Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që ta rishqyrtojë vendimin e saj për refuzimin e vizitës së katër ministrave të Kosovës në Luginën e Preshevës. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më herët për normalizimin e marrëdhënieve të dy shteteve. “Ne presim që Serbia dhe Kosova t’i zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e së kaluarës, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare. Vizitat zyrtare janë një pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve pasi ofrojnë një mundësi për më shumë ndërveprim dhe komunikim mes…
Author: almakos
Vendi ynë do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm duke sjellë në orët e para të ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësi për momente me pika shiu në zonat Jugore. Po ashtu edhe në orët në vijim territori shqiptar në pjesën më të madhe do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -5 gradë celcius në 15 gradë celcius. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor, duke krijuar…
Që nga dita e sotme, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve. Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë. Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj. – Advertisements –
Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohët, gjatë ditës me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryj erë mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri në -2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 11 gradë. – Advertisements – Në Shkup moti në mëngjes do të jetë i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet në -8, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 5 gradë Celsiusë.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi, i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, duke folur edhe për çështjen e bllokimit të Bullgarisë, tha se jo çdo gjë varet nga Maqedonia e Veriut, sepse varet edhe nga pala bullgare. Por, sipas tij, varet edhe nga shtet mike si SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, ashtu siç kanë bërë për integrimin e vendit në NATO-s. Grubi theksoi se kjo çështje mund të tejkalohet, por kjo do të merret vesh më mirë më 14 dhjetor. – Advertisements –
I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, studiuesi Resul Resulaj foli mbi dokumentat e rralla të disa qyteteve që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë, kush i përfaqësonte këto dokumente dhe rëndësinë e tyre. “Dokumentet e siguruara janë mandate të përfaqësimit të delegatëve të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, që janë grumbulluar dhe firmosur nga paria e qytetit dhe janë deleguar në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Janë dokumenta me rëndësi të pazbuluara deri më sot. Janë grumbull prej 6 dokumentash nga një fond prej 30 mandatesh në total, që ishin mandate përfaqësimi të krahinave apo qyteteve të ndryshme.…
Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu që përfshiu vendin tone, Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka dhënë detaje mbi situatën sipas qarqeve. Përmes një postimi në Facebook, Krifca thekson se gjendje në të tre hidrovorët e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit në Durrës, paraqitet e mirë dhe pompat janë në punë me kapacitet të plotë. Niveli i ujit ka pësuar tërheqje. “Në Hidrovorët Hamallaj dhe Synej, niveli i ujit është 45 cm, teksa në Greth është 30 cm, pra në nivele të ulëta. Në Fier, situata e niveleve të ujit në lumenj po…
Shefi i agjencisë mjekësore të Bashkimit Evropian (EMA) tha të martën se gjithçka është gati për t’u marrë me variantin e ri Omicron dhe se do të duhen dy javë për të pasur një tregues nëse vaksinat aktuale të COVID-19 do të jenë efektive kundër tij. Emer Cooke, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave, tha se nëse kërkohet një vaksinë e re për të luftuar Omicron, do të duhen deri në katër muaj për ta miratuar atë për përdorim në 27 vende. “Ne jemi të përgatitur,” u tha Cooke ligjvënësve të BE-së, duke shtuar: “Ne e dimë se në…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shprehet se ai do t’i drejtohet Këshillit të Etikës në Parlament për rastin e mesazhit të urimit për 28 nëntorin nga deputeti socialist Bujar Çela me foton e Enver Hoxhës, e cila hapi një debat të gjerë në opinionin publik. Në një intervistë për News24, Alibeaj deklaroi se kjo nuk ishte një provokim. Deputeti demokrat e konsideron të rëndë glorifikimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha nga ligjvënësit shqiptarë. “Nuk ishte një provokim. Thënë nga një ligjvënës çështja bëhet më dramatike, këmbëngulja e bën po ashtu më dramatike. Nuk kemi parë as më të voglën distancim.…
Ministria e Punëve të Brendshme, para pak minutash, ka informuar se pas alarmit për bombë në qendër të Shkupit, ajo ka kryer të gjitha kontrollet dhe ka konstatuar se alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për jetën e qytetarëve. Ndërkohë, sipas MPB-së, po merren të gjitha masat për të gjetur personin që ka shpërndarë këtë informacion të rrejshëm dhe që ka shkaktuar panik te qytetarët. – Advertisements –
Pas alarmit për bombë, kthehet lëvizja e qytetarëve në qendër të Shkupit. MPB-ja apelon qytetarët që të jenë të qetë dhe të mos përhapin panik, sepse sipas saj, çdo gjë është nën kontroll. Sipas MPB-së bëhet fjalë për masa standarde të policisë, pas denoncimeve të këtilla. Ministria e Punëve të Brendshme më herët informoi se veproi pas denoncimeve për sulm, pasi një person në orën 16 e 45 minuta është paraqitur në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë. Ky njoftim i MPB-së erdhi pas bllokimit të disa rrugëve në afërsi të Teatrit, Prokurorisë dhe Ministrisë së Jashtme si dhe evakuimin…
Qeveria e Kosovës pritet që të ashpërsojë masat anticovid. Masat lidhen me faktin që të pavaksinuarit nuk do të lejohen që të hyjnë nëpër ambiente publike si dhe të lëvizin në transportin publik. Sipas propozimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, të cilin e ka siguruar Telegrafi nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër koronavirusit. Pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin RT PCR negativ. Edhe ata që kanë dëshminë se e…

