët e LSDM-së dhe qytetarët që të lexojnë programin tim që ka të bëj parasëgjithash për përparimin e standardit të qytetarëve. Unë përmes punës do të dëshmoj integritetin tim. LSDM-ja sipas meje ka potencialin më të madh kadrovik për ti çuar proceset përpara”, tha Kovaçevski.
Kryepolici Gledis Nano ka vendosur theksin te ristrukturimi i Policisë së Shtetit, teksa ishte i pranishëm në Komisionin parlamentar të Sigurisë. Ai tha se për të parandaluar ngjarjet kriminale, duhet të ketë një ristrukturim të strukturave të policisë, në mënyrë që dhe ngjarjet kriminale të zbulohen në kohë. “Në vijim të kësaj pyetje, që prej afro 1 muaji është iniciuar edhe ngritja e grupit të punës lidhur me ristrukturimin e Policisë së Shtetit. Kjo ka të bëjë me analizë, për përmirësim të strukturës organike dhe për të rritur numrin e punonjësve të policisë aty ku ka më shumë nevojë. Një…
Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini, deklaroi sot se çmimi i qeseve prej 15 denarëve nuk ka për qëllim grumbullimin e mjeteve, por ka për qëllim uljen e përdorimit të qeseve të plastikës në shtetin tonë, shkruan Alsat. – Advertisements – “Ideja nuk është që të grumbullojmë ne mjete nga shitja e qeseve, por ideja është që të ulim përdorimin e plastikës në shtetin tonë. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Nuredini. Ndryshe nga dita e sotme qeset me të cilat blejnë qytetarët do të kushtojnë 15 denarë, pavarësisht nëse janë në treg, dyqan apo market. Të gjitha do të duhet…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, kriminalitetin, duke dhënë shifra konkrete. Nano tha se mbetet shqetësues fenomeni i dhunës në familje. Sa i përket vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier, ai tha se autori ishte me precedent dhe i dënuar më herët, por se nuk ka pasur të tjera kallëzime pas dënimit. “Shqetësues fenomeni i dhunës në familje. Krahasuar me 2020, 3.7 % vepra penale më shumë. Janë 893 të mitur të dëmtuar nga vepra të ndryshme penale, pjesa më…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se po punohet intezivisht që sot ose më së voni nesër të mund të kryhen ADN-analizat, dhe më pas të mund të filloj transporti i trupave të viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari. – Advertisements – “Po punohet intenzivisht që të kryhen ADN analizat, atë janë duke e bërë kolegët në Bullgari, kolegët nga Instituti i mjekësia ligjore janë në kontakt të përditshëm, ajo është diçka që duhet të kryhet sot, ose më së voni nesër, pas çka do të organizohet transporti i viktimave”, tha Filipçe.
Gjykata Speciale ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Një nga arsyet që përmenden në dokumentin e publikuar nga Specialja më 29 nëntor, thuhet se ekziston mundësia e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara. Specialja rendit edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut,…
“Sot zyrtarisht e paraqes kandidaturën për kryetar të LSDM-së në selinë e partisë”, tha Kovaçevski, duke paralajmëruar dhe deklaratë për media në ora 12:30 para hyrjes kryesore të selisë së partisë. – Advertisements – Dimitar Kovaçevski aktualisht mban pozitën e zëvendësministrit të Financave, dhe është anëtar i Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së.

