Zëvendësministri i Finnacave, Dimitar Kovaçevski edhe zyrtarisht sot dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së.
“Sot , në pajtim me afatet dorëzova kandidaturën time për kryetar të LSDM-së. Partia do të angazhohet për standardin e qytetareve. Ftoj anëtarët e LSDM-së dhe qytetarët që të lexojnë programin tim që ka të bëj parasëgjithash për përparimin e standardit të qytetarëve. Unë përmes punës do të dëshmoj integritetin tim. LSDM-ja sipas meje ka potencialin më të madh kadrovik për ti çuar proceset përpara”, tha Kovaçevski.




